ÇËSHTJA E MBULESËS SË KOKËS NË GJERMANI (II) Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
 Pa e respektuar veten, nuk mund të pritet respekt nga të tjerët
 
Shkruan Mr. Zekirija Sejdini 
 
Pasi që në pjesën e parë të këtij artikulli u munduam që ta prezentojmë qëndrimin tonë rreth kvaziargumenteve të shumë diskutuesve për mbulesën e kokës me shami nga ana e mësueseve në Gjermani, duke konstatuar se argumentet e përmendura, jo që nuk janë të qëndrueshme, por janë edhe të pa baza; në këtë pjesë të artikullit tonë do të mundohemi që të japin një kritikë rreth qëndrimeve të muslimanëve të cilat, edhepse ndoshta jo aq sa ata që janë kundër shamisë, ata prapseprap në masë të caktuar janë vetpërgjegjës për situatën e krijuar.
Me këtë shpresojmë se do t'ia tërheqim vëmendjen lexuesve tanë për një dukuri e cila ekziston në shoqërin tonë e që manifestohet duke ia hedhur fajin për mossuskseset apo zhgënjimet tona të gjithë të tjerëvë pos vetvetës. Një fenomen ky që është tepër prezent në traditën tonë, qoftë fetare apo kombëtare dhe që nuk abstenon edhe kur bëhët fjalë për çështjen e mbulesës së kokës së fëmrës muslimane në Gjermani.

Ajo që ndalimi i mbulesës është një hap në kahje të kundërt për dialogun ndërfetar në nivel ndërkombëtarë është evidente dhe kjo pranohet jo vetëm nga ana e muslimanëve po edhe nga ana e personaliteteve dhe institucioneve të ndryshme jo islame si p.sh. nga ana e Kishës katolike dhe e asaj protestante në Francë. Por, për ne si muslimanë me rëndësi është, ose më mirë të themi duhet të jetë, mendimi rreth shkaqeve që kanë sjellur deri te ndalesa në fjalë. Sigurisht që shkaqet për ndalesën e bartjes së shamisë për fëmrën muslimane janë të shumta, por do të ishte mirë që të fillojmë me konstatimin se faji për një vendim të tillë, them vendim, ngase jam i sigurt se do të vendoset në disfavor të kësaj çështjeje, nuk është vetëm i atyre që mundohen juridikisht ta ndalojnë atë, por edhe i disave nga ata që e përkrahin mbajtjen e saj. Edhe pse kualiteti dhe kuantiteti i fajit varet nga këndvështirimi i vëzhguesit dhe mbetet si një çështje e hapur për diskutim, pranimi i kësaj pikënisjeje, që faji ose më së pakti një pjesë e konsiderueshme e fajit mund të jetë edhe tek ne, paraqet një zhvillim që meriton lavdata të mëdha, ngase ne çdo herë gjejmë fajtorë të gatshëm për problemet tona, si p.sh. sllavët për moszgjidhjen e çështjes sonë kombëtare, ndërsa jo muslimanët për problemet tona fetare. Pra, nëse dakordohemi me atë se edhe ne kemi një masë të caktuar faji për situatën e krijuar, atëherë mund të fillojmë të analizojmë se si edhe ne si muslimanë kemi kontribuar në ndalimin e shamisë.

Sikur që shkaqet që kanë sjellur deri tek moslejimi i përdorjes së shamisë nga ana e mësueseve muslimane nëpër shkollat gjermane, janë të shumëllojshme, ashtu edhe shkaqet që muslimanët dashë e padashur janë bërë ndihmës në këtë, janë të shumëllojshme. Andaj, ne do të ndalemi tek disa sosh që janë si më relevante:

Mungesa e bashkëpunimit dhe konzensusit në mes muslimanëve dhe organizatave të tyre

Njëri ndër elementet më kryesorë të shoqërisë islame në kohën e Muhammedit a.s. dhe të pasuesëve të tij, ka qenë edhe lidhshmëria vëllazërore ndërmjet muslimanëve. Kjo marrdhënie vëllazërore që ka qenë e kërkuar dhe e lavdëruar nga Kur`ani dhe nga Sunneti i të Dërguarit a.s., ka qenë aq i fortë saqë muslimanët e asaj kohe i kanë ndarë të gjitha pasuritë e tyre me vëllezërit e tyre muslimanë. Kjo përmbajtje ka rezultuar në suksesin e muslimanëve si në vet kohën e të Dërguarit a.s. poashtu edhe në kohën pas tij, kur pasardhësit e tij janë kujdesur që të veprojnë si Muhammedi a.s.

Ndërsa sot shoqëria islame është aq e përçarë, sa që në rast të një krahasimi në mes muslimanëve të kohës së Muhammedit a.s. dhe atyre të sotit, do ishtë tepër rëndë të konstatohet se bëhet fjalë për fenë e njejtë. Përçarja në mes muslimanëve për fat të keq është e vetmja dukuri e përbashkët e të gjithë muslimanëve në mbarë botën. Ashtu që në kohën tonë është mjeshtri të gjindet edhe një katund muslimanësh që në një aspekt mos të jenë të përçarë. Si rezultat i kësaj përçarjeje, muslimanët edhe në vitin 2003 kur perëndimoret mundohen ta hulumtojnë Marsin, nuk mund të dakordohen rrethë kohës së saktë të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Çështje kjo e cila i takon më shumë shkencës se sa teologjisë. Këto përçarje në mes të muslimanëve anë e mbanë botës nuk mungojnë edhe tek muslimanët që jetojnë në Perëndim. Për këtë arsye, edhe rreth mbulesës së kokës së fëmres muslimane në botën e krishterë, në vend që të dëgjojmë një qëndrim të përbashkët të të gjitha organizatave islame në Gjermani, ishim dëshmitarë të paraqitjeve të ndryshme individuale të cilat nëse vlerësohen si tërësi ishin krejtësisht të pakoordinuara, nga të cilat qëndrime në kujtim më së shumti na mbeti detonacioni i "melodive" të tyre, sesa përmbajtja e fjalëve të shprehura.

Në këtë mënyrë, ndoshta edhe pa qëllim, ia lehtësuam kundërshtarëve të shamisë të arrijnë qëllimet e tyre, duke na thënë: "Ju paraprakishtë duhet të dakoroheni në mes vehti dhe më pas ejani të bisedojmë". Ky konstatim i organeve kompetente është një realitet pakë sa i hidhët, mirëpo një fjali e thënë me plotë të drejtë. Sepse, para se të dakordohet një shoqëri në mbrendinë e saj, ajo nuk ka të drejtë të kërkojë që një subjekt tjetër ta respektojë atë dhe vlerat e saja. Ngase së pari duhet ta resepektojmë vetvetën, që edhe të tjerët të na respektojnë. Ndërsa atë se ne nuk e respektojmë as vehtën dhe as fenë tonë në kuptimin e plotë të fjalës, e tregojmë me atë se nuk jemi në gjendje që të bashkëpunojmë dhe më së pakti të gjejmë një konsenzus si dhe një gjuhë të përbashkët sa i përket çështjeve vitale fetare.

Mospërfillja e obligimeve fetare

Mospërfillja e obligimeve fetare nga ana e disa muslimanëve, është një pikë tjetër e rëndësishme që mund të merret si "kontribut" i rëndësishëm për ndalimin e mbulesës së kokës tek femrat muslimane në disa vende të Europës. Si duket disa muslimanëve, situata e krijuar rreth çështjes së shamisë nuk iu duket e koklavitur, andej ata me deklaratat, sjelljet dhe qëndrimet e tyre në opinion, sjellin konfuzione edhe më të mëdha. Kjo mospërfillje e obligimeve fetare, e cila nganjëherë manifestohet edhe me mohimin total të dispozitve Kur`anore, i vë me të drejtë në dyshim jo muslimanët në Perëndim për sinqeritetin e atyre që e konsiderojnë shaminë si obligim fetar.

E kam fjalën për disa gra muslimane që e mbajnë shaminë, por në aspektin e veshmbathjes së përgjithshme, sjelljeve dhe aplikimit të obligimeve të domosdoshme (Farz) fetare, janë diametralisht të kundërt me parimet fetare rreh mënyrës së veshmbathjes, sjelljes dhe kryerjes së obligimeve fetare islame. P.sh. femrat që edhe pse mbajnë shaminë mbi kokë, nuk ngurrojnë të veshin tesha të shkurta ose të ngushta. Formuluar ndryshe, këto gra muslimane me një anë e mbajnë ose e mbështesin mbajtjen e shamisë, ndërsa në anën tjetër, sillen në mënyrë jo morale ose më së pakti jo islame dhe nuk i praktikojnë obligimet më elementare si p.sh. faljen e namazit, obligim ky që sipas të dërguarit Muhammedit a.s. është ndarja e vetme në mes besimit dhe mosbesimit. Kjo dukuri, siçe cekëm edhe më lartë i vë në dyshim dhe i iriton njerzit në Perëndim, ngase ata me të drejtë nuk mund të kuptojnë se si një njeri që nuk i krynë kushtet elementare të fesë mundohet që me mish e me shprit ta mbron një obligim tjetër fetar siç është bartja e shamisë. Të jemi të sinqertë që as vetë ne nuk do kishim besuar në patriotizmin e një njeriu i cili në emër të tij do të ofronte disa produkte kombëtare, ndërsa në rast të një lufte për çlirim të atdheut do të ikte nga lufta. Kështu është edhe situata e atyre grave muslimane që cekëm më lartë. Për këto fëmra perëndomorët thonë: "Ju më parë praktikoni obligimet elementare fetare dhe më pas ejani të bisedojmë për shaminë".

Poashtu në këtë grup bëjnë pjesë edhe ata që janë muslimanë, por nuk e përkrahin mbajtjen e shamisë, ose vetë nuk e mbajnë atë dhe kur bëhet fjalë për shaminë mundohen të tregojnë se kinse ajo nuk është një parim islam, por diçka që vjen nga tradita, duke e lënë anash faktin që mohimi i një rregulli Kur`anorë, siç është shamia, e nxjerë besimtarin nga feja islame. Disa nga këta persona nga mosdija e disa nga kompleksi i të qenurit musliman që nuk i përfillë obligimet fetare, mundohen të reduktojnë rëndësinë e shamisë ashtu që mosaplikimi i obligimeve fetare nga ana e tyre mos të duket si një lëshim tepër i madh. Në këtë mënyrë ata ia forcojnë argumetet kundërshtarëve të mbajtjes së shamisë, të cilët kur takohen me njerëz të tillë thonë: "Shiqoni, jo të gjithë muslimanët besojnë se shamiija është obligim fetar, andaj ju që e mbroni atë e bëni këtë duke e interpretuar Kur`anin sipas dëshirës suaj".

Manipulime të ndyshme me fenë nga ana e intelektualëve musliman

Ndër intelektualë muslimanë këtu kryesisht duhet kuptuar të gjithë ata që kanë një shkallë të arsimit të caktuar dhe pohojnë se kanë kompetencë në lëminë e fesë islame. Disa nga këta emërtohen si "dijetarë islamë" (Islamwissenschaftler) por jo në kuptimin klasik të termit. Ngase në kuptimin klasik të termit njeriu që posedon këtë epitet, veç diturisë së thellë në fe, duhet të jetë musliman shumë i devotshëm. Ndërsa në kuptimin modern as devotshmëria e as të qenurti musliman nuk është parakusht për ta fituar epitetin "Islamwissenschaftler".

Disa nga këta si p.sh Bassam Tibi, paraqiten shpesh në mediat gjermane dhe kanë arritur që të krijojnë një pranim tek opinioni i gjërë gjerman. Shumica nga këta si edhe Prof.dr. Tibi janë musliman dhe kanë bërë hulumtime të rëndësishme në fusha të ndryshme islame. Mirëpo, mangësia më e madhe e këtyre njerëzve është pakujdesi i tyre për obligimet fetare dhe mos dallimi në mes të mendimit individual dhe parimeve kur`anore. Ashtu që ata jo që në shumicën e rasteve vetëm i minimizojnë vlerat e obligimeve fetare, por kur flasin diçka nuk mundohen, ashtu siç i takon çdo shkencëtari, të dallojnë dhe t'ia bëjnë të qartë opinionit gjerman se fjalët e thëna janë qëndrime individuale apo gjykime që bazohen në burimet islame si në Ku´an, Hadith, Ixhmaa, Kijas, etj. Sepse shumë është me rëndësi që këta "dijetarë islamë" të bëjnë këtë dallim, ngase shpeshherë hasim në pyetjen: pse ju kërkoni gjëra që sipas dijetarëtve tua nuk janë të nevojshme?. Të mjerët, nuk dinë që fjala e shumicës së këtyre "islamwiessenschaftlerve" nuk u respektohet as në familjen e vetë, e lere më një njësi më të madhe shoqërore.

Mos angazhimi në sferën politike

Siç e dijmë, në vendet demokratike të gjitha ligjet përpilohen në Parlamentin e zgjedhur nga populli i shtetit përkatës. Ashtu është edhe në Gjermani. Mënyra e vetme, pra për të arritur që këto ligje të dalin në favor ose më së pakti jo në disfavor të muslimanëve është fitimi i influencës së duhur në këtë instiutcion. Ndërsa për arritjen e një influence të caktuar tek Parlamenti i kemi vetëm dy mundësi. E para është influneca direkte me pjesëmarrje aktive në politikë, ose ajo indirekte duke bërë lobi. Edhe pse e para është e mirë, e dyta është çdo herë më e preferuar kur bëhet fjalë për pakicat. Pasiqë nuk është kjo tema jonë nuk do të ndalemi më tepër.
Më rëndësi është të thuhet se ne nuk jemi prezent dhe ate jo vetëm në Parlament po edhe nëpër komuna ku jetojmë. Nuk tregojmë prezencë, por as në planin lokal. Mendojmë që ata që bëjnë politikë janë qenje tjera dhe harrojmë krejtësishtë që fjala bëhet për njerëz si ne. Harrojmë faktin se pasiqë janë si ne, mënyra më e mirë është komunikimi me ta. Marrdhëniet publike janë shumë më rëndësi. Si rezultat i kësaj as nuk kemi influencë në ligjdhënësin e as për ndëritmin e një xhamije, për të cilën duhet të luftohet 10 vjet, ndërsa në vendosjen e gurthemelit të një sinagoge vijnë të gjithë të thirrurit. Nëse ne nuk i mbrojmë të drejtat tona, atëherë as të tjerët nuk do të bëjnë punët për ne!

Si përfundim na mbetet të shpresojmë se pa marrë parasysh, sa dhe se si një ditë edhe ne do të do arrijmë si kolektivitet të kuptojmë që edhe ne jemi fajtorë për situatën në të cilën gjendemi. Ngase vëtëm kur një shoqëri është e dobët mbrenda saj, sulmi nga jashtë bëhet më i suksesshëm.

Pra për të qenë fajtorë edhe atë bile shumë, mjafton që ne si muslimanë mos të bashkohemi. Sepse në këtë mënyrë ne e dobsojmë imunitetin e shoqërisë islame duke iu lejuar kundërshtarëve të fesë islame që ta dëmtojnë atë. D.m.th më së pakti gjysma e fajit për dëmin e bërë nga jashtë u takon atyre që nga mbernda kontribuojnë që dëmi i jashtëm të korrë sukses.

Ne sigurisht se nuk kemi model ekzakt se si duhet dalur nga kjo situatë, por mund të themi që para krijimit të një qëndrimi të përbashkët, përfilljes së obligimeve fetare me sinqeritet dhe aktivizimit në sferën politike, nuk do të arrijmë kurrë ta ndalojme nxerjen e ligjeve të reja që do të jenë në disfavor të muslimanëve që jetojnë në perendim. Është e vërtetë se gjërat e mëdha në jetë nuk arrihen menjëherë. Mbi të gjitha, ai që nuk bën për vehte, nuk da të drejtë të kërkojë as nga të tjerët....