| Ramazani fillon me 21 gusht në Evropë |
|
|
|
Këshilli Evropian për Fetva dhe Hulumtime në bazë të llogaritjeve astronomike qe ka bërë njoftoi se muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë me 21 Gusht në Evropë. "Hëna e re do të del me 20 Gusht 2009 në ora 10:02:35 GMT ", njofton ky këshill që është i vendosur në Dublin gjatë një deklarate për Islamonline të shtunën me 15 Gusht."Andaj e premtja e 21 Gushtit do të jetë dita e parë e Ramazanit inshallah." Po ashtu të gjitha vendet Ballkanike kanë njoftuar tashmë se muaji Ramazan do të fillojë të premten sipas llogaritjeve astronomike. Këshilli Evropian për Fetva dhe Hulumtime (KEFH) kërkoi nga muslimanët në mbarë botën për të miratuar kalkulimet astronomike për te përcaktuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. "Astronomia është shkencë moderne që ka arritur në një shkallë të lartë saktësinë e përcaktimit të fillimit dhe përfundimit të muajve hënor. "Kështu ne i kërkojmë muslimanëve Evropian për ti pranuar këto kalkulime për të ndihmuar njerëzit në kryerjen e detyrave të tyre fetare sidomos gjatë muajit Ramazan dhe Shevval." "Po ashtu kërkojmë nga zyrtarë të xhamive dhe dijetarët nga tërë vendet muslimane për të i respektuar këto kalkulime astronomike për të ndihmuar në bashkimin e muslimanëve anembanë." Marrë nga mesazhi.com
|




