Përfaqësimi i vërtetë i fesë në shembullin e Pejgamberit a.s. Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
 Shkruan: Dr. Metin Izeti
 
“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më  së miri atë që  është  larguar nga rruga e Tij dhe Ai  di më  së miri për të udhëzuarit” (Nahl, 16:125);
“... e ti (o Muhammed) thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë” (Haxhxh, 22:67);
“O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar, përgëzues dhe qortues” (Ahzab, 33:45).
Ajetet e sipërpërmendura dhe një numër i konsiderueshëm i ajeteve tjera në Kur’an në mënyrë direkte ose indirekte përfaqëson mënyrën e vërtetë të prezentimit të fesë edhe atë nëpërmjet të shembullit të Pejgamberit a.s.. Përjetimi i vërtetë vlerave fetare në shoqëritë e pejgamberëve dhe brezave të ndryshëm të historisë së shoqërisë njerëzore i nxjerr ata prej të qenit utopiste dhe të pakapshme për njeriun.
 
Si pejgamberët tjerë ashtu edhe Muhammedi a.s. në proçesin e thirrjes dhe përkujtimit të vlerave të vërteta njerëzore dhe fetare ka ndjekur vijën e shpalljes dhe vetëm nëpërmjet të saj ka arritur të jetë i suksesshëm. Ky proçes profetik njëkohësisht është edhe shembull për ithtarët e tij në përfaqësimin e vlerave të prezentuara nga ana e Pejgamberit a.s.. Ka disa karakteristika të cilat dukshëm kanë ndikuar në suksesin e pejgamberëve e posaçërisht të Pejgamberit a.s.. Ndër më të rëndësishmet mund të përmenden
 
1. Dija
All-llahu xh.sh. të dërguarit e Tij i furnizoi me dije më të lartë se popujt të cilëve ua prezentonin të vërtetat hyjnore. Ademit a.s. ia mësoi emrat (konceptet), Idrisin a.s. e ngriti në një pozitë të lartë, Sulejmanit a.s. ia mësoi gjuhën e gjallesave, Davudit a.s. dhe Jusuit a.s. ua mësoi hikmetin (urtinë), Musait a.s. ia dha muxhizen me të cilën i mposhti të gjitha magjitë e magjistarëve më të lartë, Isait a.s. ia mësoi mjekësinë sipërore, kurse për Muhammedin a.s. në Kur’an thotë:
“... All-llahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije...” (Nisa, 4:113).
Pikërisht për këtë prezentuesi i vlerave të vërteta islame duhet të jetë i furnizuar mirë me dituri për gjërat të cilat i prezenton, ai duhet shumë mirë të njohë tërësinë e urdhërave dhe ndalesave fetare të prezentuara në burimet kryesore, në Kur’an dhe Sunnet. S’do mend se individi nuk ka mundësi të sqarojë vlerat të cilat vetë nuk i ka të qarta sa duhet. Për pasojë ai duhet të njohë mirë edhe diciplinat e kohës dhe hapësirës në të cilën jeton, të njohë imtësitë e gjuhës, të dijë si illon dhe si mbaron fjalia dhe çfarë kuptimesh mund të dalin prej saj, të ketë njohuri evidente për përmasën sociale, izike dhe kulturore të shoqërisë ku përfaqëson vlerat dhe të vërtetat fetare.
 
2. Estetika e të folurit
Të folurit estetik dhe struktura e mirë e fjalive është mjaft e rëndësishme në prezentimin e vlerave fetare. Për të qenë fjala më estetike ajo ka nevojë të rrjedhë prej çiltërsisë dhe sinqeritetit të zemrës. Bisedat që nuk e posedojnë përmasën e sinqeritetit dhe zemrës nuk kanë mundësi të jenë estetike edhe atë për një shkak shumë të thjeshtë, për shkak se estetika është diciplinë shpirtërore dhe nuk e duron mashtrimin. Bisedat që janë larg prej sinqeritetit ose janë të dobëta nga aspekti i retorikës ose janë jonxitëse nga aspekti i qëllimit. Kur’ani në lidhje me këtë thotë: “A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë e degët e saj janë lartë, e që me vullnetin e Zotit ajo jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu, pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë. Dhe shembulli i fjalës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar” (Ibrahim, 14:24-26).
Krahas këtij parimi duhet të kihet parasysh edhe ajo se në të gjitha mjediset nuk ka mundësi të përdoret metoda e njëjtë.

Pejgamberi a.s. liste rrjedhshëm, fjalët e tija ishin të qarta, sqarimet ishin të bukura, metodat e tija ishin të ëmbla, vërejtjet simpatike, fjalët e tija ishin mjaft motivuese, edhe kur hidhërohej ishte i urtë, në çdo moment ishte i zgjuar, ishte tepër i mëshirshëm dhe kishte konsideratë për problemet e njerëzve. Pejgamberi a.s. nuk liste pa nevojë dhe nuk fyente askend gjatë bisedës së tij. Në ndejat ku liste Pejgamberi a.s. asnjëherë nuk litej me zë të lartë e as që ai duke ligjëruar e ngriste tepër zërin.
 
3. Modestia dhe butësia
All-llahu xh. sh në Kur’an urdhëron:
“Ti thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata me atë mënyrë që është më e mira...” (Nahl, 16:125).
Prezentimi i parimeve fetare duhet të bëhet me urti, këshillë të mirë, gjuhë të ëmbël dhe me modesti pasi kjo mënyrë është e vetmja e cila ka mundësi të ledhatojë zemrën e bashkëbiseduesit ose masës të cilës i drejtohemi. All-llahu
xh. sh. kur e dërgoi Musain dhe Harunin a.m.s. te faraoni iu tha:
“Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtetë e ka tepruar. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet” (Ta Ha, 20:43-44).
Bisedat të cilat në vete përmbajnë kryelartësi, dozë të dhunës dhe kërcënimit shumë pak mund të nxisin dhe motivojnë bashkëbiseduesit në pranimin e të vërtetave. Kur’ani e urdhëron Pejgamberin a.s. që të mos jetë i ashpër dhe kërcënues. Në Kur’an thuhet:
“Ti ishe i butë ndaj tyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do të shkapërderdheshin prej teje...” (Ali Imran, 3:159).
Për pasojë individët të cilët kanë dëshirë të prezentojnë të vërtetat fetare duhet të jenë të butë, të qetë dhe të lasin butë e ëmbël. Karakteri njerëzor në esencë ka averzion ndaj fjalëve të ashpra dhe fyese. Gjithashtu edhe modestia ishte një prej karakteristikave themelore të Pejgamberit a.s.. Ai asnjëherë veten nuk e shihte më të vlefshëm se të tjerët, nuk bënte ndarje në pikpamje të krijimit mes njerëzve. Ai nuk kishte aspak kryelartësi dhe urdhëronte se ai që ka një grimcë të kryelartësisë nuk do ta shohë me sy xhennetin. Ditën kur u çlirua Mekkeja, përderisa shokët e Pejgamberit a.s. e pastronin Qaben prej idhujve, ai shkoi në kodrën Safa dhe u ul të pushojë në një vend pak më të lartë. Banorët e Mekkës të cilët e pranonin në ato momente Islamin vinin dhe deklaroheshin për pranimin e Islamit para Muhammedit a.s.. Në mesin e tyre edhe Ebu Bekri r.a. kishte marrë për dore babain e tij plak i cili ende nuk ishte musliman dhe kishte ardhur para Pejgamberit për të pranuar Islamin. Kur e pa Pejgamberi a.s., tha: “Pse e ke munduar plakun të vijë deri këtu? Unë do të shkoja tek ai”. Ai kështu sillej me njerëzit dhe në këtë sjellje të tij ishte i fshehur sekreti i suksesit të Tij.
 
4. Zemërgjerësia dhe mëshira
Zemërgjerësia dhe mëshira janë ndjenja të cilat e zbusin ashpërsinë, e shkrijnë urrejtjen dhe hidhërimin dhe në vend të armiqësisë e vendosin miqësinë. Vetë thirrja në Islam dhe prezentimi i vlerave islame është një lloj i zemërgjerësisë dhe mëshirës. Pasi me të njeriu dëshiron që vlerat të cilat i posedon vetë dhe për të cilat mendon se janë të vërteta t’ua përcjellë edhe të tjerëve. Karakteristika kryesore e Pejgamberit a.s. ka qenë mëshira dhe sjellja me zemërgjerësi ndaj njerëzve. Kur’ani thotë kështu:
“Juve ju erdhi i dërguar nga lloji i juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët” (Tevbe 9:128);
“E Ne të dërguam o Muhammed vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat” (Enbija 21:107).
Pikërisht për këtë personi i cili merr përsipër prezentimin e vlerave të përfaqësuara në shembullin e Pejgamberit a.s. duhet të jetë i mëshirshëm dhe zemërgjerë ndaj problemeve dhe të posedojë shpirt i cili gjithnjë do t’ia dëshirojë të mirën njerëzimit.
 
5. Marrëdhëniet ndërnjerëzore
Nëse analizohen me vëmendje jeta, sjelljet dhe porositë e Pejgamberit a.s. që ua ka bërë të tjerëve, do të shihet qartë se ai me sjelljet e tija pozitive ka punuar edhe në ndërtimin e personalitetit të brendshëm gjegjësisht në orientimin pozitiv të ndjenjave dhe dëshirave të njerëzve por edhe në rregullimin e marrëdhënieve mes njerëzve duke mos u lënë derë të hapur përleshjeve dhe ndeshjes së interesave. Pejgamberi a.s. aq sa u kushtonte rëndësi ibadeteve kryesore aq u kushtonte rëndësi edhe marrëdhënieve ndërnjerëzore. Një ditë duke ndejtur me shokët, Pejgamberi i pyeti: Kush sipas jush ka bankrotuar (mulis)? Shokët i thanë: “Sipas nesh i bankrotuar është ai i cili e ka humbur tërë pasurinë dhe paratë”. Ndërsa Pejgamberi a.s. u ka thënë: “I bankrotuar prej ummetit tim është ai që në Ditën e kijametit do të dalë me namaz, agjërim dhe zeqat por njëkohësisht edhe me fjalë fyese të përdorura për njërin, me shpifje
për një të dytë, të tretit ia ka ngrënë pasurinë pa të drejtë, të katërtit ia ka derdhur gjakun pa të drejtë, të pestin e ka rrahur dhe i tillë do të dalë para All-llahut xh.sh.. Atëherë sevapi i ibadeteve të bëra do t’ju jepet atyre që kanë hak në te dhe në fund edhe gjynahet e tyre do t’i ngarkohen dhe si pasojë e tërë kësaj do të hudhet në xhehennem”.
Pejgamberi a.s. ummetit të vet ia ka tërhjekur vërejtjen që të jetë i edukuar në gjuhë, të mos rrejë, të mos shpifë, të mos përgojojë dhe të mos ngjallë përleshje në mes njerëzve. Atij aspak nuk i vinte mirë që të litet për dikë keq në mosprezencën e tij. Pejgamberi a.s. i kushtonte rëndësi të posaçme njeriut. Ai kur e shihte dikënd në rrugë e përshëndeste, afrohej ia jepte dorën dhe lutej për të. Ashtu që secili prej njerëzve mendonte se Pejgamberi a.s. atë e do më shumë se të gjithë të tjerët. Pejgamberi a.s. gjithmonë e mbante fjalën dhe asnjëherë nuk e shkilte premtimin e dhënë. Ata të cilët bënin një sjellje të këtillë i konsideronte si munaikë. S’do mend se edhe personi i cili pretendon të lasë dhe të sillet në emër të Pejgamberit duhet t’i ketë parasysh këto cilësi dhe sjellje të Pejgamberit a.s..
 
6. Etika dhe morali
Njëra ndër cilësitë esenciale të Pejgamberit a.s., për të cilën e lëvdon edhe Kur’ani, është etika dhe morali i pashoq i tij. Pejgamberi a.s. veten nuk e konsideronte mbi ligjet të cilat ua tregonte njerëzve, por atë që e liste njëkohësisht edhe e vepronte. Morali i tij ishte Kur’ani dhe parimet e paluhatshme të tij.
Nuk ka dyshim se prezentimi i vlerave, krahas teorisë, edhe në praktikë është më i suksesshëm se sa prezentimi i tyre vetëm me fjalë. Nuk ka asnjë vepër të cilën Pejgamberi a.s. ka kërkuar të bëhet kurse ai të mos e ketë bërë. Për pasojë nuk është e logjikshme që prezentuesi i vlerave islame prej të tjerëve të kërkojë vepra të cilat nuk i bën vetë. Jeta e Pejgamberit a.s. ka qenë metoda më frytdhënëse e thirrjes së tij. Kur’ani në këtë kontekst thotë:
“O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni”! (Saff, 61:2-3).
Morali i njeriut matet në të gjitha dimensionet e jetës së tij shoqërore. Morali i mirë i tij relektohet në uljen, ngritjen, të folurit, heshtjen, ecjen, përgjigjen ndaj pyetjeve etj. Pejgamberi a.s. dëgjonte me vëmendje bashkëbiseduesin, kthehej tërësisht kah ai dhe gjithnjë përgjigjej me edukatë në pyetjet e parashtruara.
Pejgamberi a.s. në vete përmbante të gjitha cilësitë të cilat nevojitet t’i ketë një mësues dhe edukues. Për pasojë të gjithë ata të cilët kanë dëshirë ose pretendojnë të prezentojnë vlerat e përfaqësuara në shembullin e Pejgamberit a.s. duhet të ndalen dhe të analizojnë cilësitë dhe metodat parësore të Pejgamberit a.s., të mundohen që me ta pikë së pari të stolisin veten e pastaj të mundohen që në mënyrë adekuate t’i përcjellin në shoqëritë e tyre.