| Civilizimi Islam dhe influenca tij në Perendim |
|
|
Shkruan: Rexhep SulejmaniIslami dhe ithtarët e tij ndërtuan civilizimin i cili më shumë se njëmij vjet kishte një rol dominant në skenën botërore. Njëra ndër specifikat më të rëndësishme të civilizimit islam është fakti se fjala për civilizim që bëri ekuilibrin dhe rugën e mesme ku lidhi shkencën dhe fenë, vendosi ekuilibër në mes shpirtit dhe materies dhe nuk e ndau këtë nga bota tjetër.
Kjo është karakteristika e rëndesishme islame ndaj civilizimeve tjera ku përkujdesin parësor ia përkushton mënyrës së jetës materiale, nevojave trupore dhe shtytjeve njerzore, përkujdes të madh jetës së kesaj bote. Civilizimi islam e ka afruar njeriun me Krijuesin e Lartmadhëruar, ka lidhur tokën me qiejt, lidhi shpirtin me materien, vendosi ekuilibrin në mes arsyes dhe zemrës, bëri lidhjen në mes shkencës dhe besimit, duke ngritur gloriikime të larta morale në nivel të domethënies materiale. Duke ju falemenderuar realitetit të tillë, civilizimi islam ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e civilizimit botërore.
Juridiksioni administrativ i civilizimt islam në Spanjë Civilizimi islam në Spanjë përfshinte teritore të shumta që kanë lënë gjurma në gadishullin Iberik dhe në Europë. Atmosfera kulturore që ishte në Andalusi, ka rezultuar në paraqitjen e aspekteve të ndryshme të shkencës dhe mendimeve kulturore. U themeluan shkolla, u bë hapja e një numri të madh të bibliotekave duke i furnizuar me tituj të shumtë, kështu që shumica e njerëzve mësuan shkrim e lexim. Ka lulzuar letërsia dhe arti. Janë ngritur ndërtesa, me fryte të përgjithshme dhe të posaçme burimore të artit islam. Si rezultat i lëvizjes së tillë Kordoba u bë qendër e civilizimit, jo vetëm në Spanjë, por edhe në Perendim në përgjithësi. Në të u themeluan shkolla teknike, medicionale, studime të përgjithshme dhe shkolla të tjera të përgjithshme profesionale, njëkohësisht janë ndërtuar edhe spitale, fabrika dhe observatore. Universiteti i Kordobës ka qenë i çmuar në ndriçimin e mendimit, kulturës dhe civlizimit të përgjithshëm islam. Nga ky fakt Kordoba u bë vatër e shkencës, ku kanë banuar një numër i madh i dijetarëve dhe ekspertëve medicinal, farmaceutik, astronomik, matematik, botanik dhe shkencave të tjera natyrore. Perfaqësim kan qenë edhe shkencat shoqërore, ashtu si ilozoia, logjika, të përkthyerit etj. Ky agjitacion shkencor dhe civilizues nuk është praktikuar vetëm në Kordobë, por i ka përfshirë edhe qytetet tjera islame, siç ishin: Granada, Toledo dhe vende tjera që ishin nën juridiksionin arabo-islam. Burimet historike njftojnë se të rinjtë nga Europa, në veçanti nga Italia dhe Franca, kan shkuar në studime në disa nga universitetet e Andaluzisë. Njëri nga ata që ka studiuar në universitetet e Kordobës ka qenë edhe Gerbert, i cili më vonë u bë papë, i njohur nën emrin Silvesteri i dytë. Ai në Itali i solli njohuritë matematikore dhe numrat arab. Burimet e njejta potencojnë se Europa, nepërmjet qytetit Toledo ku është praktikuar aktiviteti i gjallë i përkthimeve nga gjuha arabe në atë latine, u është mundësuar të njihen veprat e Aristotelit. Aty janë përkthyer një numër i madh i veprave të Platonit, Galenovit, pastaj veprat ilozoike të Ibni Sinas, El-Farabiut, Ibn Tufajlit, Ibn Baxhe dhe Ibn Rushdi, pastaj veprat medicionale të Ibn Sinaasë dhe El-Raziut. Shumë shpejtë këto vepra u bënë literaturë e pamohueshme nëpër universitetet europiane. Vepra e Ibn Sinasë “Al-Qanun i al-tibb“ (Rregullat në medicinë) është konsideruar manual (libër doracak) i padiskuteshëm në studimet medicionale në europë përafersisht gjashtë shekuj. Prandaj është emruar „ungjilli medicional“. Aktivitete të gjëra të përkthimeve nga arabishtja në gjuhën latine kanë vazhduar edhe pas rënjes së Toledos, e cila prej 519 - 1125 ka qenë qendër e rëndësishme, prej nga shkenca ka kaluar në europë. Ndër përkthyesit më të dalluar ka qenë Grerardus Cremonensi, i njohur Toletanum, i cili në Toledo ka ardhur nga Italia në vitin 545/1150. Atij i përshkruhen më tepër se 100 libra, prej të cilave 21 në lëminë e medicinës. Më vonë Alfonso i X (650/1252 - 683/1284), mbreti kastiljan, formoi disa instucione mësimore ku prioritet kishin përkthimet nga arabishtja në gjuhën latine. Fakti tjetër është se veprat shkencore që i kanë formuluar muslimanët, si në lindje poashtu edhe në perendim, pasi që janë përkthyer në gjuhën latine dhe gjuhët tjera europiane deri në shekullin 17 janë konsideruar si doracaku kryesorë nëpër universitetet europiane. Shumë nga historianët europianë pranojnë se veprat e tilla kan luajtur një rolë të rëndësishëm për renesansën europiane, duke potencuar që pa ata procesi shkencorë dhe kulturorë në perendim do të ishte zvaritur edhe për disa shekuj. Aspektet e ndryshme të civilizimit arabo-islam më së miri mund të njihen në fushat e veprimeve që vijojnë: Ndërtimtari dhe arkitekturë: Ndërtimtaria dhe arkitektura në mënyrë të përkryer shihet në ndërtimin e xhamive, pallateve dhe planiikimin e qyteteve, siç është qyteti Al-zahra (medina Al-Zahra) që e ka ndërtuar Abd al-Rahman al-Nasir. Më parqe, shatërvane, banjo private dhe publike. Ky qytet paraqet një pasqyrë të përkryer në aritjen e ndërtimtarisë dhe arkitekturës në strukturën e civilizimit arabo-islam në Andalusi që la një ndikim të madhë tek europianet, në veçanti ajo që pase arabëve ngeli ne Andalusi, siç është rasti me Alhambra (qasr al-hamra) dhe xhamia e madhe në Kordovë. Letërsi dhe gjuhë: Udhëheqësit e Andalusit me kalimin e kohërave të shumtën e rasteve e kanë kaluar duke u marë me shkencë dhe letërsi. E kanë emruar vetëvetën letërarë, mendimtarë duke siguruar paraqitje të suksesshme. U paraqitën grupe të shumta të poetëve, dijetarë dhe letrarë, të cilët pas vete kan lënë vepra të çmueshme në fusha të ndryshme shkencore. Zhvillim të shpejtë mori hartimi i leksikoneve, libër doracak dhe vepra biograike. Feja dhe besimi: Pasi që islami ishte mbështëtja kryesore e civilizimit arabo-islam në Andalusi, vemëndje dhe detyre pareësore ka qenë të marurit me shkencat islame. Prej aty kanë dalur një numër i madh i shkrimeve, veprave dhe punimeve të shumta që i janë kushtuar Kur’anit të famshëm dhe shkencave të tij, Hadithet e të Derguarit të Allahut xh.sh., me parathënje dhe komentime, më pasë studime të ndryshme në lëminë e fikhut, teologjisë, ilozoisë dhe tregimeve fetare. Përdorimi i shkencës: Lulëzimi i shkencave islame, në veçanti në shekullin 5 dhe 6 të epokës islame, gjegjësisht në shekullin 11 dhe 12 të erës sonë. Mjeket e Andaluzisë dhe farmaceutët kanë qenë shumë të shkathtë në hirurgji dhe ndërtimin e barnave. Janë ndërtuar spitale. Janë shkruar dhjetë vepra të rëndësishme fetare siç është Al-Kattani (ka vdekur 420/1029), vepra Al-Adwiya al-mufrada dhe Al-Zahrawiu (ka vdekur 403/1012), vepra Al-ta’rif li man‚ agaz‚ an al-ta’lif). Sa i përket matematikës, shkollën që e ka formuar astronomi Musalima al-Magriti (ka vdekur 394/1003), që ishte e llojit të parë e tillë në Andalusi, i ka afruar një shërbim të madh diturisë së tillë. Në fushën e astronomisë është paraqitur Ibn Barguth, Al-Zarqani etj. Andalusia, ura me të cilën civilizimi arabo-islam ka kaluar në perendim Nisur nga ky fakt i pamohueshëm, nuk ka dyshim se muslimanët kanë marë pjesë në ngritjen e civilizimit botërorë me kontributin dhe meritën e dijetarëve të mëdhenjë në të gjitha fushat dhe lëmitë e ndryshme shkencore. Në biblotekat e mbarë botës sot ekzistojnë njëmijë dokumente që e argumentojnë shërbimin dhe aritjen e civilizimit arabo-islam në fushën e astronomisë, matematikës, fizikës, kimisë, medicinës, gjeograisë, arkitekturës dhe në shumë degë tjera shkencore. Dokumentet e tilla historike shumë qartë argumentojnë çfar gjurma kanë lënë arabët në prodhimin tekstil, letrës, parfumeve, sapunave, ngjyrave, dylleve, sheqerit, vajra bimore, barutin, më pasë në zbulimin dhe perfeksionimn e instrumenteve matëse, ose me akrepa, hidrosate, mullirë, teleskopa. Aty futet edhe teknologjia e shkrirjes së metaleve dhe përpunimi i të hollave dhe i armëve, pajisjet medicionale dhe instrumentet kirurgjike, pastaj në ndërtimin e urave, kanalizimeve, irigatorëve (ujitje), hapjen e banjeve publike, kullëza kontrollimi, fortiikime ushtarake e shumë zhvillime tjera për të cilat perendimi i jep një mirënjohje arabëve dhe civilizimit të tyre për këtë shërbim. Njëkohësisht ajo çka duhet të potencohet që është shumë me rëndesi, është se Andalusia, duke ju falemenderuar universiteteteve të veta dhe diturisë në fushën e shkencës që e kan formuar dijetarët - hulumtuesit e shkencës, biblotekave, agjitacioneve përkthyese, të menduarit dhe të shprehurit e lirë, e gjithë kjo ka qenë pjesë e botës islame që ka luajtur një rolë të madh në transferimin e kulturës dhe civilizimit arabo-islam në perendim. Në fushën e filozoisë, janë shembuj të shumtë që lasin, se si dijetarët arabo-islam i kan përkthyer burimet më kryesore antike të illozoise greke dhe kanë kontribuar në zhvillimin e mëtutjeshem. Al-Kindi u çmua në përpunimin e mësimeve të Platonit dhe Aristotelit. Al-farabiu u bë i njohur në përpunimin e idesë së banimit të mesëm (Al-Ma-dina al-Fadiala). Ibn Sina është proklamuar në thellimin e ilozoisë racionale, Ibn Haldun në elaborimin e teorisë sociologjike, e cila akoma në mënyrë të pakontestueshme në vështrim të principeve sociolgjike si shkencë në vepra të shumta të sociologeve dhe ilozofeve perendimor meret si bazë. Me filozofinë e vetë një përkujdese të madhe i dha Ibn Rushdi. Në fushën e astronomisë muslimanët kan përdorur mjete të ndryshme për vertetimin e kohës së agjërimit, që ta përsosin sistemin e matjes. Është bërë përsosshmëria në matjen e shpejtësisë së zërit dhe dritës, që ka shërbyer si bazë për hulumtime të mëtutjeshme. Dijetarit të njohur musliman El-Biruni (362/973 - 440/1038) i shkoi për dore që të zbulojë rrotullimin e tokës rreth diellit, të cilën Galileo (1564 - 1642) “përseri e ka zbuluar“, gjashtë shekuj të plotë më vonë. Astronomi musliman Al-Zarqali, Al-Fargali dhe Al-Fazari veprat themeltare astronomike të Ptolomeji, duke i dhënë pjesë të vetë, a këta kanë qenë më vone burimi kryesorë në hulumtimet e metëtutjeshme. Në fushën e medicinës muslimanët kanë hecur shumë larg. Akterët më të njohur janë: Al-Razi, Ibn Sina etj, të cilët kan bërë përpunimin e leksikoneve të cilët, pasi që janë përkthyer në gjuhën latine, disa shekuj me radhe në europë kan shërbyer si bazë e literaturës medicionale. Procedurë e njejtë është praktikuar edhe në shkencat e tjera të artit. Dijetarët arabo-islam kan kontribuar dhe kan dhënë një vrulle të madhe në lëmitë e të gjitha shkencave, që ka shërbyer dhe ka qenë bazë në ngritjen e civilizimit botërorë. Librat e përkthyera në mesjetë janë transferuar e përcjellë në europë, ku ka qenë edhe shkaku kryesorë në ndikimin dhe nxitjen e pranimit të ketij civilizimi. Dëshmitë e disa hulumtuesve europian për rolin e Andalusisë në renesansën europiane Nuk ka dyshim që arabëve dhe muslimanëve u takon një rolë vendimtarë në zhvillimin e diturisë botërore dhe një ndihmesë të madhe në proilisimin e renesansës, ku rol vendimtar kan pasur dijetarët musliman në veçanti në renesansën europiane. Në rreshtat e mëposhtëm do të sjellim disa dëshmi të tillë. Prof. Albend Nehr në veprën pamje nga historia botëroe, kur i përshkruan dijetarët arabo-islam thotë: “Ata, me të vertetë jan themeluesit e njohurive bashkëkohore. Bagdadi ka qenë metropol mbi të gjitha metropolet europiane në përjashtim të Kordovës, kryeqitet i Spanjës së arabëve… Ishte një nevojë paraqitja e Ibn al-Hajtemit, Ibn Sinasë, Al-Khawarizmi, Al-Biruni, që të mundë më vonë të paraqites-hin Galileo Galilej, Kepleri, Koperniku, Njutni etj. Dr. Gustav Loubon në veprën e tij civilizimi arab potencon: “Shpeshherë Roxher Bejkon (1214 - 1294) përshkruan meritën e hershme të metodës empirike dhe observacionit kritik, si hipotezat themelore pjellore në hulumtimet shkencore. Në lidhje me këtë duhet potencuar se kjo ka qenë parim që arabët paraprakisht i janë përmbajtur. I njejti autorë në një vend tjetër thotë: “Nëse kthehemi në shekullin e 9 dhe 10 të erës sonë, kur civilizimi islam ka lulzuar në Spanjë, do të shohim se qendrat kulturore në europë kan qenë kulla të banuara me zotërinjë të shfrenuar, të cilët janë mburrur me atë që nuk kan ditë shkrim e lexim, ndërsa njerëz krishter të shkolluar kan qenë të varfurit, murgarët dhe priftërinjtë. Primitivizmi dhe barbarizmi e dominonin europën, nuk ka pasur asnjë interesim për shkencë, deri në shekullin 11 dhe 12, kur illuan të paraqiten individë të cilët dëshironin që ta largojnë nga shoqëria pluhurin e paditurisë, duke u kthyer nga muslimanët të cilët në një gjë të tillë ishin shumë larg. Në veprën „Legacy of Islam“ grup autorësh orientalist, potencohet më se vijon: Pa dyshim dihet se, në periudhën deri sa europa tundej nën presionin e anarhisë, shprehive shpirtërore e materiale, muslimanët në Andalusi kan luajtur një rol vendimarë në zhvil-limin e shkencës, civilizimit, organizimi ekonomik në standarte të larta, në art, ilozoi, të cilët kan ndikuar edhe në akterët e mendimeve më të njohur krishter në shekullin 13, siç ishte rasti me Tom Akvinski (1225 - 1274) dhe Dante Aligijeri (1265 - 1321). Spanja në atë kohë ka qenë drita e gjithë europës.“ Prof. Viktor Robinson i cili, në kontekst të paraqitjes dhe krahasimit në mes civilizimit islam në Andalusi thot, Kordova ishte e ndritur me drita të shumta, deri sa europa ishte e dyndur nga papastërtia, Andalusia ka qenë model i pastërtise; deri sa europa ka qenë mishërim të ndytësisë, Kordova ka pasur në disponim ne mbi 1000 banjo bublike; deri sa europa ka ecur nëpër baltë, Kordova ka pasur rrugë të shtruara me pllaka dhe trotuare; deri sa paria europiane nuk dinin të nënshkruanin, fëmijet e arabëve shkonin nëpër shkolla. Në atë kohë, kur edhe priftërinjtë të cilët ishin të paarsimuar, me vështërsi të madhe i lexonin librat e kishave, njerëzit e shkencës në Kordovë kan ngritur bibloteka numri i të cialve ishte i madh. Qëllimi i kësaj teme është që përhapja e vlerave moralo-shkencore të Kur’anit mvaret nga përpjekja dhe angazhimi i njerzimit në veçanti i muslimaneve që imperativin e All-llahut xh.sh nuk duhet asnjeherë me e lënë anash dhe nuk duhet të harrojmë një pikë shumë të rëndesishme: Shkaku kryesorë i vazhdimit të problemeve dhe konlikteve që përballojnë muslimanët sot është ndikimi ideologjik i mosbesimit. Të gjitha këto do të marrin fund kur të arrihet disfata ideologjike e mosbesimit dhe të sigurohemi që çdo njeri i njeh mrekullitë e krijimit dhe moralin Kur’anorë, në mënyrë që të gjithë njerëzit të jetojnë në frymën e tyre. Këto mësime duhet të jenë udhëzim për çdo musliman që jeton në një ambient kulturor të ndryshëm, në të cilin i jepet Islamit, të paktën në nivelin e informacionit shkollor ose ne nivelin e masës se gjëre të lexuesve, një imazh negativ. Muslimani duhet të mesojë, por duhet t’u bëjë edhe të tjerëve të ditur se Islami është skema e jetës, që i ka dhënë Krijuesi krijesës së tij njerezore. Në këtë skemë gjenden mjetet dhe mënyrat e ngritjes dhe funksionimit të shoqëris njerëzore, të cilat janë të vlefshme ne çdo kohë e në çdo vend. Ne shpresojmë që me Vullnetin e Zotit, i cili do të bëjë që njerezit të itojne paqen, bekimin, drejtësinë dhe lumturinë e premtuar në Kur’an.
|





