| IMITIMI I VERBËR I PERËNDIMIT - RREZIK I MADH PËR MUSLIMANËT |
|
|
Shkruan: Rexhep Sulejmani Imitimi i mënyrës se të jetuarit si në Perëndim nga ana e muslimanëve, qoftë në mënyrë individuale - apo kolektive, pa dyshim, është rreziku më i madh për dëmtimin e kulturës dhe civilizimit Islam.
Burimi i sëmundjes së kësaj kulture, është ngushtë e lidhur me dëshprimin e muslimanëve të cilët, nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20, duke e parë fuqinë materiale dhe përparimin e Perëndimit dhe krahasimi me gjendjen e mjerueshme të shoqërisë vetanake. Bota islame ishte në stagnim, gjë që bëri një numër të madh të intelektualëve muslimanë të "kunkludojnë" se shoqëria islame dhe sistemi ekonomik nuk është në pajtueshmëri me rivendikimin (kërkesën) e progresit, dhe nisur nga kjo, duhet ndryshojë këtë sistem dhe kopjoi modelin perendimor. Deri në atë përfundim me të madhe kontribuan mosnjohja e mësimeve dhe burimeve të drejta islame. Një mendim i tillë kritikohet nga vet fakti se në Islam nuk ka zemërngushtësi, se Islami njeriut i jep mundësi të gjëra progresi deri sa ai nuk vepron në kundërshtim me normat dhe dispozitat jetësore, siç ka disa elemente që janë pjesë e strukturës perëndimore shumë të rëndësishme - si p.sh. liria dhe përzierja e pakufizuar e gjinive, ose interesi (i kamatës) si kapital dhe aktiviteti i themeleve (burimeve) ekonomike në mënyrë të dukshme bie në kundërshtim me mësimet islame, natyrshmëria e karakterit të civilizimit perëndimor qartë eliminon argëtimin religjioz tek njeriu. Vetëm se disa njerëz të përciptë munden të besojnë se është e mundur të imitojnë ndonjë civilizim në pamjen e jashtme të tij dhe në të njëjtën kohë mos të jenë nën influencën e mbrendshme (shpirtërore) të tij. Qytetrimi nuk është pamje (formë) e zbrazët, por organizëm i gjallë, posa fillojmë i përvetësojmë pamjet e jashtme të organizimit në fjalë, rrymat e brendshme dhe ndikimi dinamik fillojnë ndikimin e tyre tek ne, ku gradualisht dhe pa u vënë re formojmë ndryshime në qëndrimet (pikpamjet) tona. Me të drejtë dhe me përgjegjësi të madhe duke e kuptuar këtë realitet Muhamedi a.s. ka thënë: "Ai i cili imiton njerëzit e tjerë, bëhet një nga ata." Ky hadith i njohur jo vetëm se është vetëm rekomandim moral, por paraqet edhe një realitet objektiv, ku dëshmon një fakt - në këtë situatë, fakt i paevitueshëm se muslimanët të asimilohen në çdo lloj qytetërim jomusliman, që ata t'i përvetësojnë pamjet e jashtme të tyre. Imitimi i verbër i Perëndimit dhe animi kah përvetësimi i ideve perëndimore në botën islame ka pasoja katastrofike, ku gradualisht ndërpriten lidhjet me botën e të kaluarës vetiake, dhe në atë mënyrë e bie në situatë të harrojë qytetrimin personal, jo vetëm në aspektin kulturorë, por edhe ndjenjat shpirtërore. Bota Islame i ngjan drurit që ishte produktiv derisa ishte thellë me rrënjët e tij në mbrendinë e tokës. Por, vërshimi i qytetrimit të maleve perëndimore i (xhvesh) rrënjët; ndaj druri dalngadalë zbehet nga mungesa e ushqimit, gjethet e drurit bien, degët venitën dhe në fund edhe vet trungu është në rrezik për t'u shëmb. Nisur nga gjithë kjo që u tha, imitimi i qytetërimit perëndimor nuk mundet të jetë mjet i drejtë për gjallërimin e botës islame nga stagnimi shkencor dhe shoqëror, atëherë parashtrohet pyetja ku duhet muslimanët të kërkojnë shkakun shpirtërorë e intelektual shumë të kërkuar në kohën e sotit? Përgjigjja është shumë e thjeshtë - siç është edhe pyetja shumë e thjeshtë: ajo tanimë është në përmbajtjen (brendinë) e pyetjes. Islami nuk është vetëm "Besim më zemër" por edhe një definim i qartë i programit të jetës individuale dhe shoqërore. Ai është veprimtari konstruktive në anën e kulturës që ka një veçori të fortë morale. Në të njëjtën kohë, ai mundet të përsëritet në atë moment kur t'i rikthehët realiteti vetanak, dhe kur i jepet rëndësi faktorit që e përcakton dhe forcon ekzistimin tonë individual dhe shoqërorë në të gjitha aspektet e saj. Islami vetvetës nuk mundet që t'i lejojë të ngelë formë e zbrazur: ai detyrimisht duhet të gjallërohet ose të vdes. Problemi me të cilin muslimanët sot ballafaqohen është sikur problemi i udhtarit që ka arritur në udhkryq. Ai mundet të qëndrojë aty ku është gjetur; ajo do të thotë tretje e vdekshme. Pra, mundet të zgjedhë rrugën që e mbanë shenjën: "Drejtë qytetërimit perëndimor" - por atëherë duhet t'i thotë lamtumirë të kaluarës përgjithmonë! Apo mund të zgjedhë rrugë tjetër që mbanë shënjën në të cilën shkruan: "Drejt realitetit Islam." Vetëm kjo rrugë u përshtatët atyre të cilët besojnë në të kaluarën dhe mundësisht në transformimin e tij drejt një ardhmërie të gjallë. Mburru me Islamin Fajsimi i Islamit për mangësitë vetanake është shumë aktual në kohën e sotit. Në rastin më të mirë, intelektualët muslimanë përvetësojnë qëndrimin apologjetik (mbrojtës) dhe mundohen që të bindin vetveten dhe të tjerët se Islami është kompatibil me përvetësimin e kulturës perëndimore. Që të vijë deri tek përtritja në botën islame, muslimanët duhet, para se të përvetësojnë çfarëdo lloj mase të reformës, të lirohen nga shpiriti apologjetik në raport me religjionin dhe strukturat e tij shoqërore. Muslimani detyrimisht duhet të jetojë me kokën lartë, pra me dinjitet. Ai duhet të kupton se është partikular (i veçantë) dhe i dalluar nga të tjerët në këtë botë, e të mburrët se është musliman. Ai duhet të vazhdojë ta ruajë atë dallim dhe ia shprehë me kurajë botës, kjo do të thotë që muslimanët patjetër të ndahen nga zërat që vijnë nga jashtë. Mundet që në çdo kohë të pranojnë ndikime pozitive të qytetërimeve të reja duke mos u larguar nga ato burimore islame. Shembull i llojit të tillë ka qenë renesansa evropiane. Aty kemi vërejtur se si Evropa me të shpejtë pranonë ndikimet islame (arabe) në materie dhe mënyrat e të mësuarit. Por, ajo asnjëherë nuk e ka imituar pamjen e jashtme dhe shpirtin e kulturës arabo- islame, ku asnjëherë nuk e ka sakrifikuar intelektin e vetë dhe pavarsinë estetike. Ajo ka shfrytëzuar ndikimin islam vetëm si mjet për begatimin e terenit vetiak, pikërisht ashtu si Arabët, në kohën e tyre, shfrytëzuan ndikimin helenistik. Në të dy rastet rrezulltati ka qenë pasurim shpirtëror, i fortë, rritje e re qytetërimit të vendit. Asnjë qytetrim nuk mundet të prosperojë, e as të ekzistoj, pasi që të humbë krenarinë vetiake dhe lidhjen e saj me të kaluarën dhe historinë. Pasojat e ndërprerjes së lidhjes me të kaluarën në botën islame janë më se të dukshme. Kompleksi "vlerë inferiore" është bërë shprehi prej të cilit vuajnë një numër i konsiderueshëm i muslimanëve të mbarë botës. Mjerisht, një atmosferë të tillë i kontribuojnë mediumet perëndimore të cilat prej shumë viteve ndjekin kampanjë anti-islame të tmershme dhe të paparashikueshme. Për t'u qëndruar ballë këtyre propagandave të pavërteta, muslimanët detyrimisht duhet të ndërtojnë besim të drejtë në kulturën dhe vlerat e qytetërimit vetiak, është një faktor kryesor në rrugën e kapërcimit të dekadencës së muslimanëve. Vetëm nëse përsëri e fitojmë vetëbesimin e humbur mundet të presim përsëri të fillojmë përparimin. Atë asjëherë nuk do ta arijmë nëse i shkatërrojmë institucionet shoqërore dhe imitojmë ndonjë qytetërim të huaj - jo vetëm anën e aspektit historik e gjeografik, por, para së gjithash atë shpirtërorë. Ndërsa rruga na është treguar shumë e qartë nga fjalët e të Lartësuarit Allah xh.sh. në Kur'anin a.sh.: "Ju keni shembull të mrekullueshëm në Pejgamberin e Allahut, kush shpreson në mëshirën e Allahut dhe shpërblimin në botën tjetër." (El-Azab-21). Në elaborimin e më tutjeshëm kuptohet se nuk është nevoja që të cekim citate Kur'anore dhe thënje të Muhamedit a.s., në mbrojtje të qëndrimit islam ndaj diturisë. Historia dëshmon, duke mos lënë asnjëfarë mundësie të dyshimit, se asnjë fe asnjëherë nuk i ka dhënë nxitje përparimit shkencoro-arsimor duke e krahasuar me shtytjen që i ka dhënë Islami. Inkurajimi që mësimit dhe hulumtimit shkencor i ka dhën Islami është pranuar nga qytetërimi botëror, dhe kjo ka rezultuar me kulturën e shëndritshme të periudhës se Emevijtëve dhe Abasitëve dhe të udhheqësve arabë në Sicili dhe Spanjë. "Kjo nuk duhet të përmendët" që të mundemi të mburremi e të lëvdërohemi me përkujtimet e lavdishme, për arsye se ne nuk kemi të drejtë në mjerimin e sotit të lavdërohemi me kremtimin e së kaluarës. Por, ne detyrimisht duhet të kuptojmë që neglizhenca është e metë muslimanëve, e jo e metë e mësimeve islame që ka shkaktuar dekadencën tonë aktuale. Islami pra, në asnjë rast nuk ka qenë pengesë e përparimit dhe e diturisë njerëzore. Për më tepër, ai i vlerëson aftësitë intelektuale të njeriut deri në atë nivel që e rradhit ate mbi meleqët (engjujt). Asnjë religjion tjetër nuk ka shkuar aq larg në vërtetimin e dominimit të mendjes, sipas saj, dituria (mësimi), mbi çdo lloj manifestimi të jetës njerëzore. Prandaj, nëse orientohemi drejt sentencave (parimeve) islame, nuk mundet as që të mendojmë në eliminimin e arsimit bashkëkohorë nga jeta jonë. Ndërkaq, çfarë duhet të jetë caku (synimi) përfundimtar i muslimanëve në arsimim? Ne duhet të kemi vullnet për arsim dhe përparim që të pajisemi me dituri dhe ekonomi efikase, siç janë popujt perëmdimorë. Por, muslimanët nuk guxojnë të dëshirojnë dhe të shikojnë me sy të perëndimit, ata nuk guxojnë ta kenë lakmi atë, nëse dëshirojnë të ngelin muslimanë, të ndryshojnë qytetërimin e spirituozitetit (shpirtit) islam për materializmin eksperimental të perëndimit, qoftë ai kapitalist apo marksist. Dituria nga vetëvetiu nuk është as perëndimore dhe as lindore; ajo është universale - ashtu siç janë ngjarjet natyrore univerzale. Por këndi nga mund të vështrohen dhe paraqiten ngjarjet ndryshon me sjelljen kulturore të një kombi. Biologjia, nga vetëvetiu, apo fizika, ose botanika nuk janë as materialiste e as shpirtërore nga vetë synimi (caku) dhe qëllimi i tyre; këto mirren me vëzhgimin, grumbullimin dhe definimin e ngjarjeve duke nxjerrë prej tyre rregulla të përgjithshme. Por ato të cilat janë abstrakte, përfundimet filozofike që i nxjerim nga këto dituri - ato janë të dhëna (dituri) filozofike - nuk bazohet vetëm në gjarje dhe vëzhgime, por janë në një masë të madhe nën ndikimin tonë ekzistues të mëparshëm të parandjenjës dhe vetive qëndruese ndaj jetës dhe problemeve të saja. Prandaj, dituria që nuk është as materiale e as shpirtërore nga vetëvetiu, mundet të na sjellë në një divergjencë të gjërë në komentimin e gjithësisë. Me fjalë të tjera, nuk është studimi i diturive empirike (përvoje) bashkëkohore ajo që mundet të dëmtojë realitetin islam, por fryma (shpirti) e qytetërimit perëndimor nëpër të cilat pajisen (kalojnë) muslimanët me këto dituri. Ndërsa sikurse muslimanët të kishin ndjekur parimet islame që e obligojnë muslimanin dhe muslimanen për dituri dhe shkencë, sot gjendja do të ishte krejt ndryshe. Por, pasi që muslimanët nuk i kanë përfillur mundësitë vetiake gjatë kohës, ata kanë rënë në nivelin e injorancës dhe varfërisë, ndërsa Perëndimi ka bërë hapa shumë të mëdhenjë përpara. Thënë të vërtetën do të duhet një periudhë e gjatë që këto vështirësi të tejkalohen. "Deri atëherë" do të jemi të detyruar t'i pranojmë njohuritë bashkëkohore të Perëndimit dhe të jemi mirënjohës për këtë. Kjo do të thotë se jemi vetëm të obliguar t'i pranojmë njohuritë e materies dhe metodës, asgjë më tepër. Pra, nuk duhet të zvarrisim dhe të afrohemi në studimin e diturive ekzakte në suaza perëndimore, poashtu nuk guxojmë t'i lejojmë filozofisë perëndimore çfarëdo roli në arsimimin e rinisë së muslimanëve. Ajo që botës islame urgjentisht i duhet, nuk është pikëpamja e re filozofike, por vetëm njohuritë bashkëkohore, përparimi teknik dhe struktura intelektuale, të bazuara në parimet islame. Kjo është dëshira ime për të rinjtë muslimanë entuziastë dhe të sinçertë që e duan Allahun, Pejgamberin dhe Islamin më shumë se gjithçka, dhe qëllimi im gjendet në fjalët e Pejgamberit Shuajb a.s. siç tregohet në Kur'an: "Unë nuk dua tjetër vetëm se të përmirësojë aq sa mundem, por këtë mund ta arrijë vetëm me ndihmën e Allahut, vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm tek Ai jam i drejtuar." (Hudë, 88).
|




