| 20 Vjetori i Qendrës Islame Shqiptare Stuttgart |
|
|
Me datën 16.06.2007, ditë e shtunë, këshilli i Qendrës Islame Shqiptare në Stuttgart-Feuerbach organizoi një manifestim për nderë të të themelimit 20 vjetorit të kësaj qendre.Kjo qendër u themelua në vitin 1987, dhe prej atëherë u bë vatër dhe qendër kryesore e organizimit të shqiptarëve në Stuttgart dhe Baden-Würtemberg. Banorët shqiptarë të Stuttgartit me rrethinë sot kishin një gëzim të pa përshkrueshëm, sepse ky manifestim nuk do të ishte i mundur pa mundin dhe kontributin e tyre 20 vjeçar. Në këtë manifestim solemn morën pjesë xhematlinjë të shumtë të Stuttgartit me rrethinë. Gjithashtu këtë manifestim e zbukuroi prezenca e imamëve dhe kryetarëve e shumicës së qendrave islame shqiptare që veprojnë në Gjermani.
Dëshira e Allahut xh.sh. ishte që këtë manifestim ta nderojë me prezencën e dy mysafirëve të nderuar nga Kosova, Dr. Shefqet Krasniqi dhe Dr. Musli Verbani. Kjo ceremoni vazhdoi deri në faljen e namazit të ikindisë, ku këshilli organizativ kishte pregaditur ushqim për nderë të mysafirëve. Këtë manifestim e bënë edhe më të rëndësishëm fakti, që pas namazit të ikindisë, me ndihmën dhe dëshirën e Allahut xh.sh. dhe me prezencën e imamëve dhe kryetarëve të Qendrave Islame Shqiptare që veprojnë në Gjermani, u bë themelimi i i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani (UIAZD-Union der Islamisch-Albanischen Zentren in Deutschland e.V.). Pas namazit të akshamit Dr. Shefqet Krasniqi mbajti një fjalim modest ku ndër të tjera tha: Pata nderin dhe knaqësinë që sot isha në mesin tuaj, ju përgëzoj për këtë organizim kaq të bukur, ju gjithmonë keni ditur të organizoni, të respektoni dhe të nderoni. Ju dëshiroj sukses dhe punë të mbarë, Allahu xh.sh ju dhuroftë mirësi në këtë dhe në botën tjetër. Këshilli i Qendrës Islame Shqiptare në Stutgart-Feuerbach të gjithë antarëve dhe xhamitlinjëve të sajë u uron 20 vjetorin e themelimit të kësaj qendre dhe lut Allahun e Lartmadhërishëm që tua paguaj mundin dhe kontributin e dhënë 20 vjet me radhë. AMIN!
|





