Ndihma për Gazën Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Qendra Islame Shriptare Stuttgart-Feuerbach i bashkangjitet kampanjës për ndihmën e Gazës.
Duke filluar nga 16.01.2009 në Xhami do të tubohen ndihma për në Gaza 3 të premte me radhë.
Ky aksion përfundon të premten, me 30 Janar 2009. Deri atëher të gjithë ata që dëshirojnë ti ndohmojnë vëllezërit dhe motrat tona në Gaza, mund ta bëjnë këtë çdo ditë në xhami në Stuttgart-Feuerbach.
Ndihmat e tubuara do të dërgohen tek Organizata humanitare "MUSLIME HELFEN ".
Kjo organizatë është aktive direkt në Gaza, ku i ndihmon mbi 1000 familje me ushqim dhe me gjëra elementare.
Informata më të hollësishme për ndihmën dhe aktivitetet e MUSLIME HELFEN në Gaza mund të merrni në webfaqen e kësaj organizate.

Ndihmoni, jepni kontributin tuaj dhe hyni në grupin e atyre për të cilët Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “Shembulli i pasurisë së atyre që japin në rrugën e Allahut, është si një kokërr që i mbanë shtatë kallinjë, në secilin kalli njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është Bujar i madh dhe i di qëllimet.” (Sureja El-Bekare, ajeti 261)

Shembulli i atyre që pasurinë e tyre e japin nga bindja e tyre duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë... Allahu sheh atë që veproni.” (Sureja El-Bekare, ajeti 265)

Ne e lusim të Lartmadhërishmin që juve dhe familjen tuaj t’ju shpërblejë për kontributin tuaj dhe t’ua pranojë lutjet tuaja.

Me nderime, Esselamu Alejkum.

Kryesia e Qendrës Islame Shqiptare në Stuttgart-Feuerbach