Roli dhe përgjegjësia e fesë në botën e sotme Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
 Dr. Salahuddin Sayedi 
 
Bota po zvogëlohet dita-ditës dhe ngjarjet në njërën anë të botës ndikojnë në jetën e individëve në anën tjetër të saj. Thjeshtë, nuk mund të rrimë e të vështrojmë këto probleme, të cilat duam apo s’duam ne, janë edhe tonat. Deklaratat apo shpalljet e lëshuara në periudha të ndryshme të historisë nga individë të vetëshpallur apo ekstremistë të të gjitha ngjyrave dmth. të feve të ndryshme, nuk do të thotë që në të vërtetë janë pjesë organike e feve respektive dhe as e vlerave që ato përfaqësojnë.
Gjithashtu nuk mund të themi se një kulturë është e përparuar nisur nga fakti se i takojmë asaj dhe të tjerat janë të prapambetura sepse na duken ndryshe.

Le të flasim / përqendrohemi mbi is-lamin. Mbi të gjitha sepse duhet të dallojmë islamin e vërtetë nga ekstre-mizmi islamik. Duhet të themi hapur se lufta legjitime kundër ekstremizmit nuk është luftë kundër fesë. Islami është një nga dy besimet më të përha-pura në botë. Nuk është e mundur të injorosh një grup kaq të madh be-simtarësh, thjeshtë, sepse mendojnë ndryshe apo sepse disa ekstremistë apo fanatikë i përkasin së njëjtës fe. Mënyra racionale e të menduarit na nxit, që në bazë të fenomeneve që përmendëm më sipër, të njohim fenë dhe rëndësinë e saj për njerëzimin.

Ndërthurja e kërkesave politike dhe sociale me urdhëresat e Zotit, konside-rohet (në pamje të parë) si një realitet i së shkuarës mesjetare. Megjithatë, shpeshherë, këto kërkesa rrjedhin apo janë nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të fesë sidomos në vendet islamike dhe tek myslimanët në përgjithësi. Sipas islamit, të gjithë profetët e njerëzimit (mes të tjerëve Ibrahimi, Izaku, Ismaili, Jakubi, Jusui, Musai, Junusi, Isai, etj.) u dërguan nga Zoti (Allahu) që t‘i tre-gojnë njerëzimit rrugën e drejtë.

Islami ilustron domosdoshmërinë dhe vlerën që përfaqëson feja monoteiste për njërëzimin. Kjo fe ka përmbushur misionin e saj në segmente të ndry-shme kohore të historisë njerëzo-re. Profeti i fundit ka qenë pikërisht Muhamedi (Zoti e bekoftë). Në këtë kontekst, fetë monoteiste dhe pro-fetët e tyre e kishin për mision t’i tre-gonin njerëzimit rrugën e drejtë, e cila na çon drejt lumturisë, qetësisë dhe vëllazërisë, gjendje shpirtërore kjo, në të cilën duhet ta gjejë veten qe-nia njerëzore, e cila është unike, dhe me rëndësi të pakrahasueshme. Nëse nuk i shikojmë gjërat nën këtë prizëm, atëherë nuk mund ta kuptojmë drejtë misionin e këtyre feve, respektivisht, atë të Islamit.

Feja dhe besimi tek Zoti i jep njeriut forcën e duhur shpirtërore për të ecur në rrugën e duhur, në mënyrë që të arrijë suksesin e vërtetë. Siç e thamë edhe më sipër, në historinë e Islamit – ashtu sikurse edhe tek fetë e tje-ra – ka pasur dhe ka momente kur është abuzuar me fenë. Por, diferenca e mendimeve në vetvete nuk përbën shkak për shqetësime apo konlik-te. Problemi illon kur duam me çdo kusht të imponojmë mendimin tonë. Mendoj se pasioni i tepërt dhe mënyra e ekzagjeruar e imponimit të opinio-nit të secilit është i dëmshëm për vetë bartësin.

Në pamje të parë, uniteti i mendimit në islam, ashtu sikurse edhe tek be-simet e tjera, nuk është perfekt. Ek-zistojnë dhjetra rryma mendimesh brenda fesë islame. Por, asnjë prej tyre nuk mund dhe nuk duhet të mohojë burimet kryesore dhe bazat e fesë së vet. Myslimani beson se nëse islami zbatohet siç duhet, çdo besimtar dhe jobesimtar i ka të garantuar të drejtat dhe sigurinë e tij. Shteti islamik e ka për obligim, mbrojtjen dhe sigurimin e mjaftueshëm edhe të jobesimtarëve që jetojnë në atë shtet. (Ahlu-Dhim-ma).

Mendja apo intuita njerëzore nuk mjaftojnë për të dalluar të mirën nga e keqja. Ligjet e njerëzimit, siç e tregon edhe në praktikë jeta e përditshme, shpesh s‘janë të përkryera dhe janë të pamjaftueshme. Jam i mendimit se ata që vrasin dhe terrorizojnë, e kanë braktisur rrugën e Zotit dhe gradua-lisht e kanë humbur illin në atë masë, saqë e kanë harruar se cili është qëlli-mi kryesor i fesë dhe misioni i saj. Një prej personaliteteve më të rëndë-sishme të islamit në epokën e hersh-me të tij, kalii (kryetari) i dytë i mus-limanëve cOmar ibn al-Khattab, ka thënë: „Jetoni jetën e kësaj bote dhe silluni sikur të jetoni aty gjithë jetën. Përgatituni për jetën pas vdekjes duke menduar se vdekja mund t’ju vijë qysh nesër.“ Kjo thënie e goditur dhe e mençur, në kombinim me tekstet e tjera fetare, mund të na tregojë rrugën e drejtë në jetë. Islami është besimi që e udhëzon njeriun në këtë botë dhe në të njejtën kohë e pregatit atë për jetën pas vdekjes.

Në Islam gjejmë mjaft vlera të çmuara si respekti ndaj të moshuarve, prindër-ve, arsimit, punës si dhe ndaj meny-rës së ndershme të itimit të pasurisë. Theksi vihet tek sjellja me përgjegjë-si ndaj të drejtave dhe përgjegjësive personale të individit, në familje dhe në shoqëri. Nëse një komunitet, luha-tet të marrë vendim mes ndërtimit të një xhamie dhe ndërtimit të një ure, Islami shpesh i jep përparësi ndërtimit të urës.

Në Islam ajo që ka rëndësi është qël-limi. Nëse i buzëqesh tjetrit me qëlli-min për të kryer vepra të mira, nëse i largon gurët nga rruga që të tjerët të mos pengohen, nëse përpiqesh të mos i bësh tjetrit atë që s’do të dëshiroje Dr. Salahuddin Sayedi01/ 2005 Drita Islame 19që të tjerët të të bënin ty, atëherë ti je i vetëdijshëm se Zoti do të të shpër-blejë. Këto janë vlerat, të cilave duhet tu përmbahet myslimani i vërtetë. Is-lami e nuk e koncepton njeriun vetëm në aspektin e kësaj bote, por i jep atij shpresë edhe nga aspekti i botës së përtejme. Islami e njeh principin se të gjithë individët janë të barabartë para ligjit, ndërsa konsideron se më i miri mes individëve është ai që është më besimtari. Në sajë të karakterit të tij ndërnacional, ndëretnik dhe universal, islami qëndron në antitezë me nacio-nalizmin dhe racizmin.

Profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi qofshin me të) në vitin e 10-të hixhri –pas emigrimit- (632 vjet pas Krish-tit) kreu pelegrinazhin e tij të fundit në Mekë (haxhin) ku dhe më këtë rast mbajti një fjalim të shkurtër (mesazhi I fjalimit të fundit në Mekë), që pati mjaft rëndësi për myslimanët. Në këtë fjalim mes të tjerash tha: „O njerëz, gjaku dhe pasuria juaj, ju është ndalu-ar reciprokisht… Gjithçka (e gabuar) ka egzistuar para islamit … është anulluar dhe tejkaluar … Të gjithë njerëzit janë bijtë e Ademit dhe Ademi u krijua nga dheu.“ Allahu në Kuran thotë:

„O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një fem-re, ju bëmë popuj e ise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Al-lahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqiat – më i devotshmi ndër besimtarët).“(Kurani i shenjtë 49:13)

Sipas islamit njerëzimi përfaqëson një familje, që rrjedh pra prej një babai dhe një nëne, një familje kjo, që shkon drejt një qëllimi inal. Uniteti i njerëzi-mit dhe barazia e të gjithë individëve me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre konsiston në familjen e përbashkët të Adamit dhe Evës. Çdo qënie njerëzo-re është anëtare e familjes universale të themeluar nga babai dhe nëna e përbashkët, prandaj dhe për rrjedhojë asaj i lind e drejta për të përituar nga avantazhet e përbashkëta si dhe të trashëgojë përgjegjësi të njëjta. Nëse njerëzit ndërgjegjësohen se të gjithë rrjedhin prej Ademit dhe Evës, të cilët u krijuan nga Zoti, nuk do të mund të egzistonin paragjykimet raciale dhe padrejtësitë shoqërore apo qytetarët e dorës së dytë. Për pasojë, njerëzit do të ishin të bashkuar në sjelljen e tyre shoqërore, siç janë të bashkuar natyrshëm nga fakti që i përkasin një familjeje. Marrëdhëniet mes individit dhe shoqërisë bazohen pikërisht tek origjina e njëjtë dhe qëllimi inal i jetës shoqërore në Islam.

Nëse individi është i shëndetshëm, atëherë është kontribues ndaj sho-qërisë. Si shpërblim atij pastaj i ta-kon e drejta për siguri dhe kujdesje. Në këtë rast individi është përitues (i kontributit shoqëror) dhe shoqëria është kontribuese (ndaj individit). Nga kjo duket, se obligimet dhe të drejtat ndërvaren reciprokisht në mënyrë har-monike. Përgjegjësitë dhe interesi janë reciproke.

Përveç unitetit të njerëzimit në bazë të origjinës dhe qëllimeve inale, së bashku me përgjegjësinë reciproke dhe interesin reciprok mund ta ka-rakterizojmë jetën shoqërore në islam edhe nga pikëpamja e bashkëpunimit në bazë të një atmosfere të besimit dhe mirëbërjes. Kjo është e dukshme në njohjen e të drejtave të plota të in-dividit mbi jetën, pasurinë dhe nderin. Gjithashtu, është mjaft i qartë edhe roli eikas që luan individi në fushën e etikës dhe moralit në shoqëri. Gjithç-ka thamë më sipër, na detyron/shtyn të relektojmë mbi përgjegjësitë tona ndaj shoqërisë dhe botës. Duhet të parandalojmë shkarjen e mëtejshme të botës në mundime të pafund dhe tragjedi njerëzore. Duhet të themi të vërtetën edhe nëse jemi të ndërgjegjs-hëm për pasojat negative që mund të ketë kjo mbi ne. Gjatë kryerjes së ob-ligimeve tona duhet të tregohemi lar-gpamës dhe të kujdesshëm, në mëny-rë që në realitet të mos veprojmë në kundërshtim me qëllimet tona të mira e fisnike.

Përderisa nuk do të mund të bëjmë dallim mes myslimanit të vërtetë e paqedashës dhe fanatikëve apo ek-stremistëve, problemin veçse do ta zgjerojmë në vend që ta zgjidhim atë. Përpjekja jonë për të luftuar ekstre-mizmin fetar dhe fanatizmin e çdo lloj feje apo ngjyre, nuk duhet të kuizohet vetëm në përdorimin e forcës apo tan-keve si dhe në organizimin e ‚lojrave agjenturore‘ të shërbimeve të ndrysh-me sekrete, në ushtrimin e presioneve direkte e indirekte dhe persekutimin e feve të ndryshme dhe në këtë kon-tekst edhe atë islame.

Lufta jonë kundër plagës së ekstre-mizmit dhe terrorizmit duhet të jetë e organizuar në mënyrë komplekse dhe preçize, në mënyrë të ngjashme me një ndërhyrje kirurgjikale. Çdo aplikim i saj në mënyrë përgjithësuese, do të ishte mjaft i dëmshëm. Në këtë kon-tekst, do të theksoja rëndësinë e ma-save parandaluese dhe riedukuese, të cilat për mendimin tim kanë qenë të pamjaftueshme. Duhet të eleminojmë burimet ku terrorizmi gjen justiikimin. Njerëzit duhet të kuptojnë se terrori nuk ka gjasa të triumfojë dhe se për-faqëson një rrugë të gabuar. Terrorizmi dhe dhuna nuk janë eksluzivitet i botës islame, ato nuk u shfaqën për herë të parë më 11 shtator 2001 dhe as zh-duken me eleminimin e kësaj apo asaj organizate (terroriste). Kjo është një luftë afatgjate, e cila kërkon drejtësi, durim dhe punë këmbëngulëse me karakter universal. Është e nevojshme që në këtë proces të përfshihet i gjithë opinioni publik botëror, duke përfshirë vetë përfaqësuesit fetarë. Ekstremistët dëmtojnë në fakt,vetë fenë e tyre.

Nuk duhet të lejojmë mendime që përhapin iluzionin se këto çështje nuk na përkasin ne. Një mendjelehtësi e tillë e ka çmimin e lartë. Mendoj se gjatë gjithë viteve 90-të një mendësi e ngjashme diktonte politikën e mbyll-jes së syve ndaj gjakderdhjes në Afga-nistan.

Shpesh ndeshim me një trajtim jo se-rioz të vlerave fetare. Ndodh që disa njerëz ngatërrojnë shpesh islamin me doket dhe traditat e banorëve të ven-deve myslimane apo me regjimet që sundojnë në këto vende, duke krijuar një imazh të gabuar mbi fenë në fjalë. Do të apeloja që gjithmonë të jemi vetvetja dhe të kryejme vepra të drej-ta, jo vetëm se këtë e kërkon njëri apo tjetri, por sepse ato janë të drejta në vetvete.

Duhet thënë, se kohët e fundit me myslimanët abuzohet pa shkak. Disa herë, lindin probleme dhe për faktin e thjeshtë ata janë besimtarë. Shpesh të krijohet përshtypja se për disa per-sona përbën problem vetë besimi. Egziston tendenca për të parë tek çdo mysliman, ekstremistin potencional, si dhe për të parë në çdo mendim kritik, qëllime të rrezikshme. Këto tendenca janë të demshme për çdo shoqëri. Këto opinione shpesh e kanë origjin-ën tek deformimi profesional dhe tek këndvështrimi sipërfaqësor dhe emo-cional i çështjeve. Koncepti i izolimit dhe kuizimit të veprimtarisë së të gjithë beimtarëve, nën ndikimin e disa ngjarjeve të caktuara, është i thjeshtë për t’u zbatuar  i gabuar në përmaj-tje e me pasoja. Një koncept i tillë, i zhvesh besimtarët nga përgjegjësia e tyre për t’i korrigjuar gjërat. Këtë me-todë veprimi, në teori shumë vetë s’e pranojnë, por në praktikë e aplikojnë atë dhe për këtë kam fakte në dispozi-cion. Për fat të keq, as Republika Çeke nuk përbën përjashtim në këtë drej-tim. Një metodë e tillë është jo vetëm kontraproduktíve por edhe në interes të vetë ekstremistëve.

Në përfundim të këtij diskutimi, do të doja të theksoja se nuk duhet të har-rojmë përgjegjësitë tona mbi fenome-net pozitive e negative që ndodhin sot në botë. Nuk mjafton të themi: „Fajin e kanë ata“ duke harruar përgjegjë-sitë tona.

Krijimi i një koalicioni të madh shpir-tëror është ideal i çmuar, për të cilin duhet punuar me përkushtim. Kjo nuk do të thotë shkrirje e feve dhe e ideve të ndryshme. Nëse duam të punojmë seriozisht në drejtimin e përmendur duhet t’u krijojmë të gjithë paqedas-hësve mundësinë për të vepruar li-risht.

Kam një besim të patundur se puna jonë ka kuptim, se duhet të litet për problemet, se duhen identiikuar e analizuar ato pa paragjykime dhe ha-pur, si dhe duhen gjendur rrugët për ndreqjen e tyre. Tjetër rrugëzgjidhje nuk ka.

Zoti bekoftë çdo aktivitet e punë të ngjashme me këtë veprimtari tonë të sotme.

Përgatiti dhe korrektoi kolektivi i www.islamweb.sk

Përktheu në gjuhën shqipe:  Dr. Artan Qineti