Konsulenca në Islam kërkon profesionalizëm Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
 Shkruan: Ermir Gjinishi
 
Njeriu në natyrshmërinë e tij ka dëshirë të njohë e të përceptojë gjithçka që sheh, për rrjedhojë në vazhdimësi, përpiqet edhe ti analizojë ato. Dëshira e madhe e tij bën që të paraqesë “zgjidhje” edhe për ato ekuacione më shumë të panjohura për të, kështu që një pjesë e konsiderueshme e zgjidhjeve të tij mbeten në suazën e thonjezave (“ ”). 
Natyrisht qe besimi ynë islam i kompletuar me metodologjinë praktike të të jetuarit nuk e ka lënë menjanë këtë instikt të lindur të njeriut sepse në të kundërt secili do fanatizohej në “zgjidhjet” e tij pa e kuptuar rezultatin. Allahu xh.sh. thotë në Kuran:
 
“Pyesni ata qe dine per gjerat qe nuk i njihni.”
 
Ndërsa praktika profetike pothuajse e injoron mënyrën e të zgjidhurit e të vlerësuarit të çdo gjëje, pa profesionalizëm e eksperiencë përkatëse. “Muslimani kur kryen një pune e përsos atë”, thotë Profeti Muhamed a.s.
Liria e informacionit, literatura, shtypi, liria e të shprehurit etj. ka bërë në ditët e sotme që të gjithë të vorbullohen e të marrin pjesë në të gjitha fushat e diskutimeve, megjithëse pjesa më e madhe, me inkopetencë totale. Mëny-ra e përfshirjes së të gjithëve pa dallim profesionaliteti në zgjidhjen e gjithçkaje, është një gabim fatal, rezultati i të cilit në shumicën e rasteve ka qenë zero për të mosthënë minus apo humbje kohe.
Natyrisht kjo nuk përjashton dhënien e opinioneve por kurresesi rezultatin final. Në të kundërt, përse një doktor duhet të diplomohej në midicinë, një avokat në jurispondence, një imam në teologji? e kështu me rradhë. Padyshim, ka raste që diplo-ma nuk është gjithçka, sidomos kur i mungon eksperienca apo njohja e realitetit ngase prakticiteti mbetet i pagarantuar.
Një shembull simbolik do ta bënte më të mirëkuptueshëm këtë. Të gjithë i kanë ndjekur diskutimet mediatike të kohëve të fundit mbi islamin, ku nje pjesë e mirë (por jo të gjithë) analistësh, gazetaresh etj. “gjykonin” as edhe pa njohur terminologjinë përveç speciikave të tij. Ky diskutim tillë i dështuar (që në njohuri) prej vitesh, ka mbetur në vlerat e një – ishte se ç’na ishte – ku po të gjendej ndonjë vend-personezh për Nastradinin, të paktën do të pëlqehej nga përrallëzatarët.
Ky është rezultati i zgjidhjeve apo diskutimeve jashtë profesionit. Natyrisht ky ishte vetëm një shembull ngase diskutime të tilla bëhen kudo që ka njerëz, mjafton që dikush të lasë diçka dhe të tjerët menjëherë “ta zgjidhin” monologun.
Në një shoqëri të re demokratike si kjo e jona me tranzicion mendësishë, jo të gjithë e kuptojnë se liria e fjalës nuk është dëshira e të folurit kot, as oratori, as abuzim, as mënyrë për të sublimuar vetën padrejtësisht në kurriz të të tjerëve, me hamendje, hipoteza apo krahasime josimetrike.
Nëse do të ishte kështu, ajo do ti ngjasonte një laboratori imagjinaro-fantastik, ku gjithkush në vënd të një pike gjaku, mjafton të thonte dëshirën dhe në letë-analizë do ti dilte profesion. Logjika të tilla janë jashtë vlerave që vijnë nëpërmjet fjalës së lirë.
Askush nuk ka përse ta ndjejë vetën të ofenduar nga kjo, nëse nuk është misionarë i kësaj logjike. Gjithesesi të gjithë kanë të drejtën e tyre për tu shprehur, për këtë i mirëkuptojmë dhe të njejten gjë shpresojmë të bëjnë me ne.
Mjediset fetare kane katalizatorin e “Shuras” (konsulences) i cili nuk ndrydh askënd të shprehë oponionin e tij me përgjegjësi e profesionalizëm dhe kjo nuk është e re për ne muslimanët.
Allahu xh.sh. thotë:
 
“Çësht-jet e tyre janë shura (konsulencë) midis tyre”.
 
Nga ana tjeter mexhlisi i shuras është praktikë për ne muslimanët që nga koha e profetit Muhammed a.s. e deri më sot. Kjo praktikë do mbetet gjithnjë rezultative, vizionare, mbështetur në profesionalizëm e kontribut, jo në aparenca kurukulumesh a biograishe (praktika joislame). Mbi këto kritere Profeti ynë bënte konsulencën (shuran) me sahabet, ku nuk mungonte as Aliu r.a. as Ebu-Bekri r.a.
E kush më mirë se imami me këshillin e tij do ti zgjidhe çështjet që shtrojnë besimtarët sot? Kush më mirë se myftiu me këshillin e tij do të zgjidhe çështjet që diskutojnë imamët apo besimtarët? Të gjithë ata që mendojnë ndryshe, do ti ftoja të njiheshin me këtë hadith të profetit Muhamed a.s., për të mos e poshtëruar vetveten duke nxituar në “diskutime-zgjidhje” jashtë profesionalizmit të tyre (çështjet fetare).
 
Hadith: “Nuk duhet që muslimani ta poshtërojë vetveten”. Besimtarët e pyeten: Si e poshtëron vetveten? Profeti a.s. u përgjigjet: “Merr për sipër gjëra të cilat nuk i mban dot (mbi mundësitë e tij)”.
 
Ndaj, prej konceptit obligativ të shuras, Allahu xh.sh. obligoi respektin e bindjen ndaj atyre që i quajti “Ulil-lE-mer”. Shih sure Nisa ajeti 59. Gjithesesi diskutimet në mediat vizive apo të shkruara rreth besimit islam e muslimanëve, janë eksperiencë pozitive për të gjithë, sidomos për ata të cilët nuk e njohin atë.
 
Tiranë 2006