"… pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim" (Talak, 7)"Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut..." (Nahl, 53) Qendra Islame Shqiptare Stuttgart-Feuerbach në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare në Karlsruhe, Qendrën Islame Shqiptare në Ludwigshafen, Qendrën Islame "Ballkan" në München, Qendrën Islame "Ballkan" në Ingolstadt, Qendrën Islame Shqiptare në Stuttgart dhe Qendrën Islame Shqiptare në Nürnberg, organizon manifestim fetaro-kulturorë për të festuar pavarësinë së Kosovës.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt të këtij viti është për të gjithë shqiptarët në tërë botën një ngjarje historiko-politike dhe njëashtu edhe për ne në Gjermani një nderë i madh, që ta festojmë të organizuar dhe me dinjitet. Në këtë festim do duhej të marrin pjesë edhe ata të cilët dhanë mundin dhe përkrahjen e tyre për pavarësinë e Kosovës.
Për këtë arsye ne ju ftojmë juve përzemërsisht në këtë manifestim i cili do të mbahet me 28. Qershor 2008 në "Turn und Versammlungshalle Zuffenhausen", Hohensteinstrasse 25, 70435 Stuttgart, duke filluar në ora 18:30. Lista e musafirëve të ftuar: - Franz Mödl, Konsulli i nderit i Shqipërisë për Bayern und Baden-Württemberg - Mr. Naim Tërrnava, Myfti i Republikës së Kosovës - Sulejmani Rexhepi, Kryetarë i Bashkësisë Islame të Maqedonisë - Selim Muça, Kryetarë i komunitetit musliman të Shqipërisë - Zulhajrat Fejzullahu, Kryetarë i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani (UIAZD) - Dr. Milazim Krasniqi, Analist - Dr. Shefqet Krasniqi, Hoxhë/Teolog - Xhelal Kaloshi, Lexues i shkëlqyeshëm i Kur´anit - Reshat Arbana, Artisti i popullit - Ilir Gashi, Ilahi - Remzi Ejupi, Drejtor i kompanisë ajrore "Kosova Air Lines" - Behgjet Pacolli, Kryetarë i AKR-së Ju mirëpresim Aktualizim (20.06.2008): Për shkak të kohës të pamjaftuar, disa nga musafirët e ftuar nuk mund të marin pjesë në manifestim: - Selim Muça, Kryetarë i komunitetit musliman të Shqipërisë - Dr. Milazim Krasniqi, Analist - Reshat Arbana, Artisti i popullit - Remzi Ejupi, Drejtor i kompanisë ajrore "Kosova Air Lines" - Behgjet Pacolli, Kryetarë i AKR-së
|