1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 2. Falënderimi i takon All-llahut , Zotit të botërave ! 3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 4. Sunduesit të ditës së Gjykimit! 5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë! 6. Udhëzona në rrugën e drejtë! 7. Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!