Shembuj të intelegjencës së Ebu Hanifes Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
 Nga Edukata Islame 2006 Prishtinë
 
Ebu Hanifja me mendjeprehtësi, me intelegjencë të pashoqe dhe gjendshmëri të jashtëzakonshme zgjidhte problemet akute të Botës Islame të atëhershme, dhe pa dyshim ka qenë autoriteti më i madh i asaj kohe. Ai nuk zgjidhte vetëm çështjet juridike islame dhe çështje të tjera shumë të rëndësishme për mendimin islam në përgjithësi, por me qëndrimin e tij të hapur, dashamirës dhe me komunikim të përhershëm me njerëz të rëndomtë, zgjidhte edhe problemet e tyre, në shikim të parë më të zakonshme, dalloheshin nga të tjerat: ishin të qarta, të thjeshta dhe të natyrshme! Mu për shkak të këtyre karakteristikave, zgjidhjet e tij kanë qenë të pakalushme, të pashoqe dhe të gjitha të tjerat i linin në hije! 
 
Ebu Hanifja dhe pabesimtari

Në shekujt e parë të Islamit, nuk ishin të rralla rastet që të zhvilloheshin diskutime shkencore ndërmjet intelektualëve muslimanë dhe jomuslimanë. Një diskutim i tillë me një rast kishte inicuar sunduesi bizantin, mu në kohen e Ebu Hanifes, kur kishte dërguar në Kufe intelektualin e tij më të madh me tri pyetje.
Halifi i atëhershem u ofroi shkencëtarëve të shquar islam që të hynin në diskutim me emisarin bizantin, po ata ngurruan të bënin një gjë të tillë. I vetmi që iu përgjigj kërkesës ishte Ebu Hanife.
Diskutimet asokohe bëheshin publike dhe në to merrnin pjesë kurshetarë të shumtë. Kur Ebu Hanife hyri në sallën e paraparë për dialog, vuri re se dijetari bizantin ishte ulur në një lloj minberi, i paraparë vetem për kolosë.
Ebu Hanifja i ofrohet dhe e pyet:
A keni ardhur ju për të ju pyetur?
Ai u përgjigj:
- Po
Atëher Ebu Hanife i tha të zbriste nga ai vend, sepse ai vend ishte i paraparë për ata prej të cilëve kërkohet zgjidhje dhe përgjigje, e sjo për ata qe pyesin! Bizantini, pa koment, pranoi vërejtjen dhe, kur Ebu Hanife zuri atë vend, e thirri të fillonte me pyetjen e parë.
- Çka ka ekzistuar para Zotit?! – ishte pyetja e dijetarit bizantin.
Ebu Hanife, në vend të përgjigjes, i bëri pyetje:
- A kuptoni ju gjësendi nga matematika?!
Ai u përgjigj i çuditur:
- Po kuptoj gjithsesi!
Ebu Hanife përseri e pyeti:
- A ka ndonjë numër para numrit një?
Bizantini u përgjigj:
- Jo. Ai është i pari dhe para tij nuk ka asgjë.
Tash Ebu Hanife i përgjigjet:
- Nëse para nurit një nuk ka asgjë, atëherë si do te ketë diçka para All-llahut Një, tëVetmit!
Atëher bizantini i drejtoi pyetjen e dytë:
- Ku gjendet Zoti, në cilin vend, në cilën anë?
Ebu Hanife përsëri e pyeti:
- Më thoni, kur e ndizni qiririn, në ç’anë hedh dritë ai?
Bizantini u përgjigj:
- Në të gjitha anët në mënyrë të barbartë!
Ebu Hanife atëherë iu përgjigj:
- Nëse për qiririn, të cilin e ka prodhuar një rob i All-llahut i panjohur, nuk mund ta caktoni anën nga e hedh dritën, si mun ta bëni atëherë këtë për Krijuesin e qiellit e të Tokës dhe të gjigjckaje që ka krijuar?!
Pastaj përfaqësuesi bizantin shtroi pyetjen e tretë:
- Ç’bën Zoti?
Ebu Hanife iu përgjigj i qetë:
- I zbret nga minberi dhe i përul pabesimtarët siç je ti, dhe u a ngre famën besimtarëve, siç jam unë.
Pas kësaj përgjigjeje dijetari bizantin mblodhi gjësendet e veta dhe, i mposhtur, u kthye në atdheun e tij.

Ebu Hanifja dhe Ebu Jusufi

Me një rast Ebu Jusufi, nxënës i Ebu Hanifes dhe më vonë dijetar i madh islam dhe hafiz i hadithit, ishte i sëmur, andaj Ebu Hanifja, duke u frikësuar se mos i ndodhte diçka, sepse tek ai shihte një dijetar të madh, disa shokëve të tij u kishte thënë i brengosur:
Nëse humbim këtë djalosh, vështir se mund t’i gjendet shoku për dituri!
All-llau xh.sh. bëri që Ebu Jusufi të shërohet shpejt, dhe, duke e ditur se ç’ka kishte deklaruar mësuesi i tij për të, filloi të mburrej e të krenohej deri në atë masë, saqë filloi të mos merrte pjesë në ligjëratat e mësuesit të vet, por organizoi vetë grup (studimorë) dhe filloi të mbante ligjërata të veçanta në lëminë e së drjtës së Sheriatit.
Ebu Hanifja kur e hetoi se Ebu Jusufi e kishte kaluar kufirin dhe u bë mendjemadh dhe në atë mënyrë nuk do të arrinte shumë në shkencë, dërgoi një njeri që ta pyeste Ebu Jusufin për një zgjidhje juridike (fetare) në lidhje me rrobaqepësin. Kur ky njeri shkoi te Ebu Jusufi, u soll siç i kishte thënë Ebu Hanifja, i shtroi një pyetje:
Një klient i rregullt një ditë i sjell rrobaqepësit të tij shtof të mjaftueshem për ti qepur një palë rroba. U morën vesh që t’ia qepte për dy dërhem. Kur erdhi koha për ti marrë rrobat, klienti erdhi, por rrobaqepësi mohoi që ai kishte sjellë shtof për rroba!
Pastaj rrobaqepësi u pendua thellë që për aq pak para refuzoi klientin e rregullt, dhe vendosi t’ia kthente rrobat, mori hakun për punën e vet dhe i kërkoi falje njerëzisht dhe ai kërkoi hallallin! Ç’mendoni ju, a ka të drejtë rrobaqepësi, sipas Sheriatit, t’i marrë ata dy dërhemë për punën e vet?
Imam Ebu Jusufi, pa u hamendur u përgjigj:
- Ka të drejtë!
Njeriu tha:
- Nuk ja keni qëlluar
Atëherë Ebu Jusufi e përmisoi shpejt:
- Nuk ka të drejtë!
Tash njeriu i tha:
- Nuk ia keni qëlluar as kësaj here!
Atëherë imam Ebu Jusufin e mbuluan djersët. Si të mos e mbulonini kur atë, intelektualin e ditur, para një numri të madh njerëzish në ligjëratë, e poshëtroi një njeri i thjeshtë! Pra, nuk ishte e saktë as përgjigjja e parë e as e dyta, kurse ai nuk e dinte të tretën!!! Vetëm tash i ra në mend se një pyetje të tillë mund ta shtronte vetëm mësuesi i tij Ebu Hanife! Menjëherë shoki tek Ebu Hanifja, për tu bindur për këtë.
Kur u paraqit në dyert e shtëpisë së Ebu Hanifes, ai iu drejtua me fjalët:
- Prej nga në këtë kohë, mos të ka ndjekur rastësisht ndonjë rrobaqepës?!
Ebu Jusufi iu u përgjigj:
- Ia keni qëlluar, sikur e keni shtyrë atë njeri që të më pyeste!
Ebu Jusufi iu u lut t’ia sqaronte atë pyetje të komplikuar. Ebu Hanifja i thotë:
- Çështja është e qartë, por mendjemadhësia jote të ka penguar të mendosh mirë e mirë për atë pyetje! Nëse rrobaqepësi ka menduar për rrobat ti merrte për vete, para se ti qepte, atëherë nuk ka të drejtën e shpërblimit dhe fitimit, sepse i ka qepur për vete, mirëpo, nëse këtë e ka menduar pasi ti ketë qepur rrobat, atëherë klienti është i detyruar ta paguajë!
Në fund imam Ebu Jusufi konstatoi: kush konsideron se nuk ka nevoj të mësojë më tepër, le ta qajë vetveten vetë!

Ebu Hanifja dhe një beduin me ujë

Kur Ebu Hanifen, gjatë rrugës për ne Mekke duke kaluar nëpër shkretëtira në një të nxehtë të padurushëm, e kishte marr etja aq shumë saqë i ishte tharë fyti, - nga beduini që kishte huazuar deven kërkoi t’i jepte të pinte ujë nga ena e tij (prej lëkure) pa i shkuar mendja se ky do ta refuzonte.
- Nuk ka asnjë pikë ujë falas - iu përgjigj beduini - por mund të ta shes edhe enën edhe ujin për një dukat!
Ebu Hanifja, të cilin aq fort e kishte kapluar etja, pranoi dhe i tha:
- Mirë, ja një dukat, vetëm sille ujin!
Beduini i futi të hollat i gëzuar në qesen e tij, kurse Imam Adhami (Ebu Hanifja) mendoi me veten: gëzimi yt është i shkurtër, nuk do të zgjasë shumë! Pas një kohe, Ebu Hanifja i nxori nga çanta e tij hurmat e Basrës, jashtëzakonisht të shijshme, dhe filloi të hante. I ofroi edhe beduinit disa sosh. Meqenëse beduini i hëngri me oreks, Ebu Hanifja i dha prapë. Për shkak se hëngri shumë hurma dhe vapa e drakes kishte arritur kulmin, bedunin e kaploi ejta aq shumë, saqë nuk kishte rrugëdalje tjetër përpos t’i kërkonte ujë Ebu Hanifes për ta shuar etjen. Mirëpo, etjen nuk mund ta duronte, prandaj, pa marrë parasysh se turpërohej, beduini megjithatë kërkoi nga Ebu Hanifja që t’i jepte ujë.
- Tek unë çdo gllenkë është një dukat! – i tha Ebu Hanifja
Beduini fatkeq dha dukatin që kishte marrë prej tij, e Ebu Hanifja ia ktheu edhe enën edhe ujin, dhe e mësoi që në të ardhmen të mos bëhej koprrac dhe të mos i sprovonte të eturit me ujë!