| Psikologjia e festave në Islam |
|
|
Shkruan: Dr. Musa MusaiVijon nga numri i kaluar 2) Muhammedi a.s. shëmbëlltyrë e pashuar për të gjitha botrat Të flasësh për personalitetin e më të madhit profet, zotërinë e të dy botëve, krenarinë e njerëzimit, trëndailin më të vyeshëm të trëndailave, mëshirën dhe dashurinë e të gjitha gjallesave, me të vërtetë është një obligim i rëndë dhe me plot përgjegjësi.
Por meqë jemi para datës e cila na përkujton lindjen e pishtarit, ndriçuesit të rrugës së drejtë vet Muhamedit a.s. paqja dhe bekimi qoftë mbi te, ka nevojë që kjo datë siç është 12. Re-biu-l Evveli (20 prilli) të përkujtohet madhështia e personalitetin të Muhamedit a.s me të vetmin qëllim që në radhë të parë ne myslimanët e më pas edhe të tjerët të marrin diçka nga kjo dritë e pashuar e njerëzimit. Ngase me ardhjen e tij në këtë botë, shpërtheu mëshira e Allahut mbi gjithësinë. Nuk ka dyshim që ai meriton më tepër nga ajo që ne mund të prezantojmë për te nga vet fakti se Ai ...është udhërrëfyesi, udhëheqësi... Ai më i nderuari i njerëzimit, më i vyeshmi, më bujari, më flijuesi, më i përkryeri. Ai është shëmbëlltyra e modestisë, simboli i zemër përulësisë, hero i edukatës... ai është një prijës të cilit e gjithë bota ia ka lakminë, burrë shteti, komandant... Ai është mëshira dhe dashuria që i ka kapluar të gjitha botët. Atë që ne e quajmë botë është vend kalimtarë, në të cilën në periudha të ndryshme dhe lëmi të ndryshme ishte dëshmitare e madhështive të shumë njerëzve të cilët kanë ardhur dhe kanë kaluar në te. Të gjithë ata kanë ardhur dhe kanë vepruar me qëllim që njerëzimit t’ia thuan mendimet, t’i mbrojnë besimet, t’i bëjnë të bindshëm ata në zbulimet e tyre. Nuk ka dyshim se pas kësaj fjalie në mendjet tona rrotullohen mbretër, e sundimtarë të panumërt; të cilët u bënë mend-jemëdhenj e diktatorë të ashpër, e më pas sikur që ndodhi me Nemrudin që humbën betejat e tyre edhe nga një mizë. Këtu mund të numërojmë ligjdhënës, zbulues, çlirimtarë, poet, luftarak. E më pas themi: cili nga këta na përkujtohet, të gjithë i kemi harruar. Në momentin kur hipim në anije sa nga neve na përkujtohet Arkimedi, ose kur ndezim llambën elektrike sa nga ne e përkujtojnë Edisonin. Ose kur ngremë telefonin për të biseduar me dikë sa nga ne na kujtohet Belli e kështu me radhë. Është e vërtetë se në këtë ose në tjetrën mënyrë shumë nga ata për një periudhë kohore kanë ndikuar dhe me ndikimet e tyre kanë ndryshuar gjendjen faktike të njerëzve. Duke mbyllur njërën kanë kaluar në epoka tjera. Mirëpo asnjëri nga ata nuk ka arritur që ndikimin e tij ta bëjë të përhershëm dhe në vazhdimësi. Nuk kanë mundur që të ndikojnë në të gjitha poret e jetës së njerëzimit. Ata që kanë ndikuar dhe që i kanë dhënë pikëpamje nga të gjitha aspektet jetës së njeriut, që i kanë sjellë shpirtmirësi (dëlirësi) njerëzimit e që kanë luftuar tiraninë, u kanë shpjeguar për të mirën dhe të keqen, të drejtën të gabuarën, drejtësinë padrejtësinë, të dobishmen të dëmshmen dhe kanë bërë përpjekje për ti sjellë njerëzimit gjithmonë gjërat e dobishme në mes tyre, ata kanë qenë të dërguarit e Al-lahut xh.sh.Të gjitha këto mirësi e virtyte pa kurr-farë detyrimi, shtypje e force, i kanë sjellë jo vetëm në vendet dhe shtetet e tyre por arritën që me to të stolisin zemrat e mbarë njerëzimit. Kalendari profetik, nismën e vet e ka illuar me qenien e parë që është Nuri (drita) i Muhamedit; ndërsa përfundimin e vet në këtë botë e pat me paraqitjen e gjethit të fundit profetik që ishte pre-zenca izike e Muhamedit a.s.Kur hapet biseda për të dërguarin e Allahut, pronarin e moralit më të lartë, mëshirën e dërguar për gjithë botët, për besimtarët më të dashurin edhe nga vet ata, sihariqin, kumtuesin, të pajisurin për ne me shëmbëlltyrën më të përkryer, duhet ndalur dhe menduar mirë në përshkrimet në lidhje me te. Pa dyshim që Ai, ishte njeri sikur ne, mirëpo më i vlefshëm edhe se engjëjt. Ishte njeri të cilit i vinte shpallje. Biseda-të folurit e tij nuk ishte gjë tjetër përpos asaj që i shpallej nga i Plotfuqishmi. Ai ishte i dërguar me udhëzimin dhe me “Fe të Vërtetë”. Ishte shumë i dhënë pas besimtarëve. Atë e brengoste çdo gjë e cila u vinte rëndë atyre. Ndaj tyre ishte shumë i dhembshur dhe i mëshirshëm. Amr ibnu-l Asi duke biseduar për te thoshte: “për mua askush nuk është më i dashur se Resulullahi dhe askush nuk është më i madh në sytë e mi se ai. Nga përmasat e mëdha të madhështisë dhe lartësisë së tij nuk mund ta përmbledh në horizontin dhe spektrin e shikimeve të mia. Nëse dikush më thotë; më shpjego atë, i them nuk kam fuqi që ta bëj një gjë të tillë. ”Allahu i Mad-hërishëm portretin mahnitës dhe shëmbëlltyrën e përkryer të tij e deifnon në ajetin kur’anorë të kaptinës Ahzab: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (El-Ahzab/ 21) Në plot kuptimin e fjalës dhe duke mos diskutuar fare autoritetin e tij, Ai me të vërtetë është shembulli më i bukur e më i lartë i njerëzimit, i përkryer në moral, mbreti i të gjitha zemrave njerë-zore. Ai i mposhti mizorët e tiranët, i heshti lotët e të shtypurve e të vuajturve. Duart e tij të bekuara u bënë krehër për lokët e jetimëve, drita ngushëllue-se e tij ua fshiu brengën zemrave. Muhamedi i nderuar në mesin e beduinëve të shkretëtirës, themelues i një civilizimi njerëzorë të pashembullt, duke i marrë për bazë mundësitë që kishte, ndryshimet dhe transformimet që i solli dhe ndikimin që patën ata drejt zhvillimeve të njerëzimit nuk është e mundur ti gjendet diçka e ngjashme sikur ato. Ai arriti që të çojë në ajër burimin më furnizues në mesin e një shoqërie më të varfër nga mendimi dhe urtësitë për njeriun. Nuk është e mundshme që shëmbëlltyrën e mbarë njerëzimit të Muhamedit a.s. ta ngushtojmë vetëm në një fushë-dimension. Ai me moralin e bukur të tij, dhembshurinë, ndjeshmërinë, butësinë, delikatesën, përkushtimin, modestinë, besnikërinë, qetësinë, maturinë, durimin, bujarinë, fisnikërinë, pastërtinë, elokuencën, kumtimin, qëndrimin në rrugë të mbarë shkurt thënë me të gjitha pajisjet e tija është shembulli më i lartë për ne. Shekujt mbarë ndjejnë mallëngjimin për te. Njeriu i sodit ndjenë nevojë për Muhamedin a.s. Është pak sa e turpshme ngase ashtu sikur shumë njerëz që supozojnë se e duan atë sikur edhe vet ne nuk kanë njohuri të mjaftueshme dhe të vërteta në lidhje me igurën e Muhamedit a.s. Në radhë të parë ishte profet i cili përitoi dhe ngadhënjeu zemrat e mbarë njerëzimit me dashuri dhe respekt, me humanizëm e tolerancë. Ai formoi rregullat më të përsosura të organizimit shoqërorë, kulturor dhe ekonomik. Ai është shembulli më i lartë i mëshirës ndaj njerëzve të dobët, të vetmuar, ndaj shërbëtorëve, robërve e skllevërve. Edhe pse pikënisjen e sukseseve e pati në Gadishullin Arabik, por tash vërejmë se Ai nuk ka mbetur i posaçëm vetëm për Gadishullin Arabik, por i ka kapërcyer të gjithë kuijtë e kohës dhe vendit. Emri i tij sot nuk ndalet së përmenduri dhe dëgjuari nga minaret e miliona xhamive anekënd botës. Shikimi, dëgjimi dhe ndijimi i tij ecin para përparimit material. Ai i kapërcen shekujt, madje mijëvjeçarët duke përmbledhur në vetvete të gjit-ha përparimet, sukseset dhe historinë njerëzore. Shkrimin modest timin do ta përfundoja me një ajet kur’anorë në të cilin thuhet: “O ti profet, Ne të dërguam ty dëshmu-es, lajmëtarë përgëzues e qortues. Dhe me urdhrin e Allahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtarë ndriçues. E besimtarëve jepu sihariq se prej Al-lahut ata kanë dhunti të madhe.” (El-Ahzab/45-47) 3) 12 Rebbiu-l Evveli-Festa e Mevlu-dit Njeriun në jetën e tij pa ndërprerë e ndjekin momente gëzimi dhe çaste pikëllimi. Prandaj ai sa do që të jetë pa ndjenja ose person i cili nuk ua var veshin gjërave përreth, në momentin kur kalon ndonjë rrezik për jetën e tij nga ajo nxjerr diçka për vete dhe më pas jetës së tij i jep më tepër rëndësi. Edhe në momentet e gëzimit ndodhë ashtu. P.sh. një çiftit të ri pasi që ju vjen në botë fëmja i tyre i parë, në gjendjen emocionale të tyre rezultojnë ndryshime të mëdha, vijnë e sa rriten përgjegjësitë, ngadalësohen lëvizjet etj. Që do të thotë se lindja e fëmijës në shpirtërat e tyre ka ngjallur ngazëllim, kënaqësi, ka lartësuar shpirtin e tyre. Me një konotacion të këtillë themi se pa marrë parasysh se ditët dhe netët nga spektri i jashtëmizik janë të njëj-të, nga aspekti metaizik ata prezantojnë disa dallime. Në veçanti kjo vjen në shprehje gjatë ditëve apo netëve të cilat në vete ngërthejnë frymëzime islame dhe vlera shpirtërore. Të cilat si të tilla luajnë një rol të rëndësishëm në botën shpirtërore të besimtarëve. Ashtu është edhe me muajin Rebiu-l Evvel dhe njërën nga ditët e tij. 12 Rebiu-l Evveli është ditëlindja e Muhamedit a.s. mëshirës së gjithë botrave. Kjo është dita më e lumtur e muslimanëve ose më drejtë thënë e mbarë njerëzimit. Ngase në këtë ditë u respektua e tërë bota me dritën dhe ndriçimin, nderin që ia solli personaliteti më i dashur i Allahut Muhamedi a.s. Muslimanët e mbarë botës kanë arsye dhe shkaqe të shumta se pse duhet përkujtuar dhe manifestuar lindja e më të madhit pejgamber. Në atë personalitet çdokush gjen drejtësinë, butësinë, sinqeritetin, tolerancën, bamirësinë, trimërinë, bujarinë dhe shumë veti njerëzore e humane të cilat është i vetmi njeri që i posedonte të gjitha ato. Ishte person i cili plot 23 vjet sa edhe zgjati profetësia dhe misioni pejgamberik i tij pa kurrfarë lodhje, ditë e natë, verë-dimër, në shtëpi-xhami-çarshi, në paqe e në luftë, në sëmundje dhe në ditë të mira, në ditë bollëku dhe në momente të skamjes pa kurrfarë ndërprerje ka vazhduar misionin e tij të dhënë nga Allahu, Krijuesi i bo-trave, për t’i kumtuar dhe për t’i sjellur njerëzimit dritën e Kur’anit, dritë kjo që për shekuj me radhë është duke ndriçuar mbarë njerëzimin dhe do vazhdojë t’i ndriçojë ata që janë duke lexuar dhe duke punuar me të deri në ditën e kijametit. Festa e mevludit duhet festuar edhe për shumë arsye të tjera siç është shëmbëlltyra e përkryer e Muhamedit a.s. dhe durimi i tij në misionin që ishte duke kryer në drejtim të përhapjes së fjalës së vërtetë të Allahut xh.sh. Durimi dhe shëmbëlltyra e tij arritën deri në atë shkallë sa që kur ishte në kthim e sipër nga misioni i thirrjes së popullit të Taifit dhe pasi atje përjetoi ofendime dhe mundime të ndryshme. I erdh Xhibrili a.s. dhe i tha që nëse ai dëshironte Allahu mund ta përmbysë atë popull për sjellje të tilla jonjerëzore ndaj të dërguarit të Allahut. Vëllezër a e dini se çka i tha Muhamedi a.s. Xhibrilit: “Jo unë nuk dua që mushrikët të përmbysen dhe të zhduken. Por në të kundërtën dëshira ime është që Allahu nga këta mushrikë të nxjerrë një gjeneratë të përkryer islame, e cila do ta njohë Allahun një dhe nuk do të adhurojnë tjetër kënd pos Tij.” Ja ky është personaliteti i cili na jep me miliona arsye që sot jo vetëm muslimanët por edhe jo muslimanët të rikujtojnë personalitetin dhe lindjen e këtij të dërguari të Allahut. Mu këtu qëndron burimi që na pajis të gjithëve me shëmbëlltyrën e këtij personaliteti. Edhe vet Kur’ani Famëlartë kur let për personalitetin e Muhamedit a.s. shprehet në këtë mënyrë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që sh-preson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (El-Ahzab/ 21) Të përkujtosh 12 rebiu-l evvelin apostafat nuk do të thotë që vetëm të lexosh mevlud dhe të marrë fund përkujtimi ndaj Muha-medit a.s. ashtu siç ndodhë tek ne të gjit-hë, ku çdo festë e lindjes së Muhamedit a.s. manifestohet vetëm me një këndim mevludi. Por 12 rebiu-l evveli duhet të jetë diçka më tepër se vetëm mevludi për mys-limanët.Ndërsa ai personalitet është njeriu që i solli njerëzimit mirësi dhe ndryshime pozitive të panumërta shoqërore. Prandaj edhe ne kur të festojmë këtë festë nuk duhet mjaftuar vetëm me tekste të mevludeve që një pjesë e mirë e tyre kanë shkrime të zgjedhura për të, por në to ka edhe tekste të cilat as që duhen lexuar në prani të xhemateve.Ajo që duhet bërë pa ndërprerë në këtë festë është që të litet dhe të sqarohet për vlerat dhe për shëmbëlltyrën e Muhamedit a.s. duke organizuar tubime shkencore, tribuna, simpoziume dhe takime të ndryshme për hir të personalitetit të tij. Të shfrytëzohen të gjitha mundësitë ku mund të vijë në shprehje sqarimi dhe njohja sa më e drejtë e Muhamedit a.s. nga të gjithë pjesëtarët e islamit në radhë të parë e më pas edhe të tjerët. Nuk ka dyshim që ne të gjithë kemi nevojë për ta njohur personalitetin e Muhamedit a.s. më shumë nga sa e dimë deri tani. Se sa e njohim atë nuk dua të futem në biseda dhe debate të këtilla, por një gjë është e vërtetë se të gjit-hë kemi nevojë për njohuri sa më të gjëra dhe sqaruese në lidhje me të. Aq sa kemi nevojë ne për njohuri të këtilla burimore aq edhe më tepër kanë nevojë fëmijët, familjet dhe shoqëria jonë në përgjithësi me qëllim të njoftimit sa më të mirë dhe sa më të drejtë të këtij personaliteti. Festa e Mevludit në radhë të parë duhet shfrytëzuar në këtë aspekt, e jo vetëm duke u lexuar një mevlud vetëm si poezi ose këngë dhe me përfundimin e saj të marrë fund përkujtimi dhe manifestimi i kësaj feste. Dijetarët tanë, imamët e kanë të patjetërsueshme që këto takime apo tubime që bëhen për hir të festës së mev-ludit, të shfrytëzojnë tubimet e këtilla dhe të japin sqarime sa më të mira dhe sa më të çmuara për njeriun më të dashur të Al-lahut. Në vend që të kalohet koha vetëm duke u lexuar poezitë e thurura nga njerëz të mirë të shfrytëzohen këto takime, te të ci-lat ndonjëherë ka edhe njerëz që nuk kanë patur rast dhe mundësi të ndigjojnë diçka burimore për Muhamedin a.s. apo qoftë edhe për islamin në përgjithësi. Prandaj rastet e këtilla janë mundësi shumë e volitshme për një veprimtar fetar që paragjykimet dhe hamendjet të cilat mund të ekzistojnë në kokat e njerëzve tanë’ t’i pastrojnë ato dhe t’i pajisin me dituri të vërteta islame dhe më urtësi kur’anore. Takimet e mevludeve duhen parë si mundësi ku jepen sqarime dhe zhvillohen de-bate në lidhje me epërsitë e islamit dhe me vetëdijen e të qenët pjesëtar i umetit të Muhamedit a.s.Në këto festa fetare është mirë që të orga-nizohen darka solemne familjare po edhe të ndonjë karakteri shoqëror, e kulturor ku do të jepet rasti që të afrohen njerëzit mes veti dhe t’i largojnë paragjykimet dhe stereotipet që kanë për fenë islame dhe për personalitetin e Muhamedit a.s. Këto veprimtari duhen organizuar për hir të 12 rebiu-l evvelit apo të ndonjë feste tjetër islame. Nëse në botë njerëzve të miliona herë më të vegjël dhe më të ulët iu festohen dhe iu përkujtohen ditëlindjet dhe ditë vdekjet e tyre, atëherë them që për një personalitet si Muhamedi a.s. që ai i ka sjellur njerëzimit mbarë vlera të pallogaritshme duhet të organizohen mijëra takime e tubime. Por ajo që ndodh tek ne është krejtësisht e një kategorie tjetër, nga ajo që islami kërkon nga ne. Tek ne festa e mevludit apo ceremonitë e mevludit për fat të keq më së tepërmi bëhen për hir të ndonjë të vde-kuri se sa që është manifestim për hir të ndonjë gëzimi familjar apo për hir të ndonjë kremtimi fetar me respekt të veçantë. Por mevludi nuk është përkushtim të lanë nga gjunahet dhe dihet shumë mirë se në islam nuk ka “pastrim nga gjunahet” e në veçanti pas vdekjes së ndonjë individi. Këndimi i mevludit me rastet sikur që janë 40 ditët, 52 ditët ose ndonjë rastësi tjetër nuk janë gjëra të cilat feja islame i pranon në detyrimet e një muslimani që i ka ndaj Allahut xh.sh; nëse duam që të gëzojmë ndonjë të vdekur nga të afërmit tanë atëherë dihet mirë që e gjithë ajo varet nga vetë personi i vdekur se çka ka lënë pas tij. Nëse ka lënë vepra dhe pasardhës të mirë me siguri që çdo lutje e tyre do ta gëzojë ate. Duhet ditur se pjesët e Kur’anit të cilat do t’i lexojmë ne nga Kur’ani, apo suret që i dimë siç janë fatiha, ihlas e tjerë do të jenë më të dobishme për të se sa mevludin apo leximin që do ta bëj dikush tjetër për të. Nëse nuk e dimë edhe Elhamin (fatihanë) apo kulhuvellahun (ihlasin) atëherë duhet bërë çmos që paditurinë tonë ta largojmë së paku duke i mësuar disa sure të rëndësishme të Kur’anit si hap i parë i ynë drejt përmirësimit tonë në aspekt të njohurive fetare. Në islam të bësh lutje për të afërmit e tu, të japësh sadaka, të lexosh Kur’an pa dyshim që janë vepra të mira, por ato nuk mund ta shpëtojnë njeriun e vdekur nga ajo çka ai i ka përgatitur vetvetes. Andaj edhe vepri-met tona në këtë drejtim duhen orientuar që sa më me përpikshmëri të praktikohen në pajtim me parimet islame derisa vet njeriu është i gjallë. Ose së paku të kontribuoj për edukimin dhe formimin e pasardhësve të tij në frymën kur’anore islame që të njëjtët pas vdekjes së tij ta përkujtojnë në lutjet dhe adhurimet e tyre. 4) Festa e Vitit të Ri Mes festave që nuk duhet festuar por që për fat të keq e festojnë muslimanët është edhe festa e vitit të ri, festë që me asnjë segment nuk përfaqëson ndonjë element, ndjenjë, emocion fetarë islam. Dihet mirë se festa e vitit të ri, për të cilën njerëzit bisedojnë se e feston e tërë bota, e që në fakt nuk del ashtu ngase ne vetë jemi dëshmitarë se më së tepërmi ky manifestim ndodh në mesin e popullit krishter, qofshin ata katolikë, ortodoksë apo ndonjë drejtim tjetër i tyre, është festë kryekëput që ka të bëjë me kulturën dhe traditën krishtere. Festa e vitit të ri në fakt është një pikë mesatare ndoshta edhe e përbashkët e përçarjeve të kishës katolike dhe asaj ort-odokse në lidhje me datëlindjen e Isait a.s. për çka njëra palë supozon se ai ka lindur më 25 të muajit të dymbëdhjetë ndërsa or-todoksët paraqesin atë se Isai ka lindur më 6 ose 7 të muajit të parë sipas kalendarit gregorian. Pa marrë parasysh se ata nuk janë duke u marrur vesh për një çështje të këtillë por një e vërtetë e pamohueshme është se viti i ri nuk ka asnjë element të ndonjë motiva-cioni fetar islamik, dhe se kryekëput para-qet ndjenjat dhe motivet e të krishterëve të mbarë botës. Mu për atë është e ndaluar rreptësishtë festimi i kësaj feste nga ana e muslimanëve. Çdo popull ka festat dhe kremtimet e tij dhe është e drejtë e plotë e kujtdo populli që të festojë, kremtojë datat e rëndësishme të vetat. Por nuk e di se sa na lidh ne muslimanët një festë sikur që është kjo e vitit të ri krishter me festat që i kemi ne brenda besimit islam. E as që ka mundësi dikush që të gjeje ndonjë pikë lidhjeje mes islamit dhe festës së vitit të ri, kur dihet mirë se në emër të festës së vitit të ri priten dhe asgjësohen me miliona drunj bre-dhi, theren me miliona misërokë, pi-hen me miliona litra alkool dhe me mi-liona njerëz shndërrohen në budallenj, ndodhin raste të panumërta të përd-hunimeve dhe keqpërdorimeve të vajzave të reja, po në emër të kësaj nate sa e sa njerëz vriten e lëndohen…dhe sa e sa ngjarje të tjera të pahijshme kryhen gjatë kësaj nate vite me radhë. Ne jemi duke i shikuar këto të vërteta të hidhura, por kurqysh të ndërmerret diçka që së paku të pakësohet numri i atyre muslimanëve që do ishin pjesëmarrës të kësaj nate. Është për tu habitur! A thua se viti i ri kështu duhet festuar? A thua se ardhmërinë, mirëqenien, shëndetin, suksesin, përparimin e vendit dhe po-pullit tonë duhet t’i kërkojmë tek këto veprime të pamoralshme e të çoro-ditura? Sa mund të jetë i kuptueshëm një veprim i këtillë? Ne me vetë aktet e këtilla japim besën se i tërë viti do të na kalojë duke u marrur me gjëra të këtilla e të pahijshme. Për fat të keq i mësuam edhe fëmijët tanë me manifestime të këtilla. Dhe sa afrohet nata e vitit të ri nëse nuk ju blen diçka atyre, nëse nuk ju ofron mundësinë për ta festuar krijohet atmosferë lufte në atë familje, dhe illon kryengritja brenda për brenda anëtarëve të famil-jes të cilët ngelin të pakënaqur. Ndërsa festat islame që i kemi tonat vijnë e kalojnë ashtu që as edhe nuk dimë për ta se kur janë. Vëllezër e motra! Për ne muslimanët festa apo vepra të mira konsiderohen gjërat me të cilat është i kënaqur Allahu dhe i dërguari i Tij. Atë që nuk e pranon islami, ose atë që na ofron epshi e shejtani apo ndonjë i huaj me siguri që për ne duhet të jenë gjëra të cilat apriori duhen refuzuar. Nuk ka nder e krenari më të madhe se vetë islami ynë. Nuk ka gjë më të vlefshme dhe më të hareshme se festat e Bajramit, hixhretit, mevludit e shumë netëve e ditëve të lumtura për muslimanët. Qëllimkëqinjtë të cilët bredhin rreth e rrotull nesh dhe që vijnë vërdallë si të hutuar nuk duhet të kenë ndikim në ne. nuk duhet lejuar që të bëhemi pre e dikujt që përmes disa manifestimeve përpiqet të realizojë qëllime të er-rëta kolonizuese në emër të ndonjë të ashtuquajture kulturë proeuropiane. Njerëzit dhe grupet që ndjekin gjurmët e shejtanit (djallit të mallkuar) nuk mund të jenë shembull i mirë për ne, e as që mund të na shërbejnë si modele identiikimi për ne ngase ata janë të sëmurë dhe të shkrirë në diçka që as vetë nuk e dinë se çka janë. Mu për këtë edhe Allahu fuqiplotë në Kur’anin Famëlartë tërheq vërejtjen duke thënë: “Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rreanacakë”. (El-En’am/ 116) Nuk ka arsye ngase shumica e njerëzi-mit e festojnë atë edhe të futesh e të rrokullisesh në brendinë e fëlliqësirave më të rrezikshme për identitetin islam në emër të një nate, kinse vitit të ri, ndërsa në fakt nate të alkoolizmit, dro-gës, prostitucionit, vrasjeve, vjedhjeve dhe shumë veprimtarive të çoroditura. Nuk i ka hije një muslimani të bjerë në kurthet e qëllimeve të errëta sikur këto e të gropos vetveten në humnera të errëta dante aligerike. Çdo një musliman duhet të jetë i vetë-dijshëm se, nëse një popull le anash festat fetare, kombëtare dhe kulturore të tijat, dhe parapëlqen traditat, fest-at e të tjerëve të cilët nuk janë sikur ata, nuk ka dyshim që me kohë do të humbë pavarësinë dhe origjinalitetin e tij kombëtar e kulturor që ka. Duke u përpjekur që me çdo kusht të futesh në mesin e familjeve të mëdha botërore por pa kurrfarë përgatitje për t’u ballafaquar me ta, nuk do jesh tjetër vetëm se edhe një tifoz i krejt asaj që do ta paraqesin ata. Do jesh vetëm një shikues dhe pjesëmarrës në aspektin e asaj që ne e quajmë konsumator i gatshëm dhe i dëgjueshëm i tyre. Si dhe do jesh në grupin e shërbëtorëve të dëgjueshëm të cilët as që kërkojnë e as që dinë të kërkojnë arsye se pse një gjë e tillë ndodhë ashtu siç dëshirojnë ata. Allahu xh.sh. shumë bukur në ajetet kur’anore këshillon: “…Allahu nuk e prish (ndronë) gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre…” (Er-Ra’d/ 11) Nga ky aspekt themi që nëse një musliman lë anash vlerat e veta që ka, dhe illon të parapëlqejë vlera krishtere ose çifute, illon që të pëlqejë mënyrën e jetesës së tyre dhe veshjes e pamjes duke i imituar në tërësi ata, kjo do të thotë që ai “musliman” të ketë lëshuar veten e tij në fushat më të rrezikshme për vetveten dhe popullin e tij. Në lidhje me këtë mund të na shërbe-jë edhe thënia e Muhamedit a.s. i cili thotë se: “Kush përpiqet që t’i ngjajë (në mendim, jetesë, veprim etj.) ndonjë populli tjetër, është sikur ata”. Të krenohemi e të mburremi me personalitetin tonë fetar e kombëtar që kemi e të kemi respekt për të. Ndërsa për festat të cilat as për së afërti nuk kanë kurrfarë lidhje me fenë dhe kulturën tonë nuk duhet rënë në grackat e maskave të vitit të ri ose ndonjë fe-ste tjetër jo islame e t’iu përngjajmë të krishterëve, çifutëve ose ndonjë populli tjetër. Nuk duhet konsideruar me vlerë netët dhe ditët në të cilat lëndohet rëndë dhe shkelet morali i pastër islam, por duhet ta orientojmë vetve-ten dhe të afërmit tanë drejt veprave të cilat për nga vlera tek Allahu do jenë të përhershme e të pashuara. Mos harrojmë se ata të cilët sot harrojnë Allahu dhe të dërguarin e Tij dhe thellohen në çmenduritë e kësaj bote, nesër do jenë të privuar prej mëshirës dhe faljes së Allahut. Fati dhe shpëtimi është për ata që jetojnë në përputhje me fenë e Allahut. AMIN!
|





