| Themelimi i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani (UIAZD) |
|
|
Shkruan: Besnik RamaAllahu i madhëruar na ka urdhëruar „Dhe bashkëpunoni në mirësi dhe devotshmëri” (Sure Maide/2). Edhe Pejgamberi ynë i dashur (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Të) ka thënë: “Ndihma e Allahut është te bashkimi”.
Për këtë arsye vëllezërve tuaj në Gjermani pas disa takimeve dhe konsultimeve, Allahu jua lehtësoi themelimin e Unionit të Qendrave Islame në Gjermani. Ky Union u themelua me 16.06.2007 në Stuttgart me pjesemarrjen e më shumë se 16 bashkësive Islame, i cili ka për qëllim formimin e një dialogu ndërfetar e shoqëror, duke funksionuar në harmoni me ligjet demokratike të shtetit gjerman. Shpresojmë që ky union të jetë hapi i parë për organizimin e muslimanëve shqiptarë në këto troje. Unioni përbehet nga tre organe kryeore: kryesia, këshilli dhe delegatët e kuvendit. Në zgjedhjet e lira u zgjodh president i ketij institucioni, Teologu Zulhajrat Fejzullahu, zv. President Teologu Sulejman Rexhepi dhe si Sekretar i përgjithshem Besnik Rama.
Në fjalën e tij të radhës, Presidenti i sapo zgjedhur ef. Zulhajrati pohoi se kjo është një përgjegjësi e madhe para Allahut s.ë.t. dhe të gjithë muslimaneve në Gjermani dhe se do ta kryejë këtë detyrë me ndërgjegje e devotshmëri. Po ashtu ai deklaroi se duke u krahasuar me unionet e tjera Islame, ne jemi vonuar më shumë se dhjetë vjet, por me ndihmën e Allahut dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë vëllazëror, jo vetëm që do t’i arrijmë ata por edhe do t’ua kalojmë atyre InshaAllah.Vlen të theksohet se këtë tubim e përshëndetën edhe musafirët nga Kosova Dr. Shefqet Krasniqi dhe Dr. Musli Verbani, të cilët ishin musafire në përvjetorin e njëzet të Qëndrës Islame Shqiptare në Stuttgart. Dr. Shefqet Krasniqi tha: Falendëroj Allahun që ma mundësoi të jem musafir në këtë tubim të begatë, i cili do të mbesë në mendjen time si një ndër ditët më të lumtura të jetes sime. Me fjalën përshendetëse Dr. Musli Verbani tha: Sot është një ditë historike, siç janë historike edhe ditët e themelimit të çdo xhamie. Ai i uroi të gjithë të pranishmëve që të mundohen ti bashkojne edhe zemrat e tyre siç i bashkuan bashkësitë e tyre. Por cilat ishin, dhe cilat janë Qëndrat Islame Shqiptare në Gjermani? Historiku i tyre është i gjatë dhe i begatshëm. Gjatë viteve nëntëdhjetë këto qëndra strehuan dhe ndihmuan shumë bashkatëdhetarë që u larguan nga trojet shqiptare, ndihmuan shumë familje në të gjitha trevat shqiptare. Gjatë tre luftrave të zhvilluara në trevat tona, këto Qëndra u mobilizuan dhe ndihmuan popullatën e cila bënte luftë për mbijetesë dhe për ngritjen e nderit të shqiptarëve. Vlen të theksohet se nga këto Qendra u grumbulluan shumë ndihma për familjet që u dëmtuan nga këto luftra. Sot përseri këto Qendra përveç që shërbejne për kryerjen e riteve fetare islame, ato janë bëre edhe vende ku tubohet rinia, mesohet Kuran e mesime tjera fetare. Por jo vetem kaq, nëpër këto qëndra zhvillohet edhe mësimi plotesues në gjuhën shqipe, ku një kujdes i veçantë ju kushtohet fëmijeve dhe rinisë të cilët janë e ardhmja e këtyre qendrave dhe e të gjithë muslimanëve në botë. Thënë shkurtimisht këto qendra janë bëre vatra kombëtare dhe fetare për vëllezërit e një gjaku. Si përfundim e lusim Allahun e Madhëruar, të na e pastrojë nijetin tonë në këtë punë të shenjtë, të na japë sukses në realizimin e planeve tona, të na bëjë sebep që njerezit ta njohin Islamin e vërtetë dhe të na japë miresi dhe begati në të dy botët. Amin. Besnik Rama Kryetarë i bashkësisë islame Ballkan në Mynih dhe sekretarë i përgjithshëm i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani (UIAZD).
|






Në fjalën e tij të radhës, Presidenti i sapo zgjedhur ef. Zulhajrati pohoi se kjo është një përgjegjësi e madhe para Allahut s.ë.t. dhe të gjithë muslimaneve në Gjermani dhe se do ta kryejë këtë detyrë me ndërgjegje e devotshmëri. Po ashtu ai deklaroi se duke u krahasuar me unionet e tjera Islame, ne jemi vonuar më shumë se dhjetë vjet, por me ndihmën e Allahut dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë vëllazëror, jo vetëm që do t’i arrijmë ata por edhe do t’ua kalojmë atyre InshaAllah.