Spenden
Qendra Islame Shqiptare Stuttgart

Kurban Bajrami 2020

Falja e namazit të Bajramit

Për shkak të situatës aktuale të pandemisë Covid-19 dhe masave kundër përhapjes së saj, ne jemi të detyruar të kufizojmë numrin e pjesëmarrësve për kohët e namazit. Meqë numri i vendfaljeve për shkak të distancës është i kufizuar, namazin e Bajramit do ta falim 3 herë.

Për të mbajtur të menaxhueshëm numrin e pjesëmarrësve, regjistrimi për faljen e Kurban-Bajramit është i detyrueshëm. Pjesëmarrja nuk është e mundur pa regjistrim!
Regjistrimin mund ta bëni në Xhami ose online si vijon:

Pagesa e Kurbanave

Si çdo vit, edhe sivjet Xhamia organizon tubimin e Kurbanave. Çmimi për një Kurban është 130€. Kurbanat e tubuar shpërndahen në të gjitha trojet shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë…

Pagesën e Kurbanave mund ta bëni si vijon:

➡️ Në Xhami në çdo kohë të namazit deri në faljen e Bajramit.

➡️ PayPal: info@drita-islame.org deri 30.07.2020

➡️ Konto: IBAN DE63 6009 0100 0018 1750 07 deri 29.07.2020

Verwendungszweck: Kurban 2020

Lusim Allahun Mëshirëplotë t’ua pranon veprat e mira dhe t’ju ruan e bekon juve dhe familjet tuaja. Amin.