| Miqësia në Islam |
|
|
Shkruan: Daut ImeriKoha e jonë e ngarkuar me egoizëm, preokupime dhe nxitim, e imponon, si asnjëherë më parë, nevojën për mik. Kjo është ajo periudha e njohur për të gjithë ne, në të cilën ka takim por jo edhe bisedë, në të cilën pyetemi për shëndetin e mendojmë për blerjen, kur interesohemi për familjen, mendojmë për itim, kur e ftojmë dikë të na vijë, mendojmë a do të na pengojë në obligimet (honorare), kur jemi çdokund – nuk jemi me veten.
Stresi dhe ankthet e jetës janë sot shkaku më i rëndësishëm i vdekshmërisë. Dhe jo vetëm kjo, por mënyrë direkte apo indirekte stresi dhe ankthet e jetës janë gjithashtu edhe një nga shkaktarët më të rëndësishëm të sëmundjeve koronare, që cilësohen si vrasësi numër një i njrëzimit sot.
Jetojmë pra në një kohë të krizës botërore, e cila është rezultat edhe i njohurisë se sistemet e përbotëshme në shumë drejtime e kanë jetuar të veten, pavarësisht nga parashenjat e tyre politike dhe ideologjike. “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t‘i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhnjyes, i urtë”. “Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në të to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh.” Sure et-Tewbe 71-72 “Dashuria Ime është e siguruar për ata të cilët miqësohen, ndihmohen e duhen mes vete.” (Hadith Kudsijj) “Mos u shoqëro me atë, i cili nuk të rrespekton ty, aq sa ti e rrespekton atë.” (Hadith) Si dhe: “Miku është pasqyrë për mikun, ia tregon të metat dhe ia zbulon horizontet, pa mashtrime, hipokrizi dhe lajkatime.” (Hadith) Ndërsa Lukmani a.s. thotë se tre vetë njihen në tri raste: “Njeriu i urtë në hidhërim, trimi në betejë dhe shoku në vështirësi.” Fjala “miqësi” do të thotë dashuria e njeriut ndaj Zotit, ndaj njeriut, ndaj shoqërisë, ndaj idesë, ndaj kafshëve etj. Më të lumturit janë ata njerëz të cilët kan zgjedhur miqësinë e Zotit, e cila është gjithpërfshirëse, meqë në vete përmban edhe miqësinë ndaj njerëzve, ndaj ideve të mira, ndaj kafshëve, ndaj bimëve. Çdo miqësi është shkëndi e dashurisë së Zotit me të cilën është dhuruar njerëzimi. Njeriu është qenie koekzistenciale dhe nuk është i mjaftueshëm për vetveten. Ai është i kryer, i plotë, i tërë vetëm me atë që është jashtë tij, me atë që nuk hyn në “konstruktin” personal, por që e formon tërësinë e tij. Njeriu kalon nëpër tre etapa: imitimi, përzgjedhja, shpikja dhe krijueshmëria. Pra kalon nëpër faza. Shoqërimi te fëmijët vështirë se është diç më shumë se një grup i shokëve i lidhur dobët ne lojë. Së këndejmi është rast i shpeshtë që ndërmjet tyre lindin mosmarrveshje, grindje të ndryshme, mirëpo, edhe zgjidhen shpejt. Miqësia e vërtetë lind para pubertitetit, periudhës kur arrihet pjekuria. Kjo periudhë e rinisë së hershme është e përcjellur me ndryshime psiko-izike. Pubertiteti është ndarje nga fëmijërija, nga ajo periudha më e bukur e më e pa brenga e jetës. Shënon hyrjen në lidhje të reja dhe në sfera, deri atëherë të panjohura. Në këtë periudhë lind vetëdija mbi botën, mbi vetveten, mbi kohën, lindin pyetje të ndryshme dhe kërkohen përgjigje. Shfaqet edhe ndjenja e forcës edhe e paaftësisë, edhe e vullnetit edhe pamundësisë, edhe e interesit edhe e shqetësimit nga të pa paraparat. Shfaqet nevoja për prototip (muster, shembull), më të mirë, më të fuqishëm se vetja, nevoja e mbrojtjes e edhe më tepër se ajo - nevoja për mirëkuptim, nevoja për mik. Tani është i nevojshëm miku. Ai i cili di ta kuptojë, të cilit mund t’i besojë, te i cili mund të mbështetet. Synimi i kësaj miqësije është të biseduarit, të ndihmuarit dhe të plotësuarit e dy personaliteteve. Në këtë periudhë, është karakteristike që njëri shok është më aktiv e tjetri më pasiv, njëri udhëheqës kurse tjetri i udhëhequr, i riu e imiton më të vjetrin, më i vjetri e përkrah mikun e ri. Si të gjendet miku? Si të njihet? A ka fare? Ku të kërkohet? Si të jesh mik? Përse?... Këto janë pyetje që bëhen posa të fillosh të ecësh rrugës serioze, stabile të jetës. Këto janë pyetje, në të cilat jep përgjegje jeta me aktivizimin tonë në shpikjen e tyre. Të gjitha qeniet e gjalla në Tokë kanë atribute të përbashkëta: jetën dhe lëvizjen e caktuar. Ajo që e bënë njeriun speciik, unik, është mendja, të folurit... dhe nevoja që të jetojë në bashkësi. Për disa motivi i parë i miqësisë është frika nga vetmia, e cila mund të jetë e tmerrshme dhe e errët sikur humnera dhe e cila shpesh është shkaktare e sëmundjeve të rënda. Për ndryshe, miqësia ndërmjet njerëzve ka tri motive: ndjenja e kënshme, mirësia dhe dobia. Prandaj ka tri lloje miqësish: miqësia nga shoqërimi, nga bamirësia dhe nga lakmia ose nga interesi personal. Miqësia për shkak të interesit personal është e kategorisë më të ulët, egoiste, kalimtare dhe përmban po aq urrejtje sa edhe dashuri. Prandaj edhe nuk është e vlefshme as të quhet miqësi. Motivet e larta të miqësisë janë: bashkimi i ndjenjave, bashkimi i ideve dhe bashkimi i interesave. Nëse i vështrojmë të gjitha miqësitë tona do të vërtetohemi se çdonjëra prej tyre domosdo është e bazuar në njëren nga këto tri elemente. I Gjithëmëshirshmi, Krijuesi i Lartësuar i njeriut, Mbikëqyrësi dhe Ndihmësi i tij, edhe kur është fjala për të miqësuarit nuk la pa përgjigje. Ai i mësoi njerëzit për të vërtetën, kurse e vërteta e islamit ofroi sistem të ri të vlerave, të ndryshëm nga vlerat e bazuara në botëkuptimet para e pas tij. Nga ky sistem speciik vlerash buruan edhe raporte specifike ndërnjerëzore. Besimtari është i vetëdijshëm se asnjherë nuk është i vetmuar , se gjithnjë është në shoqërinë e Allahut e të melaikeve (engjëjve), e se çdo herë ka mundësi të jetë në afërsi të Tij, përmes namazit, dhikrit (përmendjes së Zotit), përmes meditimit, leximit të Kur’anit, e kështu me radhë. Po ashtu, çdo herë mund ta ketë shoqërim librin e mirë, i cili mund të jetë edhe shoku më besnik, ngase kurrë nuk do të na lë apo të na tradhtojë, e ta zbuloj fshehtësinë tonë. Muhammedi a.s. na këshillon kështu: “Vetmia është më e mirë se shoqëria e keqe, ndërsa shoku i mirë është më i mirë se vetmia. Diskutimi për të mirë është më i dobishëm se heshtja, ndërsa heshtja është megjithatë më e mirë se diskutimi për të keq.” Dijetarët e vjetër kanë deklaruar që para se të mendojmë se çka do hamë e të pimë duhet të pyetemi se me kë do të ulemi pran sofrës. “S‘ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe keni frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).” 49:10. “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” 43:67. Si që po shifet Islami rekomandon lidhmërine e njerëzve në bazë të besimit në një Zot. Dhe, po u këput kjo lidhje, zhduken edhe dashuria edhe lidhmëria e vëretetë midis njerëzve. Shif sure 58 ajeti: 22. Islami errdhi që ta lartësojë njeriun mbi të gjitha lidhjet tokësore: lidhjet e gjakut, fareisnore, gjeograike, so- ciale të interesit, profesionale dhe çdo lidhje tjetër. Miku i sinqertë e pranon njeriun ashtu çfarë është dhe për shkak se është i atillë çfarë është, duke u gëzuar për të, dhe duke e gëzuar atë. “Është e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulën dhe luftuan me pasurinë e tyre në rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan (të shpërngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq të njëri tjetrit (në ndihmë dhe në trashëgim).” 8:72. Kjo miqësi, e krijuar në bazë të besimit në Allahun, shtrihet nëpër të gjitha gjeneratat e mu’minëve. “Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin te ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar. Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!” 59:9-10 Pastaj Kur’ani përmend shembujt e Pejgamberëve të Allahut si Ibrahimin a.s.(60:4), pastaj Nuhi a.s. (11:45-46), si dhe As-habu-l-Kehit, kur iu bë e pa mundshme të rrinë në familjet e tyre dhe në shtëpitë e veta, ata braktisën familjet e tyre, popullin dhe vatrën e tyre, që ti dorëzohen Allahut dhe ta shpëtojnë fenë.(18:13-15). Lidhja fareisnore ndërmjet Muhamedit a.s. dhe axhallarëve të tij Ebu Lehebit dhe Ebu Xhehlit këputet atëherë kur ata bëhen kundërshtarë ideorë te tij. Në anën tjetër ndodhin raste interesante të vendosjes së miqësisë ndërmjet muhaxhirëve dhe ensarëve, të cilët janë të lidhur përmes besi-mit në Allah. Ata e ndajnë pasurinë, përgjysmojnë kafshatën e bukës, i lëshojnë shtëpitë. Më në fund vjen deri te vendosja e vëllezërisë islame midis tyre, arab në njërën anë, dhe joarabëve në anën tjetër. Shembulli i Suhejlë Rumisë (romako-grekut), Bilall Habeshisë (etiopianit), Selman Farisisë (persianit). Vëllazëri dhe miqësi kjo aq e fortë, sa që dëshironin të varroseshin në një varr të përbashkët. Për ta jeta e Muhamedit a.s. ishte shembull i të shoqëruarit në emër të Allahut. Shokët e tij, në mes vete thirreshin sahib-shok, ose as’hab-shokët (të shoqëruarit). Te ta vendimtare ishte që Muhammedi a.s. ishte mik i palodhshëm. Nuk ndalej. Nuk priste. Shkonte në vizita, në ndeja, vizitonte të sëmurët, vizitonte familjet e të vdekurve, i ndihmonte të varfërit e të paaftët, bënte shaka dhe i këshillonte të rinjtë, bënte marrëveshje me të rriturit, bisedonte me të brengosurit, i inspironte me besnikëri e siguri bashkëbiseduesit, u jepte moral të gjithëve. Në shoqëri gjithnjë dinjitoz, i sigurt në vete, i fuqishëm, i butë, i matur, i drejtë, i pranishëm në çdo dilemë. E kryente namazin, ofronte mbrojtje, shpërndante nga pasuria dhe përsëri ishte i dashur dhe i mëshirshëm. Gjithnjë ishte i pari dhe vaz-hdimisht u jepte personalisht nuancë të gjitha gjërave e ndodhive. Kurse udhëzime jepte me Kur’an: “O ju që besuat!... ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është Ndëshkues i fortë.” 5:2. “O ju që besuat, jetoni të gjithë në paqe (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët.” 2:208. Këto fjalë, shokët e Muahammedit a.s. i pranuan, i kuptuan dhe i zbatuan. Ngadalë, por në mënyrë të sigurt lindi gjenerata e parë e shokëve e miqve, qfarë s’kishte shënuar historia. Ja si i përshkruan Allahu ata: “Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin ilizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t‘ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.” 48:29. Dhashtë Zoti që nga ata të marrim mësim të gjithë ne, në këtë kohë kur më së shumti na nevojitet miqësia islame. Atje në atdheun tonë, gjithashtu këndej pari në dijasporën e afërt e të largët. Të bëhemi shembull i mirë për të tjerët, si që ishin të parët e kësaj feje që i takojmë. Për ndryshe, nuk di si do tu dalim para, në Ditën e Kijametit, e ata ishin (e do të jenë) ndërveti të afruar, lidhur e përqafuar fortë, e ne, të ndarë, përqarë e urrejtur shumë. Nëse nga kjo nuk marrim mësim ja edhe disa fjalë të tjerëve në lidhje me këtë: Miqësia, sipas Ciceronit, është harmonizimi njerëzores dhe Hyjnores. Thotë Bakoni: “ Nuk ka njeri që e ka ndarë gëzimin e vet me shokun e që të mos jetë gëzuar edhe më tepër, siç nuk ka njeri që e ka ndarë pikëllimin e vet me shokun e të mos jetë zvogeluar pikëllimi.” Nga studimet e tij Hans Seley, i njohur edhe si baba i shkencës së stresit, ka rënë në përfundimin se faktori më i rëndësishëm që ndikon në qetësinë mendore janë marrdhëniet e mira me fqinjët. Sa për përfundim konkludojmë se, murtajë e madhe për miqësinë është ashpërsia e ofendimit, sidomos fyerjet në fjalë. Më lehtë pajtohen njerëzit e palëve të kundërta pas fushëbetejës, sesa pas fjalëve ofenduese. Vepra e keqe mund të përmirësohet me vepër të mirë, por fjalët e këqija nuk mund të përmirësohen asnjëherë me vepra të bukura. Dhe vërtet, nuk duhet folur keq madje as për njerëzit e këqinj. Siç thotë poeti: “Pas fjalëve të hidhëta mbetet goja e hidhët. Kush e prek sendin e ndyrë, ai e ndot trupin e vet, ndërsa kush preket (merret) me njeri të ndyrë, ai e ndot shpirtin e vet.” Një proverbë arabe thotë: “Plagët nga shigjeta mund të thahen (mbyllen), ndërsa plagët nga fjalët nuk thahen dot kurrë.” O Zot, udhëzona neve, prijësa e xhamtlinjë, udhëheqës e të udhëhequr, falna e mos na poshtëro në këtë e as në botën tjetër, si pasojë e veprave tona. Ti je Falës, dëshiron të falish, falna o Zot. Na bënë të gjindemi nën hijen Tënde, ditën kur nuk ka hije tjetër veç hijes Tënde. Atë Ditë kur do të thirrësh ku janë ata që janë dashur në emërin Tim. Amin.
|





