Besimi, morali dhe identiteti në këndvështrimin Kur’anor Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
 Shkruan: Mr. Qani Nesimi
 
"Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm." (Asr, 1-3) 
“Ai që nuk beson nuk e humb mend-jen, por e ik dritën e cila ia tregon rrugën mendjes”.(Jëllmaz Ozakpënar, Kultura dhe qy-tetërimi, Shkup: Logos-A, 2003, f. 153.)
 
Në histori realitet i pamohueshëm është ekzistenca e ideologjive, men-dimeve, feve, frakcioneve-medhhe-beve, bindjeve të ndryshme, të cilat mendimin e tyre etik e kanë bazuar në burimet që i kanë pranuar si bazë të mendimit të tyre.
 
Gjatë historisë njeriu, i cili gjithmonë nëpërmjet të të dërguarve/pejgamberëve, apo nëpërmjet të meditimit ka qenë në dialog me Krijuesin e vet, gjegjësisht me Zotin, ka përjetuar momente të ndryshme të ndryshimit, zhvillimit, përmirësimit apo të keqësi-mit të gjendjes së tij. Kështu që, për t’i shprehur këto gjendje apo faza nëpër të cilat ka kaluar njeriu, nga autorë të ndryshëm përdoren shprehjet pri-mitiv, modern, agresiv, tiran, i drejtë, i prapambetur, i avancuar, pagan, mo-noteist etj. Por, këto shprehje s’janë asgjë tjetër veç se rezultat i punës, i veprës së njeriut. Kurse Zoti njeriut gjithmonë ia ka bërë me dije se gjit-hçka që është e krijuar është krijuar për të, të cilën ai është i obliguar ta përdorë vetëm për të mirën e tij, për të mirën e rrethit ku ai jeton dhe për të mirën e mbarë njerëzimit, i cili njëherit ka qenë edhe vullneti i Zotit. Por, kur njeriu është shprehur kundër këtij vull-neti, atëherë ai bie ndesh me dëshirën e Zotit. Ky konfrontim i dëshirës së krijesës me të Krijuesit daton nga koha kur djalli/shejtani i mallkuar, i cili i pari refuzoi që të çojë në vend urdhërin e Zotit, edhe atë duke thënë se është më i mirë se njeriu, gjegjë-sisht me këtë lind edhe ideja “unë” apo “ne” dhe ”të tjerët”, ose “unë” apo “ne” të përparuarit, më të mirët, të zgjedhurit dhe “ata” të prapambe-turit, më të këqinjtë, të cilët janë të dorës së dytë. Kjo teori më vonë ka marrë forma të ndryshme siç është ra-sti me grekët e vjetër te të cilët me të njëjtin kuptim është përdorur fjala bar-baros-i huaji, gjegjësisht njeri i egër, i pakulturuar etj. Edhe Huntington sh-prehet ngjashëm kur përmend fjalën e njohur të tij West and Rest (Perëndimi dhe të tjerët), gjegjësisht “ne” dhe “ata”, apo ne të përparuarit dhe ata të prapambeturit. Sipas këtij përjash-timi kategorik, thelbi dhe përmbajtja e “të tjerëve” paraqesin një variabël (vlerë jokonstante) pasiv, kurse ata të “Perëndimit” një variabël absolut dhe aktiv. Për këtë arsye pa dhënien e një propozicioni të përgjithshëm në lidhje me “Perëndimin”, është i pamunds-hëm përkuizimi i “të tjerëve”. Kjo është një teori e cila edhe sot domi-non në botë, qoftë në aspektin politik, kulturor, fetar apo atë ekonomik.
 
Por, të gjitha këto mendime janë të privuara nga karakteri universal i kon-ceptit etik. Për arsye se të kuptuarit e tyre ka qenë i kuizuar, o brenda limitit nacional apo shkencor-siç është rasti me etikën realiste dhe imanentiste të Aristotelit , rigorizmi etik dhe kritika kundër etikës hedoniste të Kantit -, o brenda kuijve të një ideologjie, feje, e cila ka qenë e përkuizuar me të kup-tuarit e kuizuar të njeriut. Si shembull për këtë mund të përmendim Hebraiz-min, Krishterimin, Sabiizmin etj. Këto tre fe, edhe pse në Kur’an për-menden si fe, përsëri nuk posedojnë atë universalitet që e posedon Islami, për arsye se librat e tyre hyjnorë nuk ekzistojnë në origjinalitet dhe kanë pësuar ndryshime radikale sepse janë të shkruara më vonë nga dora e nje-riut. Pra, është e qartë se një gjë që thuhet apo shkruhet nga njeriu mbe-tet e kuizuar brenda botës njerëzore, e cila është relative dhe gjithashtu mbetet e kuizuar brenda kapacitetit dhe aftësive të të kuptuarit të po atij njeriu. Gjithashtu edhe ungjijtë (inx-hilët) nuk janë të shkruara në kohën e Hz. Isait e as që janë të shpallura si libra, por ata, sipas supozimeve janë të shkruara përafërsisht nga fundi i shek. I të erës sonë (v. 80), e sidomos Ungjilli i Gjonit, që është edhe Ungjilli i Katërt sipas renditjes, është shkruar në shek. e II të erës sonë. Që do të thotë se nuk janë as të korigjuara e as të porositura nga Hz. Isai, apo sipas tyre Jezu Krishti.
 
Kurse universaliteti i besimit dhe i mo-ralit, gjë e cila rezulton me një identi-tet të fortë, në start illon me universa-litetin e Kur’anit a.sh., i cili dallon nga të gjitha librat e shpallur:
 
“Dhe ai (Kur’ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar” (Tekvir, 25).
 
“Është këshillë në letë të çmueshme. Me vlerë të lartë e të ruajtur” (Abese, 13-14).“Është e vërtetë se ai (Kur’ani) është një fjalë që dallon-gjykon. Nuk është ai i parëndësishëm” (Tarik, 13-14).
 
“Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri tjetrin” (Isra, 88).
 
Islami si fe origjinale, hyjnore dhe univerzale nuk njeh “ne” dhe “ata”, gjegjësisht qendër-periferi, një vend të vetëm (single place) apo vetëm Lind-je ose vetëm Perëndim, siç është rasti me kulturën dominuese në proçesin e globalizimit, e cila shprehet se Perën-dimi dhe Amerika Veriore janë qendra e botës, kurse të gjitha rajonet e tje-ra paraqesin periferinë e kësaj fuqie kryesore. Por Islami deklaron: “Të All-llahut janë edhe Lindja edhe Perëndi-mi; kahdo që të kthehemi atje është ana e All-llahut.” (Bekare, 115). Qen-dra e kozmologjisë shpirtërore është sistemi i besimit dhe sistemi i vlerave kolektive, të cilat nuk njohin kurrfarë kuiri material ose gjeograik. Këtu mund të përmendet rasti i Tarik ibën Zijadit kur kalon në tokat e Spanjës, i cili i dogji anijet sepse ishte i bindur se nuk ka shkelë në tokë të huaj, porse e gjithë toka është e All-llahut; falja e Hz. Omerit në shkallët e kishës e jo në brendi të saj, e sidomos me rëndë-si është se muslimanët kudo që kanë shkuar kulturën vendase nuk e kanë shkatërruar e as e kanë plaçkitur, por aty atë vend e kanë ndihmuar, e kanë rizhvilluar apo ristartuar, ose atje kanë mbjellë një traditë të mirë.
 
Feja Islame është fe e bazuar në fjalën e All-llahut xh.sh.. Kjo kuptohet edhe nga vetë emri i fesë i cili është Islam. Fjala “Islam” rrjedh prej rrënjës sele-me- teslimu në arabishte, që do të thotë nënshtrim, përulje. Ndërsa në aspektin terminologjik fjala “Islam” d.m.th. nënshtrim vetëm All-llahut xh.sh. dhe të gjitha porosive të Tij.
 
E gjithë kjo që u tha në lidhje me Isla-min kuptohet nga Kur’ani Kerimi i cili nuk ka pësuar, por as që do të pësojë ndryshime edhe në të ardhmen. Këtë edhe vetë All-llahu xh.sh. e potencon shumë qartë dhe thukt në Kur’anin Famëlartë.
 
“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithësesi jemi mbroj-tës të tij” (Hixhr, 9).
 
Kur’ani si fjalë e All-llahut xh.sh. është burimi kryesor në të cilën bazohet morali-ahlaku Islam. Kur’ani nuk paraqet një mendim të njeriut, i cili kuizohet në kohë dhe në periudhë të caktuar. Por, ai paraqet fjalën e Zotit, e cila vaz-hdon për çdo kohë, për çdo periudhë dhe për çdo popull, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, gjininë, racën, shtetin apo kontinentin ku njeriu gjin-det. Para se të kalojmë në sqarimin e etikës univerzale Islame nga ana e Kur’anit, të shohim se si Kur’ani e paraqet universalitetin e vet.
Së pari Kur’ani thotë se kjo është fjalë e All-llahut xh.sh.:
 
“Ne e zbritëm atë Kur’an arabishtë, ashtu që ta kuptoni” (Jusuf, 3)
 
“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithësesi jemi mbroj-tës të tij” (Hixhër, 9).
 
Ahlaku, të cilin e porosit Kur’ani, pa-rim kryesorë të vetin ka besimin në All-llahun dhe adhurimin e Tij nga ana e njeriut. Besimi në All-llahun, i cili e përbën esencën e etikës islame, për-sëri ka një karakter të përgjithshëm. Pa dallim feje, race, gjinie, kombësie apo ideologjie, të gjithë njerëzit i thër-ret që të besojnë në All-llahun xh.sh., Një, të Vetëm dhe të Pashoq:
 
“Vërtetë, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët, sabejët (kishin lës-huar fenë e adhuronin engjëjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë për-se të pikëllohen (pasiqë besuan All-llahun, librat, të dërguarit në mesin e të cilëve edhe Muhammedin). (Beka-re,62)
 
“Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, fareisi juaj, pa-suria që e ituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-lla-hu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni deri sa All-llahu të vijë me dënimin e Tij, me të vërtetë All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”. (Teube, 24)
 
“Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)”. (Hixhër, 99)
 
Gjithashtu All-llahu xh. sh., kur tregon për qëllimin e krijimit të njeriut, thotë se njeriun nuk e ka krijuar për tjetër por vetëm për ta adhuruar Atë. (Dha-rijat, 56). Në anën tjetër adhurimin-ubudijjetin e njeriut e rezulton me një identitet-me devotshmëri-takvallëk. Kështu qoftë kur tregon për Kur’anin si udhëzues, qoftë kur urdhëron për adhurimin e All-llahut , thotë se është udhëzues për të devotshmit-muttekitë . Kjo de facto është identiteti i një be-simtari të sinqert te All-llahu xh.sh.All-llahu xh.sh. besimin-imanin e nje-riut e pranon si të vërtetë atëherë kur ai besim relektohet apo manifestohet në jetën e përditshme të tij, dhe një manifestim të tillë e quan takvallëk-devotshmëri. Po ta paraqitnim pak më ndryshe këtë që e thamë më lartë, do të shpreheshim kështu:
Besim-(iman)---Adhurim-(ubudijjet)---moral-etikë---identitet-devotshmëri (takva) e përsosur në aspektin kur’anor.
 
Ndërsa etika univerzale në Sunnet konsiston në atë që kuptojmë nga hadithet e mëposhtme:
 
Transmetohet nga Ebu Hurejreja r.a. se ka thënë: Është pyetur i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. se çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhennet, Ai u ka thënë: Devotshmëria ndaj All-llahut dhe karakteri i mirë. Pastaj është pyetur se çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhehennem. U ka thënë: Goja dhe organet seksuale.
 
Transmetohet nga Aisheja r.a. se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: Vërtetë besimtari me karakter të mirë arrinë gradën e atij që vazhdimisht agjëron dhe që falë namaz.
 
Gjithashtu në një hadith tjetër trego-het ky rast: Xhibrili i thotë Pejgambe-rit (a.s.): Të kam sjellë mekarimu ahlakun-moralin më fisnik. Çfarë është ajo, thotë Pejgamberi a.s.? Xhibrili a.s. përgjigjet:
-t’ia falish atij që të ka bërë padrejtësi,
-t’i japish atij që nuk të jep,
-t’i shkosh atij që nuk të vjen,
-mos t’ia kthesh me ofendim atij i cili të ofendon,
-t’i bësh mirë atij që të bën keq.
Pejgamberi (a.s.) thotë: Ditën e Gjy-kimit në kantarin e mu’minit gjëja më e rëndë do të jetë ahklaku-etika e mirë. All-llahu e dënon atë i cili nuk ka edukatë në të folurit.
“Njeriu me ahlak të mirë arrinë në shkallën e atij që falë namaz dhe ag-jëron”.
 
Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “A doni t’iu tregoj për atë që e dua më shumë dhe Ditën e kijametit do të jetë më afër meje? Ata i thanë po, o i Dërguari i All-lahut. “Ai i cili ka ahlak më të mirë dhe ai i cili bashkëjeton me njerëzit”.Një njeri troket në derën e një miku të vet. Kush je o i nderuar?-e pyet pro-nari. Jam unë thotë trokitësi. O i nde-ruar në këtë shtëpi nuk ka vend për dy “unë”, pasi unë veç jam një “unë”, dhe nuk e hap derën. Trokitësi shkon. Fillon të mendojë dhe përsëri kthehet dhe troket në të njëjtën derë. Pronari përsëri pyet se kush është? Tash tro-kitësi thotë: je ti. Pronari e hap derën dhe e fut brenda mysairin e tij, duke i thënë se tash më ti veç je “unë”, gjegjësisht je sikur unë. Pra Rumiu me këtë tregim dëshiron të tregojë se tek besimtarët, gjegjësisht në identi-tetin e besimtarit nuk ekziston ndjenja e egoizmit dhe dëshira vetjake, porse për besimtarin të gjithë besimtarët janë një “Ne”.
 
Poashtu edhe Imam Gazaliu, duke dashur të tregojë se jo ana e duksh-me, porse thelbi, gjegjësisht brendësia e besimtarit është me rëndësi, merr një shembull me kokrën e arës. Ata që nuk e thejnë arrën, thotë Gazaliu, mendojnë se ajo përbëhet vetëm prej lëvores së saj të fortë dhe të pashfry-tëzueshme, ndërkaq ata që e thejnë arrën arrin që ta shijojnë edhe thelbin e saj.
 
Pra e gjithë kjo tregon se, identiteti i një besimtari dhe i një muslimani është i pastër dhe i denjë për të jetuar me nderë në këtë botë. Ky identitet i ka dhënë botës yrnek jetese, e ka mbrojtur njeriun nga inati-egoizmi i shprehur nga djalli i mallkuar, kur ky nuk pranoi që t’i bëjë sexhde Ade-mit, gjegjësisht të zbatojë urdhërin e Zotit. Gjithashtu e ka mbrojtur njeriun edhe nga dominimi i epshit, sikur që dominoi te Kabili, kur ky i fundit vendosi që, për të realizuar dëshirën e tij, të shkelë edhe urdhërin e Zotit, dhe të mbytë vëllaun e vet. Poashtu ky identitet e ka mbrojtur njeriun nga dëshira për të llogaritur që njeriu të jetë i përhershëm në këtë botë, ose të mendojë se nuk do të japë llogari përpara një Fuqie Absolute-All-llahut xh. sh. për këtë botë në të cilën jeton ai. E kur ti eliminojë të gjitha këto nga njeriu, atëherë më nuk ekziston as terrorizëm, as prapambeturi, as shkel-je të të drejtave të njeriut, as vrasje të pafajshme etj. Prandaj të gjitha shpif-jet që i bëhen Islamit, që e lidhin me terrorizmin, ashpërsinë, primitivizmin, gjakpirësinë nuk mbajnë dhe nuk sh-prehin realitetin, porse ato shprehin shpirtin e atij që e shpreh, gjegjësisht fjala është releksion i asaj që njeriu e ndjen në shpirt.
 
Për këtë mund të themi se, qytetërimi bashkëkohor ashtu si është zhvilluar në perëndim që nga renesanca është eksperiment që ka dështuar. Qytetëri-mi bashkëkohor ka dështuar pikërisht për shkak se premisat mbi të cilat janë mbështetur ishin fals, sepse ai qytetërim është mbështetur mbi kon-ceptin njerëzor, i cili përjashton atë që është më qenësore për gjendjen njerëzore. Nga kriza e thellë shpir-tërore e cila po shkaktohet veniten gradualisht rrënjët e shpirtit të tij dhe gjithashtu shkaktohet kriza e ambien-tit izik, gjegjësisht kriza ekologjike.
 
Kurse në anën tjetër, në mungesë të besimit, etikës dhe identitetit fetar, bota i ka ofruar njeriut një mirëqenie materiale, por kjo ka arritur të sjellë hutinë më të rrezikshme në jetën relig-jioze të njeriut bashkëkohor të Perën-dimit, sidomos në Amerikë, ku ndjehet më së ashpëri nevoja për rizbulim të botës shpirtërore... Është pikërisht kjo huti që qëndron në thelb të tollovisë së thellë të cilën njeriu e vëren në fushën e religjionit në Perëndim dhe e cila i bën të mundshëm elementet të ikin sa më larg mundësisë së të shenjtës për absorbimin e energjive të njerëzve me qëllim të mirë dhe më shumë për t’i davaritur sesa për t’i integruar forcat e tyre psikike.
Ndërsa Rene Guenon këtë e përshkru-an kështu:
 
“Prandaj, në të vërtetë, individualizmi është shkaku vendimtar i dekadencës së tashme të Perëndimit me qenë se ai siguron, si të thuash, forcën tërheqë-se për zhvillimin ekskluziv të më të voglave mundësi të njerëzimit të atyre që nuk kërkojnë ndërhyrjen e asnjë elementi mbinjerëzor për t’ua mun-dësuar të zgjerohen dhe të cilat, për-kundrazi, mund të bëjnë vetëm ashtu, në mungesë të çdo elementi të tillë, meqenëse ata qëndrojnë, pikërisht, në polin kundruall gjithë spiritualitetetit dhe intelektualitetetit të vërtetë. I ndjeri Kemal efendiu, një hoxhë dhe një intelektual i trojeve tona, duke dashur të shpreh gjendjen e popullit tonë në trevat tona, në një vjershë të tij të shkruar në illimin e pjesës së dytë shek. XX, thotë:
 
As vend mbeti, ah, as nder, as Zot! Nderi i vendit na iku dore... Çdo gjë iku për llogari të të huajit, Kurse neve na mbeti të qajmë prore...
 
Spiunllëku sikur na qenkësh punë e mirë, pisllëqe e hile nëpër sokakë vijnë vërdallë; Objekt shpifjesh-njerëzit e lirë; A na ka hije ne të jemi të tillë?
 
As namaz, as nderim nëpër faltore; në këtë shekull mos fol për agjërim... Pa shih: pesë-dhjetë gota verë na qen-ka nevojë! Ç’mund të thotë ai që sheh këtë hall të popullit tim?
 
----------------------------------------------
1) Shih, Edward Said, Oryantalizm-Söürgeciligin Kesif Kolu, Pinar Yayinlari, Stamboll, 1991, f. 191.
Ky koncept shpreh përjashtimin kategorik  të qytetërimeve  tjera,  i cili në mendimin perëndimor në përgjithësi  dhe  në mendësinë  politike  në veçanti,  shekuj  me  radhë  ka  luajtur një rol të rëndësishëm.
2) Shih,  Qani  Nesimi,  Arnavut Ortodoks  Kilisesi,  temë magjistrature e pabotuar, Samsun, 2000,  f. 21; Ahmet  Davutogllu,  Vetëperceptimet  e qytetërimeve,  Logos-A,  Shkup,  2002, f. 37.
3) Davutogllu, f. 37.
4) Vuko Paviqeviç, Bazat e Etikës, Rilindja, Prishtinë, 1981, f. 353.
5) Po aty, f. 420-424.
6) Sinasi Gündüz, Din ve nanç Sözlüglü, Vadi, Ankara, 1998, f.190.
7) Davutogllu, f. 76. 
8) Po aty, f.196.
9) Bekare, 183.
10) Bekare, 2.
11) Imam  Neveviu,  Rijadus-Salihin, përkth.  Miftar  Ajdini,  Qemal  Morina dhe Nexhat Ibrahimi, Shkup:  Logos-A  1996, f.224.
12) Neveviu, vep. e cit. f. 225.
13) Suleyman Ates, Büyük  Islam  Ilmihali, Yeni Ufuklar Nesriyat, Stamboll, (datë botimi nuk ka), f. 513.
14) Po aty, f.514.
15) Po aty.
16) Annemarie  Schimmel,  Odgonetanje  Bozijih  Znakova-fenomenoloski pristup  Islamu,  El-Kalem,  Sarajevë, 2001, f. 99.
17) Ali Bullaç, Nuh’un Gemisine Binmek, Beyan Yayinlari, Stamboll, 1992, f. 191.
18) Sejjid H. Nasr,  Islami dhe brenga e  njeriut  modern,  Logos-A,  Shkup, 2000, f. 36.
19) Po aty, f. 125.
20) Rene Guenon, Kriza e Botës Bashkëkohore, Drita e  jetës, Gjilan, 1997, f. 96.
21) Kemal  Efendi  Aruçi,  Vjershat  e mia,  ed. Muhammed Aruçi,  Logos-A, Shkup, 2000, f. 297.