| Psikologjia e festave në Islam |
|
|
Shkruan Dr. Musa MusaiFestat, përbëjnë mjetin më kryesorë të krijimit të vlerave të reja sociale dhe kulturore për një shoqëri. Festat në vetvete ngërthejnë çaste dhe momente hareje, gëzimi, lumturie, kënaqësie, afrimi mes njerëzve e kështu me radhë. Si parim islami nuk është kundër festave dhe manifestimeve të cilat nuk i tejkalojnë dhe nuk shkelin normat e ligjshmërisë islame dhe janë në përputhje me moralin islam.
Ngase ndër misionet më kryesore të festave janë edhe përceptimi i tyre si mundësi që njeriu të kuptoi identitetin që ka si dhe kthimin në vetvete d.m.th. në kulturën dhe civilizimin që i përket.
Prandaj nuk duhet marrë islamin si një koncept shumë i mbyllur dhe konzervativ, që disa përpiqen t’ia përngjajnë asaj kutisë magjike ku fshihet diçka që nuk e di askush se ç’është. Feja islame në përgjithësi merret dhe rreh problematika të ndryshme pa marrë parasysh lëmisë që i përkasin ato. Dhe në këtë drejtim përkrah manifestimet dhe festat të cilat ngjallin kureshtjen dhe kërshërinë mes njerëzve, për vepra bamirësie ndaj të varfërve, skamnorëve, bonjakëve dhe fareisit në përgjithësi. Ndërsa sa i përket konceptit islam në lidhje me festat dhe manifestimet të cilat ndërmerren nga njerëzit në kuadër të manifestimeve të këtilla që nuk shmangen nga koncepti islam, nuk ka dyshim se feja islame përkrah dhe nxit njerëzimin drejt tyre. Atëherë, a thua që neve mund të festojmë çdo festë që na ofrohet në shoqërinë tonë, që nga një pjesë e konsiderueshme e popullatës festohen? Nuk do të thotë që besimtari musliman të jetë pjesëmarrës në të gjitha festat që i festojnë të tjerët. Por ne që në illim paraqitëm atë se nëse në manifestimet dhe festat në të cilat nuk thyhen normat e ligjshmërisë islame dhe ruhet kodi i sjelljes morale islame, atëherë nuk ka aspak nevojë që dikush të ngurojë dhe mos jetë pjesëmarrës në tubime apo manifestime të kësaj kategorie. Por duhet ditur që secili musliman është e nevojshme që në aspekt të përparësive në lidhje me festat islame në radhë të parë të jenë festa e Fitër (ramazan) Bajramit dhe Festa e Kurban Bajramit. Nuk duhet harruar se në kalendarin islamik ka edhe shumë festa të tjera të rëndësishme të historisë të këtij besimi në lidhje me ngjarjet dhe personalitetet e shquara islame. Në radhë të parë këtu duhet të përmendim Lindjen e Muhamedit a.s. apo e njohur te ne si festa e Mevludit dhe Hixhretin, si ngjarje shumë e rëndësishme në aspekt të përhapjes dhe zhvillimit të shoqërisë islame në mbarë botën. Festa këto në të cilat ne të gjithë jemi të detyruar që të çojmë në vend mesazhin dhe porositë të cilat dalin prej tyre. Te njëra festohet mbarimi i muajit të ramazanit. Këtu është mirë të japim një sqarim se muslimanët nuk e festojnë itër bajramin pse çlirohen nga agjërimi i ramazanit, ashtu siç dikush supozon dhe provokon me hamendje të këtilla, por muslimanët festojnë fitër bajramin nga e vetmja arsye se e kryen me sukses një detyrim të domosdoshëm fetar islam ndaj Allahut siç është ibadeti i agjërimit dhe nga kënaqësia e të kryerit me sukses këtë ibadet ata festojnë, gëzohen, kremtojnë të gjithë së bashku. Ata festojnë ngase janë të vetëdijshëm që kanë ituar dashamirësinë e Allahut dhe pëlqimin e Tij nga ibadeti i agjërimit dhe mu për këtë i urojnë njëri-tjetrit dhënien me sukses të këtij provimi të lartë islam. Ashtu si një student që në jetën studentore të tij kur jep ndonjë provim shumë të rëndësishëm luturon nga gëzimi, po të njëjtën ndjenjë bile edhe më të fortë dhe me emocione më të gjallëruara ndjejnë myslimanët kur festojnë dhe kremtojnë festën e itër bajramit. Muslimanët nuk festojnë festën e bajramit të madh pse çlirohen dhe shpëtojnë prej agjërimit, sepse ata janë të vetëdijshëm se muaji i ramazanit dhe së bashku me të edhe agjërimi do të vijnë edhe vitin e ardhshëm si dhe shumë vite të tjera me radhë të cilat do të pasojnë deri në përfundimin e kësaj bote. Prandaj, ata janë të vetëdijshëm për një dhënie të një provimi shumë të rëndësishëm me sukses mu për atë festojnë dhe ky kremtim te Allahu iu konsiderohet si ibadet. Ngase itër bajrami vijon dhe hynë në fuqi me përfundimin e muajit të ramazanit me të vetmen urtësi që njeriu të kuptojë se në radhë të parë duhen kryer punët dhe obligimet që dalin nga burimet e islamit e më pas me tërë meritat dhe përkushtimet muslimanëve iu takon dhe është e drejtë e tyre të festojnë, kremtojnë dhe organizojnë takime të ndryshme brenda kësaj feste madhështore. Pra në radhë të parë puna e më pas pason shpërblimi dhe kremtimi. Në konceptin psiko-social festat në islam duhen parë si një pasuri e pashterur për vetëdijen dhe identitetin e ithtarëve të islamit. Ngase këto festa tek ata mbjellin dhe përitojnë ndjenjën e anëtarësimit në shoqëri, ngrenë moralin dhe vullnetin për të qenë pjesëtarë të islamit, bëjnë përforcimin e ndjenjës së identitetit fetar dhe në fakt janë simbole të një thesari plot me margaritarë nga i cili dalin gjëra më të bukura prej njëra prej tjetrës. Kur jemi te festat e bajramit duhet të përmendim atë se njerëzit kanë festa dhe manifestime të ndryshme të tyre, por ajo që është me rëndësi në këto festa, është përjetimi i përbashkët i mbarë muslimanëve të botës duke e ditur që ata janë të kombeve, popujve, racave të ndryshme por ndjejnë emocione dhe përjetime të njëjta atë ditë. Festat e bajramit janë mundësi shumë të volitshme të muslimanëve ku ata përmes kremtimeve dhe haresë së ditëve të bajramit bëjnë forcimin dhe rinovimin e lidhjeve isnore e miqësore duke i zgjatur dorën çdo një vëllai musliman dhe duke vizituar njëri-tjetrin; tregojnë gatishmërinë e tyre për të mos lejuar që të ndodhë ndonjë shkëputje me fareisin që ka, sepse Pejgamberi a.s. mbajtjes gjallë të lidhjeve jepte shumë rëndësi. Festat e bajramit janë ditë manifestimeve për muslimanët të cilët në këto ditë shtrinë dorën e ndihmës dhe solidaritetit me njerëzit e pastrehë, jetimë, bonjakë, të varfër. Ata bëjnë përpjekje që edhe disa zemrave të lënduara e të rraskapitura t’iu ofrojnë dorën e pajtimit dhe miqësisë me ta duke e bashkëndjerë situatën dhe momentet të cilat janë duke i përjetuar. Bajrami i vërtetë është momenti kur mbisundon klima e mëshirës dhe faljes së përgjithshme mes muslimanëve, një ditë e bukur e mbushur përplot kujtime të shkëlqyera, moment kur muslimani gjen forcën dhe energji të brendshme që ofrohet të falë njëri-tjetrin dhe duke bërë shkrirjen e tyre në një besim të vërtetë islamik. Bajramet janë ditë gëzimi të përbashkëta të muslimanëve të vegjëlve dhe të mëdhenjve, e të sëmurëve dhe e të shëndoshëve, e të varfërve dhe e të pasurve, ku të gjithë janë të kënaqur për hir të Krijuesit të tyre Allahut xh.sh. Në lidhje me këtë do të kisha theksuar një poemë të një mendimtari islam lidhur ndoshta me porositë kryesore të bajrameve për ne myslimanët. Ai thotë: Kur të shohësh zemër të plagosur, melhem bëju ti; Të mjerit që ka mbetur në rrugë, shok bëju ti; Për ditën e llogarisë i afërti, i njohuri i saj bëju ti!... Në qofsh i mençur, kërko një zemër të vetmuar; Si Mustafai shëtite vendin e gjeje jetimin e harruar! Dita e bajramit për muslimanin duhet illuar me përitimin e zemrave të të dëshpëruarve, të vetmuarve dhe të vuajturve. Kjo ishte praktika të cilën Pejgamberi a.s. e bëri përditshmëri në jetën e tij, dhe që shpeshherë i pyeste as’habët duke ju thënë: “Shokët e mi, a ia përkëdhelët kokën sot ndonjë jetimi? A vizituat ndonjë të sëmurë? Dhe a morët pjesë në përcjelljen e ndonjë të vdekuri?”. 1) Festat Islame dhe ndikimi i tyre në psikologjinë e fëmijëve Bajramet apo festat në islam janë ushqimi shpirtëror i fëmijëve muslimanë të mbarë botës. Bajramet atyre i’u sjellin buzëqeshjen e tyre dhe të familjes së tyre, zbavitjen, lodrat, dhuratat e ndryshme dhe se nga ata nuk lypset kurrgjë që të bëjnë. Prandaj fëmijëve në momentin kur i’u përmend fenë asocimi i parë që bëhet te ta është festa, bajramet, kremtimet e ndryshme, do të thotë çaste të këndshme dhe të hareshme. Pra islami iu sjell lumturi dhe gëzim të gjithë atyre. Fëmijët e moshës 4-5 vjeçare nuk kanë njohuri rreth islamit, dhe as që eshtë e mundur që të kenë ndonjë koncept të mirë formuar. Mirëpo këtu qëndron madhështia e islamit që këtyre fëmijëve nuk ju drejtohet me nivel të diturisë dhe shkencës, por atyre dëshiron t’iu drejtohet dhe të bëhet bashkëbisedues i tyre në nivelin dhe dimensionin ndiesor. Ngase fëmijëve për bajrame ju jepen dhurata, veshin tesha të bukura, prindërit, fareisi sillen mirë me ta, kështu që ata i kalojnë ditët më të lumtura dhe më të hareshme të jetës së tyre në ditët e bajramit. Këto ngjarje do lënë gjurmë dhe mbresa të thella në psikologjinë dhe kujtesën e tyre, dhe do të jenë faktorët të cilët do të ndikojnë në ngritjen e ardhmërisë së atyre fëmijëve. Fëmijët nuk i dinë parimet e islamit, mirëpo e ndjejnë aromën dhe ëmbëlsinë e sheqerit të ngrënë në ditën e bajramit, e përjetojnë kënaqësinë e të veshurit rroba të reja, ndikon bile edhe motivi apo ngjyra e çorapeve të cilat i ka veshur atë ditë. Krejt këto atë e ofrojnë dhe e ngrohin ndaj çështjeve të islamit dhe janë një parapërgatitje shumë e qëlluar për detyrimet dhe përgjegjësitë të cilat nesër do të duhet t’i marr ky fëmijë. Së paku në kujtesën e tij nuk do të ketë vend për gjëra traumatike, rrahje, torturë, mundim, presion dhe momente të padëshiruara nga jeta e këtyre fëmijëve. Kur jemi te fëmijët dhe sjellja ndaj tyre, ne kemi shëmbëlltyrën më të përsosur në personalitetin e Muhamedit a.s. në lidhje me sjelljen dhe konsideratën apo kujdesin e tij për ta. Tregohet një rast ditën e Bajramit kur pejgamberi a.s. me shokët e tij ishte duke dalë prej xhamisë, dhe në kalim e sipër panë një grup fëmijësh të cilët ishin duke luajtur me përjashtim të një djaloshi, që ishte veçuar nga ata dhe dukej i zymtuar dhe i dëshpëruar. Sikur i shikonte shokët e tij me hidhërim, ashtu i vetmuar dukej si një zog krahëthyer. Muhamedi a.s. u drejtua nga ai dhe duke përkdhelur lokët e tij e pyeti: O bir pse s’luan edhe ti me shokët e tu? Fëmijës iu mbushën sytë me lot dhe tha: im at më ka rënë shehid (dëshmorë) në luftë! Ndërsa unë nuk kam as vëlla që të mund të luaj me të!!! Muhamedi a.s. ledhatoi kokën e fëmijës me duart e bekuara të tij dhe i tha: “A nuk do që të bëhesh vëlla me Hasanin (duke aluduar në nipin e tij Hasanin r.a.)? Fëmija sa që nuk luturoi nga gëzimi, shprehja e dëshpërimit dhe brengës që kishte në fytyrën e tij u fshi menjëherë, dhimbja iu kthye në një buzëqeshje të ëmbël e të pafajshme. Ky ishte trajtimi i të dërguarit të Allahut ndaj fëmijëve në përgjithësi, ishte person që merrej me zgjidhjen e problemeve që i mundonin ata, i dëgjonte kërkesat e tyre dhe mundohej t’ua plotësojë ato, shoqërohej me ta dhe shpeshherë i shoqëronte në lojë për të treguar afërsinë dhe kujdesin që ndjente ndaj tyre. Prandaj edhe ne duhet të jemi të përqëndruar në këtë qëndrim islam dhe pejgamberesk për t’iu mundësuar fëmijëve tanë mundësinë e kalimit sa më të mirë dhe sa me më hare të ditëve të bajramit dhe festave të tjera fetare të cilat duhen respektuar siç është: lindja e Muhamedit a.s. dhe hixhreti. Ky përkushtim i ynë ndoshta nuk do t’i bëjë të gjithë ata fetarë të mirë, por së paku tek ata do të mbjellë idenë dhe mendimin se feja islame ka festat e veta dhe ju përkushton rëndësi të çmuar manifestimeve dhe kremtimeve të tyre. Vazhdon në numrin e ardhshëm
|





