VLERA E KURORËS NË ISLAM Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
 Shkruan: Teuta Sulejmani 
 
Martesa në Islam konsiderohet gjë me rëndësi të veçantë, ku luan një rol kryesor në jetën individuale dhe shoqërore. Kur’ani a.sh. dhe Sunneti i ngjalli ndjenjat e martesës, njëherit duke e konsideruar atë si sunnet të të gjithë pejgamberëve të Allahut xh.sh. Në Kur’an thuhet:
"Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) dhe robërit e robëreshat tuaja, që janë të ndershëm e të ndershme." (El-Nurë-32).
"Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë." (Er-Rra’d-38)
Mu për këtë i Dërguari i Allahut tha:
"Me gruan lidhet kurorë për katër gjëra: Për pasurinë, për fisin, për bukurinë dhe për besimin. Ti gjeje atë që është besimtare dhe do të bëhësh i lumtur."

Njeriu vepron i lirë dhe me vullnet, duke qenë i bindur në veprimet e tij; ai i mbizotëron emocionet e tij me devotshmëri. Në një hadith të Pejgamberit a.s. thuhet:
"Ai i cili ka mundësi për t’u martuar, le të martohet, sepse kjo do të jetë më mirë për syrin dhe për nderin e tij, e në qoftë se nuk ka mundësi, atëherë le të agjërojë, agjërimi për të do të jetë mbrojtje."

Jemi dëshimtarë, fatkeqësisht, që në rrethin tonë ka shumë raste (shembuj) ku siç janë: mos ekzistimi dhe frika nga varfëria pafurnizimi; shoqërimi pa kurfarë norme dhe pa kufi; mosgatishmëria për të pranuar obligime dhe përgjegjësi familjare; të arriturit e eksperiencës para martesore. Siç vërehen të gjitha këto arsyetime, janë në kundërshtrim me normat dhe parimet islame që janë vu në mbrojtje të së drejtës së gruas.

Arsyet kryesore të vlerës së kurorës në Islam janë:

1. Gjendja martesore është një fakt që dokumentonë për fuqinë e përsosur dhe për madhërinë e pakufishme të Allahut xh.sh.. Për këtë Allahu xh.sh. thotë:
"Dhe nga faktet (e madhërisë) së Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (Er-Rrum-21).

2. Me kurorë shumëzohet bashkësia njerëzore dhe me të vazhdon ekzistenca e njerëzve në tokë. I lartësuari Allah thotë:
"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra." (En-Nisaë-1).
"Allahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira." (En-Nahl-72).

Sikurse Allahu xh.sh. t’i kishte krijuar gjithë njerëzit përnjëherë, e Ai ka fuqi të bëjë një gjë të tillë, bota do t’u bëhej e ngushtë, dhe nuk do të ishin në gjendje t’i përjetojnë gjërat të cilat Allahu xh.sh. ka dashur t’i përjetojnë gjinia njerëzore, që është rezultat i mardhënieve të tyre siç janë: prindërit dhe fëmijët, bashkëshortë dhe farefisi.
Kurorizimi është mënyra ideale për krijimin e pasardhësve të shëndoshë dhe të pastër, që prej ekzistimit të kësaj bote e deri më sot, ka qenë qëllimi i çdo shoqërie që ka dashur të vazhdojë gjininë njerzore. Kjo është edhe qëllimi i natyrshmërisë që e ka krijuar Allahu xh.sh. tek njeriu. Kurorëzimi është mjet që bën lidhshmërinë e familjeve të ndryshme, përhapë dashurinë dhe mirëkuptimin shoqëror, ku luhet roli kryesor në formimin dhe ekzistimin e bashkësisë.
"Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, e bëri atë të ketë fis dhe të ket miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakoshme." (El-Furkanë-54).

3. Shtimi i numrit të pasardhësve të umetit të Muhamedit a.s. dhe pengimi i mosekzistimit dhe shkrierjes së tij.
Nisur nga ky fakt shumë dijetarë në veprat e tyre i kanë dhënë përparsi rregullave të kurorës në krahasim me rregullat që kanë të bëjnë me Xhihadin. Me anë të kurorizimit përfitohen shumë interesa pozitive dhe të dobishme siç janë:
Ruatja e njeriut nga marrëdhëniet e ndaluara (haram). Edukohen pasardhës të shëndoshë. Formim të ekuilibrit dhe qetësisë shpirtërore. Mjet për përforcimin, formimin dhe dashurin ndërnjerëzore. Kurorizimi islam është mjet për zgjedhjen e çorodive, imoralitetit, shfrenimit, gjymtimit dhe streseve shpirtërore.

Gazeta Egjiptiane "El-Ahram" ka shpallur artikull me titull "Profesoresha Univerzitare u rekomandon nxënësve të vetë kurorizimin." Me fjalë të tjera bëhet fjalë për profesoreshën nga Anglia e cila në fjalimin e saj lamtumirës para mijëra studenteve në moshën e saj 60-vjeçare e ka arritur kulminacionin e suksesit të jetës dhe i ka dhënë kontribut të madh shoqërisë. Ka përjetuar një popullaritet të madh, ka arritë pasuri të madhe, ka shëtitur tërë botën, por, pas gjithë kësaj nuk e ka përjetuar fatin e vërtetë. Për një moment ka ardhë në konkluzion se në jetën e saj nuk ka arritur asgjë dhe i gjithë angazhimi i dhënë është humbur si fluskat e shkumës së detit, që përnjëherë shpërndahën sikurse nuk kanë ekzistuar fare. Pas një apo dy viteve njerëzit do të më harrojnë mua dhe sukseset e mia, për arsye se do të jenë të preokupuar me problemet e tyre. Prandaj, sikurse të isha martuar dhe të kisha krijuar një familje të madhe, atëherë do të kisha lënë pas meje gjurma dhe do ta kisha luajtur rolin tim në jetë. Roli i femrës është që të hyjë në kolektivitet martesor dhe të formojë familje, për arsye se çdo mund që jepet në diçka tjetër nuk ka domethënje siç ka kurorizimi. Shfrytëzoj rastin dhe apeloj me këshillë që çdo nxënës të mendoj për kurorizim para se të fillojë të mendojë për punën dhe të arriturit e famës dhe popullaritetit.

4. Kurorëzimi është rruga e vetme e drejtë për ruajtjen e moralit dhe dëlirësisë dhe për pengimin e prostistucionit dhe amoralitetit. Me anë të martesës kanalizohen epshet, udhëzohen ndjenjat dhe në të njëjtën kohë pengohen mënyrat e knaqësive të gabuara. Siç thotë Allahu xh.sh. në Kur’anin a.sh.:
"...E për atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepnu shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim." (En-Nisaë-24).

Metoda dhe mënyra që Allahu xh.sh. e ka përshkruar kurorën, nuk bie në kundërshtim me natyrshmërinë që e ka krijuar Allahu xh.sh. tek njeriu. Ai ia ka përshkruar rrugën e pastërtisë, dëlirësisë, që paraqet lartësimin e njeriut, personalitetin dhe ndjenjat e tij në një shkallë të lartë të moralit.

5. Kurorizimi është e vetmja rrugë e drejtë për kompletimin e karakteristikës së burrit dhe gruas. Shumë nga karakteristikat e duhura të burrit dhe gruas nuk vinë në shprehje përpos se në suazat e bashkësisë së jetës bashkëshortore. Si p.sh. ndjenjat fisnikrore që anojnë tek çifti bashkëshortorë, plotësimi i obligimeve dhe rregullave në mes veti, përgjegjësitë që i merrë çdo njëri prej tyre në suaza të jetës bashkëshortore. Shumë nga të rinjtë para martesës kanë qenë të pakujdesshëm, të papërmbajtur; në kurorë bëhen me dinjitet, me urtësi dhe seriozitet, bëhen njerëz me karakter të lartë, të pregaditur për t’i marrë përgjegjësitë bashkëshortore në raport me gruanë dhe fëmijt, ndryshojnë mënyrën e të menduarit dhe të pregaditurit që të marrin vendime vitale për jetën e tyre. Rezultat i refuzimit të normave islame dhe dispozitave të tij është shkatrrimi i familjes dhe shoqërisë, vlerave morale, përhapja e amoralitetit, paturpësisë në emër të kënaqësisë së plotë të epsheve të cilat kanë për qëllim që gruan ta bëjnë kurthe dhe rrjetë të ç’rregullimeve, mjet i zbavitjes dhe i dëfrimit, si dhe mjet për mashtrim dhe devijim.

Anomalitë e shumta në civilizimin perëndimor, shkaktuan përhapjen e ç’rregullimeve të mëdha; largimin nga bashkëshortët; përqindjen e lartë të mosmartesës te meshkujt dhe te femrat, dëfrim të pakontrolluar në mënyrë të ndaluar e jo të lejuar, përqindje drastike të shkurorëzimeve, rritje enorme të numrit të aborteve ilegale apo legale, sëmundjeve gjenitale, fëmijë pa prindër.
Statistikat tregojnë se vetëm në Nju Jork, vitet e fundit, më se 53% të lindjeve janë të regjistruara si lindje të ndaluara, se janë kryer rreth 50 milion aborte te fëmrat e reja, prej tyre rreth 20 milion aborte ilegale kurse rreth 30 milion aborte legale etj.

Pra, një liri e tillë është anarki që e shpie popullin në mashtrim dhe shkatrim, fati i njëjtë u kërcnohet popujve dhe shoqërive të shumta nëse nuk vetëdijësohen dhe të pranojnë Islamin, për arsye se vetëm në Islam është shpëtimi i gjinisë njerëzore.