|
QISH Newsletter - Manifestimi i pavarësisë |
|
|
|
"… pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim" (Talak, 7)
"Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut..." (Nahl, 53)
Esselamu alejkum i/e nderuar {#NAME},
Qendra Islame Shqiptare Stuttgart-Feuerbach në bashkëpunim me
-Qendrën Islame Shqiptare në Karlsruhe,
-Qendrën Islame Shqiptare në Ludwigshafen,
-Qendrën Islame "Ballkan" në München,
-Qendrën Islame "Ballkan" në Ingolstadt,
-Qendrën Islame Shqiptare në Stuttgart dhe
-Qendrën Islame Shqiptare në Nürnberg,
organizon manifestim fetaro-kulturorë për të festuar pavarësinë së Kosovës.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt të këtij viti është për të gjithë shqiptarët në tërë botën një ngjarje historiko-politike dhe njëashtu edhe për ne në Gjermani një nderë i madh, që ta festojmë të organizuar dhe me dinjitet. Në këtë festim do duhej të marrin pjesë edhe ata të cilët dhanë mundin dhe përkrahjen e tyre për pavarësinë e Kosovës.
Për këtë arsye ne ju ftojmë juve përzemërsisht në këtë manifestim i cili do të mbahet me 28. Qershor 2008 në
"Turn und Versammlungshalle Zuffenhausen",
Hohensteinstrasse 25, 70435 Stuttgart,
duke filluar në ora 18:30.
Lista e musafirëve të ftuar:
- Dr. Wolfgang Schuster, Kryetarë i Stuttgartit
- Franz Mödl, Konsulli i nderit i Shqipërisë për Bayern und Baden-Württemberg
- Mr. Naim Tërrnava, Myfti i Republikës së Kosovës
- Sulejmani Rexhepi, Kryetarë i Bashkësisë Islame të Maqedonisë
- Selim Muça, Kryetarë i komunitetit musliman të Shqipërisë
- Zulhajrat Fejzullahu, Kryetarë i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani (UIAZD)
- Dr. Milazim Krasniqi, Analist
- Dr. Shefqet Krasniqi, Hoxhë/Teolog
- Xhelal Kaloshi, Lexues i shkëlqyeshëm i Kur´anit
- Reshat Arbana, Artisti i popullit
- Adem Ramadani, Artist
- Remzi Ejupi, Drejtor i kompanisë ajrore "Kosova Air Lines"
- Behgjet Pacolli, Kryetarë i AKR-së
- Ibrahim Krajkova, Partia e drejtësisë
Ju mirëpresim
Besim Limani
Qendra Islame Shqiptare Stuttgart-Feuerbach
|