| MUSLIMANËT GJERMAN NË GJERMANI |
|
|
Përktheu Mr. Zekirija SejdiniNumri i muslimanëve gjermanë shtohet. Në mes tyre zhvillohet një lloj Islami i cili nga vetëkuptimi i përshtatet strukturave demokratike të Gjermanisë. Ursula Trüper bisedoi me gjermane të konvertuara.
Më së keqi ishte pas 11 shtatorit 2001. "Papritmas të gjithë sytë drejtoheshin kah unë", kujtohet Beate Al Katib. Isha nën presion të vazhdueshëm për justifikim, sikur të isha edhe unë përgjegjëse për sulmet. Në atë kohë ajo e ka nxjerrur shaminë e saj për një kohë të shkurtër. Ndërsa sot ajo prapë e mbanë mbulesën e kokës. Dhe atë jo vetëm kur hynë në xhaminë "Bilal" në Berlin, hapsira kryesore e së cilës është e shtruar me një tepih të kuq motivet e të cilit janë të drejtuar drejtë Mekkes. Ligjeratat e xhumasë në gjuhën gjermane Çdo të premte në kohën e drekës "Rrethi i muslimanëve gjermanfolës" (Deutschsprachige Muslim Kreis), e shkurtuar: DMK, organizon një referat rreth një çështjeje aktuale. Një murë i hollë nga druri e ndanë anën e meshkujve nga pjesa e fëmrave, ashtu që secili të mund ta sheh referuesin. Përafërsisht 20 femra vijnë një nga një në anën e cila i është caktuar fëmrave dhe ulen në grupe afër murit në tokë. Të gjitha mbajnë tesha të gjata dhe shamija në kokë. Në mesin e tyre poashtu gjenden edhe shumë vajza të reja. Aty ku gjendet pulti (katedra), prijsi i xhematit e vendosë mikrofonin dhe më pas i përshëndet të pranishmit përzemërsisht, dhe atë në gjuhën gjermane. Gjermanishtja këtu në përgjithësi është gjuha e komunikimit. Kjo nuk na habit sepse rreth shtatdhjet përqind të anëtarëve të DMK-së janë me origjinë gjermane. Kur Aishja r.a. kërkonte diç nga Muhamedi a.s. ai ia jepte, ku edhe vetë ajo tregon: "Unë pija ujë nga ena ime, ndërsa Pejgamberi a.s. mirrte enën time dhe e vinte gojën e tij ku unë e kisha vendosur për të pirë ujë." Sjellja e tillë e Pejgamberit a.s. shfaq dashurinë dhe butësinë e tij ndaj saj, si dhe e bën njëkohësisht që ajo ta ndjen dashurinë e tij. E pyesim vetvetën: ku gjejmë përkujdesë aq të madh sot ndaj grave? Me siguri askund përpos se në rasin e Resulullahut a.s., i cili rregullisht ka mbajtë llogari për të drejtën e grave të tija. Nga lindja në perëndim Njëra nga ato që janë kthyer në Islam është edhe Beate Al Katib. Ajo lindi në vitin 1957 në Berlinin lindor. Asaj ende i kujtohet mirë dita që do t' ja ndërronte jetën tërësisht. Në atë kohë ajo kishte 19 vjet dhe me prindërit e saj gjendej në restorantin "Press" i cili gjendet në sheshin e "Alexandrit". Në tavolinën e afërt ulej një njeri tepër interesant që dukej se është i huaj. Pas një kohe ai u ngritë drejtë saj dhe u prezentua. Siç u kuptua më vonë ai ishte nga Siria dhe punonte në Berilinin perëndimor si moler. Ai e vizitoi atë vazhdimisht duke i dhuruar asaj trëndafila dhe më në fund ia propozoi martesën. Prindërit e saj ishin kundër kësaj martese, ngase ata nuk dëshironin që ta humbin vajzën e tyre në Sirinë e largët apo në Berlinin perëndimor i cili në atë kohë ishte po aq larg. Mirëpo zonja e re nuk u imponua nga e gjithë kjo dhe kërkoi nga qeveria e Gjermanisë lindore lejen për emigrim. "Ishte shumë dramatike", kur i kujtohen ndjenjat e asaj kohe; "unë kaloja pikën kufitare me çantat e mija të vogla tek rruga Friedrich, ndërsa prindërve të mi i shpërthyen lotët. Ndërkaq në Berlinin perëndimor, disa stacione më tutje, më priste burri im. Si i huaj në shtetin amë Perëndimi (Gjermania federale) ishte si një tronditje. Të hollat, mënyra e të sjellurit, prodhimet, mentaliteti, etj, me një fjalë të tëra ishin të huaja. Një vit pas martesës ajo lindi fëmiun e parë të saj, të birin Mehdiun. Për shakak të një gabimi mjeksorë në klinikë i cili i shkaktoi një infeksion të rëndë, nëna e re u detyrua të operohet disa herë. "A besoni në Zot?" e pyeti atë, atëherë profesori i cili kujdesej për të. Kur ajo e mohojë, ai vazhdoi duke i thënë; "po ju duhet të besoni". Ngase ajo për pakë i kishte shpëtuar një infekcioni vdekjeprurës. Pasiqë ajo u kthye në shtëpi, një ditë para derës së saj u gjenden disa femra turke. Ato banonin në ndërtesën e njejtë dhe kishin sjellur me vehte lule, paliçeta dhe gatime të ndyshme, dhe dëshironin që të njoftohen me të. "Unë e pyta vehtën, nga vjenë kjo zemërngrohtësi dhe solidaritet në mes këtyre fëmrave?", kujtohet Beate Al Khatib. Ajo e kuptonte mirë situatën e atyre fëmrave turke, ngase vetë thotë se e ka ndjerë vehtën si e huaj në shtetin e vet. Kalimi në Islam Fqinjët e saj e muarën atë në xhami. Ajo filloi që të mirret seriozisht me Fenë islame, ashtu që ajo lexonte çdo gjë që mund të gjente rreth kësajë teme. Që në vitin e njejtë ajo duke e shqiptuar Shehadetin e pranojë publikisht Fenë islame në një xhami në Berlin. Sipas "Instutit qëndror dhe Arhiva Islame-Gjermani" (Zentralinstitut Islam Archiv Deutschland) nga gjithësejtë 742 000 muslimanëve me nënshtetësi gjermane, përafërsishtë 12400 janë me prejardhje gjermane. Dëshira për dialogun ndërfetar Përveç DMK-së në Berlin vepron edhe një grup tjetër i musimanëve gjermanë i cili quhet "Bashkësia Islame e muslimanëve gjermanfolës në Berlin". Të dyja këto grupe janë të interesuara dhe kërkojnë dialog ndërfetar dhe e përfaqësojnë një Islam me kuptim më paqsorë dhe më liberal. Në aspektin juridik ata janë të organizuar sikur shoqatat e xhamive. Martesa me meshkuj muslimanë Ky fenomen gjendet edhe tek DMK-ja (Grupi i muslimanëve gjermanfolës). Niveli arsimimit tek këta njerëz është i lartë, shumica prej tyre janë akademikë. P.sh. Stefanie Muhammed, është studente e orientalistikës, e martuar me një palestinez nga Libani dhe i takon forumit të grave dhe është anëtare e komisionit për çështje të femrave pranë DMK-së. Ajo tregon se DMK-ja tani më i ka 65 anëtarë nga 26 nacionalitete të botës nga të cilët shumica janë femra. Një e treta e femrave, thotë Stefanie Mohammed kanë ardhur vetë, ndërsa dy të tretat janë të martuara me burra muslimanë. "Shumica e grave kalojnë në islam për shkak të burrave të tyre" thotë Beate Al Khatib duke buzëqeshur, "Tek ne situata ishte ndryshe, ashtu që ai filloi të interesohet më tepër për Islamin për shkak meje". Burri i saj në realitet ishte rritur në frymën islame, por në kohën kur u martua ai kishte një raport më tepër pragmatik ndaj Islamit. Në fillim ai nuk ishte i entuziazmuar nga zelli i gruas, por papritmas filloi të mos servojë më verëra të kuqe për ushqimet ditore e as shampanjë për ditët festive. Në anën tjetër edhe ai e kishte fituar bindjen që si baba ai duhej të jetë një shembëlltyrë për fëmijtë e tij. Dallimi në mes Islamit dhe Traditës Femrat nga DMK-ja kanë një qëndrim të ndryshëm sa i përket çështjes së femrës në Islam: Aty dallojnë mirë se, "çka është traditë e çka islame", shpjegon Stefani Muhammed. "Ne muslimanet gjermane nuk jemi aq shumë të ngarkuara me tradita. Ne edhe i zgjedhim burrat adekuat. Kjo është një fat i madh edhe për burrat tonë". Të konvertuarit duan ta kuptojnë fenë e tyre Monika Vohlrab Sahr, eksperte e sociologjisë religjoioze nga Leipzigu, mendon se preokupim intensiv me Kur`anin është një "dukuri tipike e konvertimit". Sipas saj Islami tradicional paraqet një kuptim më praktik të fesë, ndërsa orvatja e të kuptuarti të fesë jashtë traditave autoktone me anë të studimit të shkrimeve (fetare), përmbanë në vete metodë protestante. Poashtu edhe vetësiguria që feja e posapranuar të kuptohet më intensivisht dhe më mirë se ata që janë lindur në këtë fe, është sipas Vohlrab-Sahr një karakteristikë për anëtarët e ri të fesë dhe atë jo vetëm tek muslimanët e ri por edhe tek krishterët.
|





