| Konsekuenca e mëkateve individuale dhe shoqërore |
|
|
Shkruan: Rexhep SulejmaniFatbardhësia e jetës në këtë botë është e lidhur me zbatimin e udhëzimeve te Zotit. Ai që nuk respekton porositë e Zotit, ai bën çrregullime. Të gjitha të këqiat, të gjitha fatkeqësite në këtë botë, janë rrjedhim i veprave të këqia te njerëzve, e mund të pasojë ndërhyrje e qiellit, prandaj duhet marrë mësim prej punës së keqe se si e pati përfundimin tek popujt e mëparshëm, e duhet përmbajtur sinqerisht mësimeve të Zotit, të cilat na i solli përmes Kuranit para se të vijë dita kur nuk ka mundsi për përmisim, siç thotë Allahu xh.sh.: “…e kush iu përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetët Allahut, Ai i mjafton atij.“ (et-talak 2 - 3) Nëse dëshiron të dishë se a ti ka pranuar Allahu xh.sh. ibadetet, vëzhgoi sjelljet tua pas ibadetit. Nisur nga ky fakt duhet që të shohim pasojat e të bërit mëkate.
- Cili ishte shkaku që Alahu xh.sh. Ademin a.s. e nxori nga xheneti? Gjunahu (mëkati). - Çfar e bëri Iblisin që të largohet nga mëshira e Allahut xh.sh. dhe ku qëndron shkaku qe ai u mallkua nga Allahu xh.sh.? Mosbindja dhe mëkati. - Ku qëndronte shkaku që u përmbys populli i Nuhit a.s? Mëkatët. - Për ç’arsye Allahu xh.sh. dërgoi erë të ftohtë popullit te Salihut a.s. (Themudit) ku dënimi i tyre ishte i tmerrshëm siç e përshkruan Kurani: “Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.” (Araf, 78) Ku qëndron shkaku që u vu në sprovim populli Ad, duke dërguar mbi ta: “Allahu e lëshoi ciklonin mbi ta shtatë net e tetë ditë radhës që, po të ndodheshin atje, do t’i shihje ata të hedhur andej-këtej si trungje hurmaje bosh…“(Hakka, 7). Edhe mbi këtë popull erdhi ky dënim si pasojë i mëkatëve të tyre. Përse ndodhin të gjitha këto fatkeqësi në tokë? Përse padrejtësisht shkatrrohen jeta të shumta dhe të pafajshme? Përse në mënyrë mizore ndërpriten ëndërrat e fëmijëve të shumtë? Për shkak të mëkatëve. Përse ndodhin tërmete të shumta, luftra dhe shumë fatkeqësi të panumërta që i përjetojnë njerëzit si pasojë e mëkatëve të tyre. Allahu xh.sh. thotë: “Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në detë të zeza (bela, skamje, katasrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).” (Er-rum 41) Nuk ka fatkeqësi dhe vuajtje, nuk ka të keqe dhe mundim, nuk ka smundje dhe epidemi, e mos të jetë shkak i mëkatëve te njerëzve (sida, trauma të njëpasnjëshme, bruceloza, gripi i shpendëve, dhe shumë e shumë fatkeqësira të tjera). „Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur u erdhi, e më vonë do të kuptojnë lajmin e asaj me të cilën talleshin. A e vrejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) tjerë.“ (El-En’amë, 5 - 6) Muhammedi a.s. i ka këshilluar sahabët dhe ummetin, se si duhet të sillen në disa kohëra të caktuara, dhe në njërën nga predikimet e tija qëndron: Transmeton Umejje Esh-sha’bani: “Erdha tek Ebu Tha’lebe El-Husheniju, dhe e pyeta:“Si e komentonë këtë ajet?“ Tha: “Cili ajet?“ Thashë: “O besimtarë ruajne vetëvetën! Nuk do t’u dëmtojë ai i cili është në rrugë të gabuar nëse ju i ndjekni udhëzimet!“ Tha: “Pasha Allahun, e kam pyetur Muhammedin a.s. e ai më tha: “Urdhëroni në të mirë e ndaloni nga e keqja, e kur të mbizotërojë kopracia, kur të pasohen epshet, kur njerëzit te ipën pas dunjallëkut dhe kur secili i përmbahet vetëm mendimit të vetë - atëherë ke kujdesë për vetëvetën dhe lere masën!” “Pas juve do të vijë koha e durimit, kohë në të cilën, ai i cili do t’i përmbahet (islamit), do të jetë si me mbajtë prush (gacë). Ai i cili në atë kohë do të punojë për islam, do të ketë shpërblimin e pesdhjetë njerëzve që punojnë si ju.“ (et-Tirmidhij) Enes b. Malik një herë e pyti Aishën r.a.: “Nënë, kur ndodh tërmet“? Ajo iu përgjigj: “Djali im, kur masovikisht fillon të pihet alkoholi, kur përhapet zinallëku, kur mëkatët mbizotrojnë, atëherë Allahu i thotë tokës: “Tundi ata dhe ajo i tundë e i shkundë“! Enesi përsëri pyeti: “A është kjo për ta dënim?“ Aishja r.a. u përgjigj: “Jo, por një gjë e tillë është mëshirë ndaj tyre, ndoshta do të vetëdisohen“. Muhammedi a.s. thotë: “Kur të përhapën tek ummeti im mëkatët, Allahu xh.sh. do të dërgojë mbi ta sprovime dhe fatkeqësira të ndryshme“. „Vërtetë do të paraqiten vite zhgënjyese. Atëherë do t’i besohet gënjeshtarit, ndërsa të sinqertin do të shihen si gënjeshtar. Besimi do t’u jepet mashtruesve, ndërsa të ndershmit do të shihen si mashtrues. Atëherë do të flasin er-ruvejbidah! Dikushi e pyeti: “E kush është er-ruvejbidah“? Muhammedi a.s. u përgjigj: “I marri i cili do t’i përfaqësojë interesat e ummetit“! (Revahu Ahmed) Muhammedi a.s. tërheq vërejtjen dhe e paralajmëron ummetin e vet nga rreziqet dhe gjëat që do t’i shkatërrojnë: Koprracia, epshi, instinkti dhe mendjemadhësia. “Dinari dhe dirhemi i ka shkatërruar popujt e mëparshëm, do tu shkatrojë edhe juve“. Aliu r.a thotë: “Tri gjëra janë që do ta shkatrojnë këtë ummet: bindje ndaj grave, mburrja e tepruar, hidhërimi dhe dhënja pas pasioneve dhe epsheve“! Musa a.s. e ka pyetur Iblisin: Nëpërmjet cilit mëkat më së lehti e mbizotron njeriun?“ Ai iu përgjigj: “Kur është mendjemadh, kur e tepron në punë dhe kur çdo mëkatë në syrin e tij është i vogël“. CILAT JANË PASOJAT E TË KRYERIT MËKATË? 1. Zemërimi i Allahut Allahu xh.sh thotë në hadith kudsij: “Unë jam Allahu dhe nuk ka Zot tjetër përveç Meje. Kur dikush më është i ndëgjueshëm, Unë jamë i kënaqur, e ndërsa kur është mëkatar, Unë jam i hidhëruar, e kur hidhërohem, atëherë mallkoj, e betimi Im arrinë deri tek fëmija i shtatë“. 2. Mospërfillje nga ana e besimtarit Imam Shafiu thotë: “ Duhet mirë të ruheni nga mallkimi i zemrës së besimtarit, e cila nuk hetohet! Dikushi e pyeti si mundet zemra e besimtarit të mallkojë, e ajo mos të hetohet, ai tha: “Bën mëkat ndaj Allahut, e Allahu në zemrat e besimtarëve hedh (flak në) përbuzje ndaj mëkatarëve“. 3. Shkagimi i rizkut Rizku zakonisht zbret nga qielli, ndërsa ndërpritët si pasojë e mëkatëve te njeriut. Në një hadith Muammedi s.a.thotë: “Me të vërtetë për shkak të gjunaheve të bëra njeriut mund t’i shkurtohet nafaka. Kaderin s´mund ta pengojë askush, përveç duasë, ndërsa jetën s´mund ta zgjasë asgjë, përveç bëmirësisë.“ 4. Dituri e padobishme E shoh se Allahu xh.sh fytyrën ta ka shëndritur me dritën e diturisë, prandaj mos e shuaj këtë dritë me anë të mëkatëve“. Dikushi është ankuar tek një dijetarë në vështërsi të madhe që has në të mësuarit e Kuranit përmendsh, atëhere dijetari iu përgjigj: “Të këshilloj që të ruhesh nga mëkatët, për arsye se dituria është dritë, e drita e Allahut xh.sh nuk është dhuratë për mëkatarët“. 5. Mjerime dhe sprovime te renda Aliu r.a thotë: “Çdo fatkeqësi vjen si pasojë e mëkatëve, ndërsa largohen me pendim(taube). Muhammedi a.s. thotë: “Kur t’ju godet ndonjë fatkeqësi, bela ose bini në ndonjë sprovë, thuani: ‘Allahu Rabbuna, la sherike leh’ (Allahu është Zoti ynë, Ai s’ka shok).” 6. Rezistenca e mesit ku jeton Mëkatari ndihet i padëshiruar në mesin ku jeton. Njëri ka thënë një gjë shumë të mirë: “Kur gaboj, unë e përjetoj pasojën e mëkatit tek gruaja, fëmiu dhe kali. Gruaja nuk më ndëgjon, fëmija nuk më respekton, a ndërsa kalin e kam të shqetësuar. E gjith kjo më ndodh si pasojë e mëkatëvë të mia”. 7. Zbrazti dhe ftohje ndaj Allahut xh.sh. Mëkatarin e shkatërrojnë dhe e pëlcasin pandërprerë dyshime te ndryshme dhe asnjëherë nuk vjen në lumturinë dhe qetësinë e shumëkërkuar. Namazi i vjen rëndë, si dhe të gjitha ibadetët tjera i dukën të vështira. 8. Fytyrë të ngrysur dhe zemër të zezë Ibn Abbasi thotë: “Vepra e mirë shëndrit fytyrën, e ndrit zemrën, e shton rrizkun, i jep fuqi shpirtit dhe trupit, prokuron mbështetjen e krijesave. Mëkati e bënë fytyrën të mrrolur, zemrën të zezë dhe të zbrazët, trupin e dobët, rrizkun e pakësuar dhe e shton urrejtjen mes krijesave. 9. Mosbindje ndaj Allahut xh.sh. Njeriu vendosë të falë namaz apo të jetë i bindur, por gjizhmonë diçka e pengon. Nuk i ipet të bëjë veprën e mirë. Skaku: të bërërit mëkate. 10. Nxitje në mëkate tjera Një mëkat të nxit më vonë në mëkate të vazhdueshme. 11. Njeri i pavlefshëm tek Allahu xh.sh. Muslimani është gjithmonë i dashur, i vyeshem dhe i vlefshëm, ndërsa kur bën mëkate. shëndrrohët në njeri të pavlerë dhe të padobishëm. 12. Shkarzim në zemër Allahu xh.sh. thotë: “Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë) e tërë krenaria i takon Allahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqia, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.” (Fatir, 10) 13. Të kuptuarit e dobët Një dijetarë thotë: “Kush bënë mëkate, e humbë shkathtësinë e të menduarit dhe nuk mundet që ta kthejë deri në ditën e kijametit”. E në diten e kijametit secili do të përgjigjet për veprat e veta, askush, e as më i afërmi, nuk do të pranojë të bartë përgjegjësinë për mëkatët e tjetrit. Ky është ligj i Allahut xh.sh. 14. Rezulltat dhe përfundim i kobshëm Allahu xh.sh. thotë: “Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj. ), e për ta përjetuar ata një pjesë të kësaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat).“ (Rrum, 41) Në një ajet tjetër poashtu Allahu xh.sh. thotë: “Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë…“ (Hud, 101) Mëkatet aktuale Pasuria e fituar me haram, alkoholi, droga, kamata, amoraliteti, keqpërdorimi i pozitës, mosbesim, mospërgjegjësi, homoseksualizëm, dëshmi dhe betim i rrejshëm, gënjeshtra, përgojim, ndërprerja e lidhjeve farefisnore, mosdëgjueshmëri ndaj prindërve, vjedhje, mashtrim dhe grabitje, muzikë e çfrenuar, lakuriqsia, padrejtësi në çdo fushë të jetës dhe shumë e shumë mëkate te njëpasnjëshme që janë prezente në mesin e muslimanëve. Nga kjo që u tha deri më tani kuptohet se konfrotimet që u zhvilluan përherë mes ithtarëve të besimit në Zotin, dhe ndërmjet ithtarëve të mashtrimeve të djallit, si betejë është e kahershme sa edhe jeta në këtë botë. Përderisa të gjendet e vërteta dhe gënjeshtra, hajri dhe sherri, beteja nuk do të pushojë, sepse djalli me ndihmësit e vetë përpiqët të shuaj dritën që Zoti ua dhuroi njerëzve, e në anën tjetër, pejgamberët, shpalljet prej Zotit, i kanë ithtarët e vet, të cilët ndihmojnë rritjen e dritës dhe fitorja e së vërtetës kundër gënjeshtrës është dëshmuar dhe do të dëshmohet gjithnjë. Të ruhemi nga mëkatët, gjendja e jonë menjëherë do të përmisohet. E lusim Allahun xh.sh. që të na ruaj nga të bërit mëkat.
|





