| QENDRA JONË |
|
|
|
Në emër të Allahut, Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botave; paqja dhe mëshira qofshin mbi Muhammedin a.s, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij. Çka është Qendra Islame Shqiptare Stuttgart-Feuerbach? QISH është qendër humanitaro-fetare e cila nuk i takon asnjë partie politike e nuk indentifikohet me ndonjë ideologji ekzistuese. QISH është organizatë Islame e cila kryesisht angazhohet për t'ua krijuar kushtet e nevjoshme besimtarëve muslimanë në realizimin e detyrave të tyre fetare dhe kultivimin e vlerave të tyre kombëtare. QISH me krenari e feston traditën e saj tashmë 20 vjeçare, gjë që asaj ia siguron të drejtën e pjsëmarrjes në grupin e qendrave më eminente Islame Shqipëtare në Perëndim. QISH është organizatë e regjistruar (Islamisches Zentrum für Albaner e.V.) edhe atë, e vetmja kompetente për popoullatën shqiptare në Baden - Württemberg. Selia e QISH gjendet brenda lokaleve të xhamisë së saj në Udhëheqësia dhe kuadri QISH posedon një model udhëheqjeje i cili është një sintezë e udhëheqjes demokratike dhe asaj Islame. Do të thotë, udhëheqja dhe zgjedhja e kryesisë bëhet në suaza demokratike dhe në pajtim me përcaktimet fetare. Udhëheqësisë i prin Kryetari, ndërsa pos tij në udhëheqje marrin pjesë edhe së paku 6 antarë tjerë, nga mesi i të cilëve zgjidhen arkëtari dhe sekretari. QISH si të punësuar permanent e ka Imamin e saj, i cili është teolog i kaualifikuar me shkollë të lartë. Qëllimet e QISH Prej qëllimeve tona të shumta veçanërisht do të dëshironim ti veçojmë këto, si përfaqësuese më karakteristike: - Bashkimi i të gjithë muslimanëve shqiptarë nën një institucion, në mënyrë që me fuqi të bashkuara të mbijetojmë sa më mirë. Aktivitetet e QISH Vetë fakti që ekzistenca e Q.I.SH mbështetet në sigurimin e të gjitha nevojave të shqipatrve musliman në gjermani, na jep të kuptojmë se aktivitetet e qenderës sonë janë të shumëllojshme. Aktivitetet e qendrës sonë i kemi ndarë në dy nëntituj. Aktivitetet arsimore Duke pasur parasyshë rëndësinë e të rinjëve në zhvillimin tonë kombëtar e fetar, jemi munduar që jasht organizimeve të përgjithshme ku mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, të rinjëve tu ofrojmë ditë të veçanta ku ato do të mund të shperhen ashtu si duan dhe ku do marin mësimin adekuat. - Mësime në lëmi të ndryshme Islame, Aktivitetet tjera Për dallim nga shumë qendra tjera, Q.I.SH posedon kafeterinë e saj moderne. Kafeteria e QISH ka marrë një pamje moderne pas punës së zellshme disamujore, e cila mbështetet në përpjekjet e rinisë Islame. Në kafeterinë tonë mund të shërbeheni me gjellëra tradicionale, si dhe me pije të ndryshme freskuese. Të gjithë bashkëfetarët dhe bashkëkombëtarët tanë janë përzemërisht të mirëpritur në këtë lokal, ku mund ta vlerësojnë kohën e tyre të lirë me aktivitetet e ofruara. Mes tjerash QISH boton revistën "DRITA ISLAME", e cila përveç temave fetare, përmbanë edhe punime të ndryshme shkencore dhe shkrime aktuale. Në këtë aktivitet mund të kontribojë çdo i interesuar me kualifikime përkatëse. Pasi revista ka një opus më të gjërë lexuesish se anëtarët e Qendrës, ftohen të gjithë të interesuarit që të kontribojnë me reklama dhe shpallje. KONTAKT Stuttgarter Str. 72b Tel: +49-711-604810 Fax: +49-711-8569349 Email: Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë IMAMI: Rexhep Sulejmani Email: Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë KRYETARI: Besim Limani Email: Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë Konto-Nr.: 181 750 07 BLZ: 600 901 00 VR-Bank Stuttgart |




